Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë, veçanërisht në vendet në zhvillim. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën. Në Shqipëri raportohen rreth 100 raste të reja çdo vit nga Shërbimi i Onkologjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.
Shkaktari kryesor i gjendjes parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit të papilomës humane HPV (Human Papiloma Virus). HPV-ja është infeksioni më i zakonshëm viral i traktit riprodhues që transmetohet seksualisht.
Kur duhet ti drejtohemi një mjeku gjinekolog për të kryer një kontroll? Sa të ndërgjegjësuara janë gratë për të bërë testin e HPV-së? A vazhdon të jetë tabu të shkosh tek mjeku gjinekolog?
Mjekja Alojva Xhelilaj, tregon se simptomat e kancerit të qafës së mitrës kanë tendencë të shfaqen vetëm atëherë kur kanceri ka arritur një stad të avancuar.
Shenjat mund të përfshijnë:
- Gjakderdhje jo të rregullt midis cikleve menstruale, ose gjakderdhje jonormale vaginale pas marrëdhënieve seksuale
- Dhimbje mesi apo në fund të barkut
- Lodhje, humbje peshe dhe oreksi
- Parehati vaginale ose sekrecione vaginale jonormale
- Dhimbje gjatë kontaktit seksual
Në faza të avancuara shfaqen edhe simptoma të tjera më të rënda.
Kanceri i qafës së mitrës është i kapshëm 5-10 vite para se ai të agravojë. Për virusin e HPV-së ekziston edhe një vaksinë e cila e parandalon këtë virus por në vendin tonë kjo vaksinë nuk është e mbuluar nga shteti, të cilën duhet ta bësh tre doza. Nëse vaksinën e bën në moshën 11-13 vjeç, mund të mjaftohesh vetëm me një dozë (para se të kryesh aktin e parë seksual), sa më shumë të kalojnë vitet të duhet të bësh 2 ose 3 doza. Kostoja e kësaj vaksine varjon nga 130-170$ për dozë .
Mjekja e familjes, Mira Hyseni, për këtë patologji tregon se “ka një ndërgjegjësim krahasuar me vitet e mëparshme, megjithatë vazhdon të jetë ai mentaliteti që nëse nuk kam diçka nuk shkoj për kontroll rutinë. Por mosha e cila vjen dhe mund të themi që është më e ndërgjegjësuar është grupmosha 30-40 vjeç. Kjo grupmoshë vjen edhe për të bërë një kontrroll rutinë . Grupmosha që është mbi 40 vjeçe, duke i filluar problemet e menopauzës mendojnë se nuk do të kenë probleme dhe e neglizhojnë të shkuarën tek mjeku.
Ndoshta kanë më shumë informacion për kancerin e gjirit dhe vijnë për të bërë kontrolle për të.
Do ishte shumë mirë nëse testi i HPV-së do të futej në listën e testeve të Chek UP-it, në një farë mënyre gratë “detyrohen” që ta kryejnë këtë test. Nëse testi bëhet në qendrën tonë gratë vijnë që ta kryejnë atë, por nëse i thua që do shkosh në martenitet vihet re një ngurrim nga ana e tyre”- tregon Dr.Mira Hyseni. Sa më herët femrat të kryejnë mardhënie seksuale dhe sa më shumë partnerë të kenë, aq më e lartë është mundësia që të infektohen me HPV dhe po e lartë është mundësia që të zhvillohet kanceri i qafës së mitrës. Ndodh kur një femër nuk kryen asnjëherë kontroll tek një mjek gjinekolog. Një mjeku gjinekolog duhet ti drejtohesh tre vite pas kontaktit të parë seksual.
“Më përpara ka qenë që pas moshës 35 vjeç por, algoritmat e ndryshëm që rekomandojnë tani shoqatat që ndjekin patolgjitë e qafës së mitrës është që femra duhet të bëjë një kontrroll tek mjeku gjinekolog 3 vite pas kontaktit të parë seksual. Nuk është më kaq e ndarë kjo pjesa e moshës por është më shumë e lidhur me raportin seksual. Është vënë re që të rinjtë këtë raport po e nisin shumë herët dhe është mosha që gabon më shumë, është mosha që eksperimentojnë me shumë partnerë seksual. Nëse aktin e parë e ka patur në moshën 15-16 vjeç dhe depistimin ja lë për në moshën 35 vjeç, kur ka kaluar shumë kohë. Dhe kur kalon kaq shumë kohë, kanceri ka rrezik të kapet në një fazë të avancuar.
- Përveç kontaktit të pare seksual janë edhe disa faktorë të tjerë risku ku përmendim :
- Trashëgiminë në familje
- Parterët ose familjarët me sëmundje seksualisht të transmtueshme
Faleminderit zotëri për magjitë tuaja të vërteta. Emri im është Zara Matteo. Kjo është vërtet e pabesueshme dhe nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Para se të takohesha me ju, zotëri, unë provova të gjitha mjetet e mundshme që mund të kisha për të sjellë burrin tim mbrapa, por kuptova se asgjë nuk funksionon për mua dhe se burri im ka zhvilluar shumë urrejtje për mua. Mendova se nuk kishte asnjë shpresë për t'u ribashkuar me ish-burrin tim. Por kur lexova komente të mira se si DR WHITE i ndihmon të tjerët, vendosa t'i dërgoj një mesazh përmes WhatsApp: +17168691327. të provoja dhe bëra gjithçka që ai më udhëzoi dhe unë i besova atij dhe unë ndoqa udhëzimet e tij pasi ai më garantoi në 48 orë, dhe pikërisht atëherë më telefonoi ish -im. Zotëri, ne jemi më të lumtur tani se kurrë. Gjithçka duket e përsosur dhe kaq e natyrshme! Faleminderit shumë zotëri për magjitë tuaja autentike dhe të padiskutueshme. këtu përsëri emailin e tij:
ReplyDeletewightmagicmaster@gmail.com
.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp atij:
+17168691327