Tërshëra është burim shumë i mirë fibrash dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë, ndërsa qumështi shërben si burim energjie. Arrat janë burim i omega-3 dhe mjalti ka plot antioksidantë që luftojnë infeksionet në trup.
- 3 luge gjellë tërshërë
- 1 gotë me qumësht të vakët
- 1 filxhan kafe me arra
- 1 lugë gjelle mjaltë
Në një enë ku keni shtuar qumështin e vakët shtoni edhe tërshërën që të zbutet.
Më pas shtoni arrat dhe në fund mjaltin.
Kjo pjatë mund të konsumohet çdo mëngjes apo darkë. Ju bëftë mirë!
No comments:
Post a Comment