Gjykata e Apelit ka liruar sot nga burgu mjekun kardiolog Edvin Prifti, ndërsa në fuqi mbetet masa e pezullimit nga detyra.
Apeli ka caktuar detyrim paraqitje për shefin e kardiokirurgji- së në QSUT, Edvin Prifti.
Mësohet se Apeli ka lënë në fuqi arrestin me burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku.
Prifti doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Në përgjime rezultoi se mjeku kishte komunikuar me sekretaren e Gjykatës Krujë, ku kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.
Ndërkohë, pas kontrollit të SPAK në shtëpinë dhe zyrën e mjekut, u gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë.
Me vendim gjykate, kardiokirurgu kishte marrë masën e pezullimit nga detyra, por prokuroria pas kontrollit në banesën e tij kërkoi t’i shtohet akuza e pastrimit të parave.
No comments:
Post a Comment