Një ditë pas bërjes publike të lajmit se shefja e Infektivit, Najada Çomo do të kandidojë në listat e 25 prillit me PS, pati reagime të shumta nga qytetarë të ndryshëm.
Midis tyre pati reagime dhe nga ata që e njohin nga afër doktorëshë Çomon. Saimira Shaska, e cila ne tetor të 2020-ës u votua nga Partia Demokratike në Vlorë për të vazhduar garën si kandidate e mundshme për deputete, tregon se si Çomo, sipas saj, kishte marrë një zarf me 1 milionë lekë për të shpërtuar jetën e bashkëshortit të saj me Covid, por që fatkeqësisht ky i fundit kishte ndërruar jetë të nesërmen.
Në një bisedë që qytetarja e poston në Facebook, shkruhet se sipas tyre, është Çomo ajo që ka në dorë çdo gjë tek Covid 1 dhe ajo vendos kush duhet të shpëtoje e kush jo.
Ndër të tjera, qytetarja shkruan se nuk është habitur aspak nga emri i Çomos në listat e PS, por shton pyetjen: “E çfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallkimet e njerëzve që dhimbja u ka mbërthyer shpirtin”!?
Statusi i plotë:
Dy fjalë për Najada Çomon.
Fati e desh që t’a njoh nga afër Najada Çomo-n.
Kur njeriu ka hall sidomos hall shendeti nuk mendohet shumë por jep ç’të mundet për të shpëtuar jetën e më të dashurve të zemrës.
Midis shumë bisedave telefonike, mesazheve, e-maileve të atyre ditëve që më mesonin si mund të shkoja të takoja e të paguaja mjekët dhe infermierët ditët që im shoq ishte në spital (gjë që e bëja në çdo turn) një mesazh atë dite në tel tim ishte: “Ajo ka çdo gjë në dorë në spital, kush do ajo shpëton, kush nuk paguan Atë vdes” …. Nuk ishte mjekja kuruese Najada, por si shefe pavioni e mori në pavionin e saj, nga mjekja që e trajtonte në katin e tretë e zbriti në katin e parë (gjë që se kuptova asnjehere pse)
Kjo më detyroi te shkoj ta takoj ate mbrëmje “nën masa të rrepta sigurie” pasi më priten te porta e më shoqeruan 3 infermiere per te zyra e saj…
Shkova me atë “zarfin e famshëm me 1milion lekë) duke i premtuar se te nesermen do shkoja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ajo që e njihte mirë gjendjen e rënduar të Arjanit,(vetem 24 orët e fundit që e zbriti) ajo që e nisi bisedën me fjalët
“Kam degjuar se doni ta transferoni në Turqi apo te Amerikani, por mos e levizni që këtu sepse lëvizja mund të jetë fatale” ajo që më tha e mora në pavionin tim t’a shoh me prioritetin e shefes, e mori zarfin me lekë sikur mori zarfin me analizat e pacientit.
Tha një: – do jemi në kontakt dhe u largua…. 14 orë më pas më njoftoi po vet “që Arjani nuk ja doli dot”
Mendoj se fatin e kemi të shkruar dhe nuk dua te mendoj se e largoi nga kjo jetë Najada se po të ishte kështu do vepronim ndryshe por ama të marresh rryshfet kur e di që është gjëndje pa shpresë kjo më çuditi ashtu sikurse nuk më çudit aspak emri i saj në listat per deputete të Partisë Socialiste por më lind natyrshëm pyetja…
E cfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallkimet e njerëzve që dhimbja u ka mberthyer shpirtin?!
No comments:
Post a Comment