Covid -19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e”bluzave të bardha”. Bëhet fjalë për infermieren Nurie Baçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 59-vjeçare.
Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Në njoftim thuhet se Baçe shërbente si infermiere në qytetin e Lushnjes.
“Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH. Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.
Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.
No comments:
Post a Comment