Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Nivelet e larta të kolesterolit fillimisht nuk shfaqin asnjë simptomë. Por shkaktojnë dëmtime të thella në trup. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të kolesterolit mund të çojnë në krijimin e një pllake bakteriale brenda arterieve. E njohur si arteroskleroza, kjo gjendje ngushton hapësirën ku qarkullon gjaku dhe rrit rrezikun për zhvillimin sëmundjeve të zemrës.
Mëlçia prodhon 75% të kolesterolit që qarkullon në gjak. 25% tjetër vjen nga ushqimet. Në nivelet normale kolesteroli luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e qelizave. Por, ka raste kur këto nivele janë shumë të larta, si pasojë e ushqimeve që konsumojmë.
Në këtë postim do t’ju paraqesim disa nga ushqimet që ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë:
- Çokollata e zeze me mbi 85% kakao.
- Avokado
- Vaji i ullirit ekstra i virgjër
- Arrat (3 kokrra arra në ditë)
- Bajamet, lajthitë, stikat ( 8-10 kokrra në ditë)
- Vera e kuqe (2 gota në javë)
- Çaji i zi
- Çaji jeshil (konsumojeni çdo ditë në mëngjes dhe në darkë)
- Perimet e gatuara në avull ose të pjekura
- Ujë i vakët me limon çdo mëngjes/ shëndeti.com.al / WebMD
No comments:
Post a Comment