Ka ndërruar jetë nga COVID-19 një 31-vjeçar nga Vlora.
Mësohet se i riu nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese, ku ka ndërruar jetë mbrëmjen që lamë pas në Turqi.
Myrtezan Memushaj ishte shtruar në kryeqytet prej më shumë se një muaj ndërsa 4 ditët e fundit pasi gjendja iu rëndua u nis për në Turqi.
Por pavarësisht përpjekjeve të familjarëve të tij duke e dërguar jashtë vendit për kurim, i riu nuk ka mundur dot që të mposhtë Covid, dhe ka ndërruar jetë në spitalin turk.
No comments:
Post a Comment