A duhet të kryeje një grua shtatzënë marrëdhënie seksuale?
Për fat të keq, edhe në ditët që jetojmë tema rreth seksit mbetet akoma një tabu. Shumë çifte e kanë të vështirë të flasin edhe me mjekun e tyre rreth kësaj teme. Kjo ndoshta lidhet me paragjykimet që kanë njerëzit mbi seksin ose për shkak të kuptimit që gjithsecili i jep.
Nëse seksin e keni menduar si diçka pozitive gjatë periudhës së shtatzanisë do e keni më të lehtë.
A e dëmtojnë mardhëniet seksuale fëmijën?
Pyetja është gjithmonë e njëjtë:
Nëse shtatzënia ecën normalisht dhe nuk ka komplikime dhe gruaja ka dëshirë nuk ka asnjë rrezik për fëmijën.
Marrëdhënia seksuale në shtatzani nuk do të jetë njësoj si më parë dhe kjo pasi shpesh partnerët kanë frikë mos dëmtojnë fetusin. Dhe në lidhje me këtë ka disa fakte që duhet të dini.
Seksi në shtatzani, 9 fakte që duhet të dini:
- Gjatë trimestrit të parë marrëdhëniet seksuale mund të ndalohen edhe nga mjeku duke qënë se implantohet embrioni, zhvilohen organet e tij dhe nga akti mund të shkaktohet edhe një abort spontan. Megjithatë është mjeku që e vendos këtë.
- Dëshira seksuale e gruas gjatë trimestrit të dytë do të jetë më e lartë gjatë 9 muajve pasi përjetohet një rritje e madhe e hormoneve dhe nga ana tjetër dhe mashkulli tërhiqet më tepër nga trupi i saj në këtë periudhë.
- Gjinjtë mund të rrjedhin gjatë marrëdhënies intime. Nga ana tjetër mashkulli do të fillojë ta ketë të vështirë të pranojë që ato nuk janë vetëm pjesë e kënaqësisë seksuale.
- Jo të gjitha pozicionet e seksit janë të përshtatshëm. Duke qënë se edhe trupi i gruas ndryshon duhet të gjeni pozicionin më të mirë.
- Seksi gjatë shtatzanisë nuk e dëmton beben. Ai është tepër i mbrojtur në trupin e nënës. Megjithatë kujdes me ejakulimin brenda trupit të gruas pasi sperma përmban elementë që zbusin qafën e mitrës.
- Mund të këshillohet që gjatë 4 javëvë te fundit të ndalohet marrëdhënia seksuale duke qënë se rrit rrezikun e infeksionit.
Pas lindjes gruaja nuk mund të ndiejë të njëjtën dëshirë dhe kënaqësi seksuale si më parë.
- Gruaja do të ketë tharje vaginale pas lindjes si pasojë e rënies së nivelit të estrogjenit dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje gjatë aktit.
- Gruaja pas lindjes mund të ketë vështirësi në mbajtjen e urinës edhe gjatë marrëdhënies seksuale.
- Çfarë përcepton fëmija gjatë mardhënieve seksuale?
- Fetusi është i mbështjellë në “qeskën” dhe lëngun amniotik që e mbron atë nga ndikimet dhe zhurmat e jashtme. Prandaj, gjatë aktit seksual të nënës dhe babait, ai nuk ndjen asgjë që mund ta shqetësojë atë. Fëmija ndjen një ndjenjë pozitive që vjen si pasojë e lëshimit të endorfinës në trupin e nënës.
- Gjatë marrëdhënies fetusi zvogëlon lëvizjet e tij. Për gratë që vuajnë nga të përzierat gjatë tremujorit të parë, seksi mund të jetë një problem. Megjithatë koha më e mirë për të pasur marrëdhënie seksuale është tremujori i dytë. Gratë gjatë kesaj periudhe ndihen më të bukura si fizikisht ashtu edhe në gjendjen e tyre shpirtërore.
- Në këtë periudhë është e rëndësishme që partneri juaj t’ju tregojë sa më shumë dashurinë. Ka shumë burra që gjatë periudhës që gratë e tyre janë shtatzëna kanë më shumë dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale dhe ka shumë të tjerë që tregojnë pasivitet në lidhje me këtë gjë./Per Nenat
No comments:
Post a Comment