Wednesday, June 30, 2021

7 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, katër qarqe dalin nga harta e infeksionit

Vetëm shtatë raste të reja janë konfirmuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit nga 3138 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë zbuluar 4 raste të reja në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend nuk kanë raste aktive. Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (30 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3138

Testime totale 804,762
Raste pozitive 132,521
Raste të shëruara 130,009
Raste Aktive 56
Humbje jete 2,456

Tiranë 25
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1

Vëzhgimi / Riciklimi akullores nga tregtarët, rrezik serioz për helmim

Emisioni Fiks Fare solli fakte nga mënyra sesi tregtarët abuzojnë me prodhimin dhe tregtimin e akullores, e cila gjatë sezonit të verës është një nga produktet që konsumohet me shumë.

Kamera e Fiks fare ka zbuluar sesi prodhohet dhe riciklohet akullorja, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Duke qenë se ky është një produkt që konsumohet shumë në ditët e verës, gazetarët mblodhën fakte tronditëse për atë ç’ka konsumohet nga qytetarët. Akullorja e përftuar nga qumështi është e ndjeshme ndaj temperaturave të larta, ndaj edhe ruajtja e saj është një problem më vete. Po si ruhet ajo nga tregtarët? Në bisedat me prodhues të akullores, por edhe të shitësve në pika të ndryshme në kryeqytet, kuptohet se tregtarët e akullores në Tiranë e riciklojnë akulloren e mbetur nga prodhimi i disa ditëve më parë, akullore e cila nuk duhet të konsumohet, pasi është e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Nuk ka rëndësi se kur është prodhuar akullorja , nëse mbetet pa shitur ajo ripërpunohet për t’u hedhur sërisht në treg. Në bisedat me shitësit e akullores kuptohet se tregtarët në Tiranë e mbajnë akulloren për një kohë tepër të gjatë në vitrinë, edhe pse baza e saj përbëhet nga qumështi dhe veza, dy produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta të cilat çojnë në helmim.

Tregtarët pohojnë se ata mund t’i mbajnë nga një javë deri në një muaj në vasketa dhe nëse shohin që përbërja apo ngjyra e saj ndryshon, ata e shtojnë, ose e “rregullojnë”, në mënyrë që të mos kuptohet nga klienti. Janë të shumta pamjet që tregojnë akullore të shkrira, si pasojë e zhvendosjes nga frigoriferi i ngrirjes tek ai i vitrinës. Madje njëra nga shitëset e pyetura shprehet: “ Kisha harruar frigoriferin fikur mbrëmë, prandaj janë si të shkrira. Po nuk kanë problem për konsumim. Nëse nuk më shiten për dy ditë kështu, do t’i hedh pastaj”.

Fiksi: Sa mund ta mbash?
Shitësja: Deri në tre ditë s’është problem.
Fiksi: E ke mbajtur?
Shitësja: Po!
Fiksi: Ju ka ndodhur p.sh t’ju ketë shkrirë, ta ngrini?
Shitësja: Ça s’na ka ndodhur! Na ka ndodhur që të na e ketë zënë shiu. Po s’besoj se ka ndonjë gjë.
Fiksi: Edhe e keni nxjerrë dhe nuk e kanë kuptuar klientët.
Shitësja: Jo! Nuk është se e flakim. Nuk flakim asnjëherë. Thjesht e bën njëherë ashtu, edhe e nxjerr sikur ka dalë tani.
Fiksi: Nëse ty të ka shkrirë, e ke nxjerrë më këtu të ngrirë?
Shitësja: Po!
Fiksi: Edhe s’është problem?
Shitësja: Jo! Thjesht provoje me lugë, s’ka ndonjë gjë.
# # #
Fiksi: Sa mund ta kesh mbajtur këtë? Sa ditë?
Shitësja: 2 javë më duket se ka që është vendosur dhe nuk janë ndërruar.
Fiksi: Domethënë, ju këtu mund ta mbani 2 javë këtu?
Shitësja 2: Edhe 1 muaj e mbajmë.

4 shkaqe që çojnë në dëmtimin e lëkurës

 

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Dëshironi ta trajtoni lëkurën në mënyrë që të duket sa më mirë. Por janë disa zakone që shpesh i bëni në përditshmëri që mund të jenë shumë të dëmshme për të.

Në këtë postim do t’ju tregojmë 4 shkaqet kryesore që çojnë në dëmtimin e lëkurës:

Flini pa pastruar fytyrën: ky zakon mund të bllokojë poret dhe të sjellë një sërë problemesh për lëkurën. Mos harroni të pastroni lëkurën edhe nëse jeni të lodhur.

Duhani: Nikotina zvogëlon rrjedhën e gjakut në lëkurë, që do të thotë se nuk merr oksigjen dhe lëndë ushqyese të mjaftueshme. “Kimikatet në duhan dëmtojnë kolagjenin dhe proteinat e elastinës që i japin strukturën lëkurës”, thotë dermatologia Yoon-Soo Cindy Bae.

“Lëkura e një duhanpirësi është e hollë, më e rrudhur dhe ka më pak gjasa të shërohet”, thotë ajo.

Mospërdorimi i kremit të diellit. Kremi i diellit është thelbësor për të parandaluar plakjen e parakohshme dhe për të shmangur hiperpigmentimin. Sigurohuni që të përdorni kremin e diellit çdo ditë, përpara se të ekspozoheni në diell.

Konsumoni më shumë fruta dhe perime dhe shmangni sheqerin: Disa studime kanë zbuluar se ushqimet me sheqer si ëmbëlsirat dhe akulloret mund të përshpejtojnë procesin e plakjes. Hulumtimet tregojnë se frutat dhe perimet e freskëta mund të ndihmojnë në parandalimin e plakjes së lëkurës./ shëndeti.com.al/ WebMD

 

Tuesday, June 29, 2021

Temperaturat e larta, Kalo: Dy kategoritë më të rrezikuara, kujdes nga këto ushqime

Teksa jemi në prag të Korrikut, vendi ynë është përfshirë nga temperatura tepër të larta. Duke marrë shkas nga kjo, mjeku Tritan Kalo ka zgjedhur të japë disa këshilla për qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalo shkruan se moshat që e vuajnë më së shumti të nxehtin janë fëmijët nën 5-vjeç dhe të moshuarit mbi 65-vjeç. Sipas tij, të rrezikuar janë edhe ata/ato që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, diabetit, hipertensionit, etj.

Mjeku u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me ushqimet e përgatitura të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatshme, kryesisht ato që vijnë nga shitësit ambulante buzë detit apo buzë rrugëve.

Këshillat e mjekut:

-Përkujdesi ndaj vetes dhe të afërmve duhet të jetë maksimal si për hidrimin e kujdesshëm po ashtu edhe për ushqimin e shpeshtë e të variueshëm, përsa kohë që nevojat e trupit për to rriten shumë

-Moshat ekstreme, fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65, si dhe ata/ato që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, diabetit, hipertensionit, etj., janë nga më të ekspozuarit dhe më të rrezikuarit në këto temperatura ekstreme jo të zakonshme për stinën

-Vetëndërgjegjësimi mbetet primordial në përballimin e kësaj situate

-Temperaturat e larta rrisin shumë rreziqet e toksiko-infeksioneve ushqimore prej ushqimeve të përgatitura, të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatëshme

-45-50% e tyre vinë kryesisht nga shitësit ambulantë buzë detit apo buzë rrugëve, të pa paisur me mjete të përshtatëshme frigoriferike për ruajtjen e ushqimeve që tregëtojnë

-KURRË mos ripërpunoni termikisht për një fitim të munguar ushqimet e mbetura për t’i ritregtuar ato, sidomos orizin e gatuar disa orë ose ditë më parë

-Grumbullimet masive për ceremonitë festive të gëzimeve familjare janë potencialisht të rrezikshme, nëse organizuesit e tyre i nënvlerësojnë kushtet higjeno-sanitare të përgatitjes, të ruajtjes dhe të shërbimit të ushqimeve për këto ceremoni

-VERA po ashtu bashkëshoqërohet me infeksione nga më të ndryshmet të çdo organi tonë

-Ndaj KUJDES dhe vetëm KUJDES….Në çdo rrethanë ne MANTELBARDHËT dhe i gjithë personeli tjetër në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm jemi të gatshëm që me Profesionalizmin, Punën, Përkushtimin dhe Përkujdesjen t’ju gjëndemi, nëse shëndeti juaj vihet në rrezik….Together forever!!!

Jeni djegur nga dielli? Ja disa mënyra natyrale që këshillojnë dermatologët

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Për të parandaluar djegien nga dielli dhe rrezikun e kancerit të lëkurës duhet të vendosni kremin kundra diellit çdo 2 orë në ditë. Mungesa e kapelës ose kremi i diellit o skaduar mund të rrisë rrezikun e djegies nga dielli dhe për pasojë do të ndjeni dhimbje, nxehtësi dhe kruaje.

Pasi të keni përjetuar djegie, dermatologët thonë se ka hapa që mund të ndërmerrni për t’u qetësuar dhe për t’u lehtësuar në çast. Ndërsa parandalimi është thelbësor, trajtimi i djegies nga dielli me disa mënyra të thjeshta në shtëpi mund t’ju ndihmojë të ndiheni sa më mirë, do të qetësoni skuqjen dhe dhimbjen dhe do të kuptoni se nuk do e harroni më kremin mbrojtës!

 Kura të thjeshta natyrale që do të qetësojnë djegien nga dielli:

Vaskë qetësuese me bollgur: Hulumtimet tregojnë se bollguri ndihmon në uljen e inflamacionit dhe zvogëlon kruajtjen, thotë dermatologu  Michael Schreiber, MD, dhe ju mund të gjeni përbërësin në shumë produkte të Aveeno-s.

Përdorni akullin: Ndiqni dëshirën tuaj për të freskuar lëkurën me diçka të ftohtë, por sigurohuni që ta bëni siç duhet. Merrni akull në formë kubi, mbështillini me një leckë dhe mbajeni mbi pjesën e djegur.

Uji i ftohtë me akull: është gjithashtu një mundësi. Hidhni ujë dhe akull në një tas, lagni një leckë në ujë dhe vendoseni mbi djegie. Përsëriteni këtë proces çdo disa minuta.

Zbutni lëkurën me çaj jeshil dhe të zi: hulumtimet tregojnë që acidi tanik në çajin e zi dhe jeshil  mund të ndihmojë në zbutjen e nxehtësisë nga djegia e diellit, ndërsa katekinat (një përbërje antioksiduese) riparojnë dëmtimin e lëkurës. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse jeni djegur rreth zonës së ndjeshme të syve. Mjaftojnë dy kapsula çaji në ujë të freskët dhe vendosini sipër syve të mbyllur për të ulur ënjtjen dhe për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve.

Përdorni krem hidrokortizoni:  Cortizone (me përbërje 1% hidrokortizon) minimizon kruajtjen, qetëson acarimin e lëkurës dhe zvogëlon inflamacionin në pjesës të caktuar të trupit. Hidrokortizoni ka veti anti-inflamatore, që do të thotë se do të zvogëlojë skuqjen dhe do të lehtësojë dhimbjen e djegies së lehtë nga dielli. Përdoreni 2 ose 3 herë në ditë në varësi të ashpërsisë së djegies tuaj.

Aloe Vera: Xheli i Aloe Verës është shumë efikas kundër djegieve të lëkurës nga dielli. Ai ka aftësi freskuese, qetësuese dhe  nxit formimin e shtresave të reja të lëkurës. Ky xhel është veçanërisht efikas për djegiet e lehta, që dëmtojnë shtresën e jashtme të lëkurës. Xheli i aloe verës është alkalin, i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Vishni rroba të lehta: Vishni rroba të buta dhe të rehatshme prej pambuku për të minimizuar çdo fërkim të dhimbshëm që mund të irritojë më tej lëkurën.

Mbrohuni nga djegia e dyfishtë: nëse nuk doni që lëkura të digjet sërisht, përdorni krem dielli me SPF 30 ose SPF 50 ose vishni rroba të lehta prej pambuku./ shëndeti.com.al/ Prevention.com

Monday, June 28, 2021

Një dozë e tretë “përforcuese” e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit

Një dozë e tretë “përforcuese” e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit ofron një reagim të fortë imuniteti, tregon një studim i Universitetit të Oksfordit, i botuar të hënën. Ekspertët thonë se deri tani nuk ka shenja se do të jetë e nevojshme një dozë e tretë.Vaksina është rezultat i një bashkëpunimi mes Universitetit të Oksfordit dhe firmës AstraZeneca

Një studimi i Universitetit të Oksfordit tregon se një dozë e tretë e vaksinës forcon reagimin e antitrupave dhe qelizave T, ndërsa doza e dytë mund të shtyhet deri në 45 javë dhe po ashtu çon në përmirësime të mira të sistemit imunitar. Teresa Lambe është profesore e imunologjisë dhe vaksinave në Universitetin e Oksfordit.

“Të dhënat sugjerojnë se mund ta përdorim vaksinën në një fushatë përforcuese nëse do të ishte e nevojshme”.

Qeveria Britanike ka thënë se po shqyrton planet për një fushatë vaksinash përforcuese në vjeshtë, ndërsa tre të pestat e të rriturve tashmë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

“Të dhënat për efikasitetin po tregojnë se këto vaksina kanë ndikim të madh duke parandaluar shtrimin në spital. Ka shumë vende të botës që ende nuk kanë marrë asnjë dozë ndaj këto vaksina duhet të shkojnë tek ato vende. Për momemntin nuk kemi të dhëna që do të na nevojitet një dozë e tretë”, thotë Teresa Lambe, profesoreshë e imunologjisë dhe vaksinave në Universitetin e Oksfordit.

Studimet e mëparshme kishin treguar se vaksina AstraZeneca, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit, ka efikasitet më të lartë kur doza e dytë shtyhet me 12 javë, në vend të katër javëve.

Hulumtimi i bërë publik të hënën, u bazua në prova me 30 pjesëmarrës të cilët morën një dozë të dytë të vonuar dhe 90 të tjerë, që morën një dozë të tretë të vaksinës.

“Po vëmë re se doza e tretë e vaksinës e rrit nivelin e antitrupave edhe më lart se niveli që vihet re pas dozës së dytë”, thotë zonja Lambe, profesore në Universitetin e Oksfordit.

Të dhënat kanë treguar se dy dozat ofrojnë mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga varianti Alfa i virusit i cili nxiti një valë të dytë infektimesh në Britani dhe variantit Delta i cili dominon aktualisht.

Gjatë fundjavës, Universiteti i Oxfordit nisi një provë të një varianti të vaksinës që ka prodhuar vetë kundër koronavirusit e cila është modifikuar për të vepruar më mirë ndaj variantin Beta, i identifikuar së pari në Afrikën e Jugut. Ky variant është më shqetësuesi për prodhuesit e vaskinës si rezultat i mundësisë për t’iu shmangur sistemit imunitar./ Zëri i Amerikës

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2954 testime, 4 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar positivë me Covid19 1 qytetar në Elbasan.
Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2954

Testime totale 798,276
Raste pozitive 132,513
Raste të shëruara 129,994
Raste Aktive 63
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 26
Shkodër 14
Durrës 5
Lezhë 5
Elbasan 5
Berat 3
Dibër 2
Kukës 1
Fier 1
Vlorë 1

U transferua tek Trauma për shkak të Covid, shërbimi i Urgjencave Kirurgjikale rikthehet në QSUT

Desara Çela

Me 20 Mars 2020, Shërbimi i Urgjencës Kirurgjikale u trasferua në Spitalin Universitar të Traumës. Ky transferim u bë për arsye që të lehtësoheshin kapacitetet e QSUT-së, dhe për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtoheshin në spitale jo për COVID-19.

Pas një viti, me datë 15.05.2021 me uljen e rasteve të personave të infektuar nga COVID-19, Shërbimi i Urgjencave Kirurgjikale u rikthye në QSUT pjesërisht vetëm me dy ditë në javë përkatësisht ditën e shtunë dhe ditën e dielë.

Sot, Shërbimi i Urgjencave Kirurgjikale është rikthyer përsëri ku ka qenë në QSUT 6 ditë të javës, ndërsa 1 ditë urgjencat kirurgjikale do të priten nga spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” përkatësisht çdo të mërkurë.

Me mbylljen e spitalit COVID-2 , spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ose ndryshe Sanatariumi i është rikthyer normalitetit.

Këto 3 besime për kremin e diellit, ju rrezikojnë seriozisht shëndetin

Stina e nxehtë e verës duket se ka trokitur dhe sigurisht të shumta janë aktivitetet që njerëzit duan të bëjnë, si për shembull të shkojnë në plazh apo të bëjnë shëtitje në mal etj. Mirëpo kjo është edhe periudha kur ngjyra në lëkurë që mund të merret nga rrezet e diellit, kthehet në djegie dhe nuk është e këshillueshme për lëkurën. Këto rreze prekin ADN-në e qelizave të lëkurës. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultraviolet të tipit A shkakton plakjen e lëkurës (rrudha dhe njolla), ndërsa ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultraviolet të tipit B sjell djegie të lëkurës.

Më poshtë, ekspertët shpjegojnë mitet më të zakonshme të kremrave kundër diellit

Miti: Sa më i lartë faktori mbrojtës , aq më gjatë mund të rrini pa e aplikuar përsëri.

Nëse përdorni SPF 30 ose SPF 100, duhet ta aplikoni përsëri të paktën çdo dy orë. Arsyeja pse kremi kundër diellit zgjat vetëm dy orë, thotë Paul Nghiem, shefi i sektorit të dermatologjisë në Uashington, është se dielli dhe lagështia ndikojnë tek disa nga kimikatet mbrojtëse.

Miti: Kremi kundër diellit do të ulë nivelet e vitaminës D

Sasia e vogël e rrezeve UVB që merr përmes kremit ndaj diellit është e mjaftueshme për të ndihmuar trupin të prodhojë vitaminë D, thotë Antony Young, një profesor në Londër.  “Vitamina e diellit” është thelbësore për shëndetin e kockave dhe luan një rol në gjithçka, nga funksioni imunitar tek funksioni i muskujve.

Miti: Kremi kundër diellit është më i rëndësishëm për fëmijët sesa për të rriturit

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell është po aq i rrezikshëm për të gjithë. “Ne kemi prova se çdo ekspozim në diell rrit rrezikun e kancerit të lëkurës”, thotë Dr. Daveluy. Zgjidhni një krem kundër diellit me spektër të gjerë, që do të thotë se bllokon si rrezet UVB (ato që djegin lëkurën) ashtu edhe rrezet UVA (ato që plakin lëkurën)./Shendeti.com.al/

Burimi: Prevention.com

Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Sistemi imunitar mbron nga viruset, bakteret, parazitët, si dhe nga vetë qelizat tona. Është vërtetuar që mënyra e jetesës dhe ushqimi luajnë një rol të rëndësishëm në mirë-funksionimin e sistemit imunitar, në mënyrën se si ai reagon ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Mungesa e gjumit: Pagjumësia mund të jetë një nga arsyet pse sëmureni shpesh. Gjatë gjumit trupi prodhon proteina si citokina, e cila ndihmon sistemin imunitar. Nëse nuk flini mjaftueshëm trupi nuk arrin të prodhojë aq shumë qeliza dhe proteina që luftojnë infeksionet apo bakteret.

Ankthi: Të paturit mendime negative mund të dobësojë sistemin imunitar. Stresi i vazhdueshëm shkakton dëm të madh dhe e bën më të vështirë shmangien e gripit, herpesit, dhe viruseve të tjera.

Pamjaftueshmëria e Vitaminës D: Vitamina D është shumë e rëndësishme për kocka të forta dhe qeliza të shëndetshme të gjakut, gjithashtu permirësin sistemin imunitar. Rrezet e diellit janë burimi kryesor i Vitaminës D. Vitamina D mund të merret dhe nga ushqime si: veza, peshku, qumështi dhe drithërat janë ideale për marrjen e vitaminës D. Doza e mjaftueshme ditore e Vitaminës D mund të përthithet nga trupi 5 – 15 minuta në verë, bdersa në dimër nevojitet më shumë kohë.

Konsumoni më shumë fruta dhe perime: Ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë qeliza të bardha të gjakut që ju nevojiten për të luftuar infeksionet. Frutat dhe perimet e freskëta, arrat dhe farat e bdryshme përmbajnë shumë zink, betakarotinë, vitaminë A, C dhe E, që ju nevojiten për një trup të shëndetshëm. Ushqimet me bazë bimore gjithashtu ju mbushin me fibra, të cilat ndihmojnë në uljen e përqindjes së yndyrës në trup, gjë që mund të përmirësojë sistemin tuaj imunitar.

Mungesa e aktivitetit fizik: Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon trupin të luftojë sëmundjet e shkaktuara nga viruset dhe bakteret sepse përmirëson qarkullimin e përgjithshëm të gjakut.

Stresi, mërzitia , hidhërimi: Ekzistojnë disa prova që stresi apo trishtimi, veçanërisht nëse zgjasin shumë, mund të përkeqësojnë imunitetin e trupit. Bisedoni me mjekun tuaj ose një profesionist të shëndetit mendor nëse keni nevojë për ndihmë pas një ngjarje traumatike që mund të keni përjetuar kohëve të fundit./ shendeti.com.al/ Web Medicine

Ministria e Shëndetësisë iu ndërpret kontratat e punës, mjekët specializantë dalin në protesë: Çështjen do e dërgojmë në Gjykatë

Mjekët specializantë knanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërprerjen e kontratave të tyre të punës. Vendimi për ndëprerjen e kontratave të punës u fut në fuqi për Qarkun e Tiranës, Elbasanit, Vlorës dhe Shkodrës.

Në një prononcim për mediat, një nga mjeket që ishte e pranishme në protestë u shpreh se nuk ka rregullore që përcakton se mjekët që janë në specializim nuk mund të punojnë. Mjekja theksoi se kërkojnë një takim me ministrinë pasi kjo çështje prek rreth 800 persona. Sipas saj, nwse vendimi nuk rishikohet do ta dwrgojnw të çështjen në organet gjyqësore.

“Kemi një rregullore të specializimit, ku në asnjë pikë s’na ndalohet të punojmë paralelisht. Dokumenti ligjor që ndërpret marrëdhënien e punës, është kontrata. Në atë nuk thuhet që mjekët duhet të specializohen dhe të ndjekin studimet e të punojmë. Ne jemi familjarë, kryefamiljarë dhe pjesa e punës është e rëndësishme. Ka vend për t’u parë kjo pjesë dhe për t’u ndryshuar.

Duhet të bëjmë një takim me Ministrinë, për këtë çështje. Ne jemi 4 breza, rreth 200 e ca veta në brez, bien rreth 800 persona pa punë. Ne nuk kemi asnjë kontratë, ne paguajmë këto studime, nuk marrim asnjë pagë. Vendi punës thotë kontribut për të marrë këtë specializim. Të marrësh specializimin janë trajnime pafund, shpenzime. Këto shpenzime mbulohen nga ne.

Hapin e parë e nisëm në formën ligjore, hapi i dytë është do të përshkallëzojmë veprimet tona, do të protestojmë dhe mund ta çojmë në gjykatë”, tha mjekja.

Pas shpërthimit të pandemisë, mjekët specializantë u rekrutuan në spitalet e vendit, për të dhënë kontributin e tyre në situatën e vështirë. Por, pas uljeve të rasteve ditore nga COVID-19 dhe numrit të të shtruarve në spitale, me anë të një vendimi, ministria vendosi largimin e tyre nga puna, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.

Vitamina D: Ja pse është e rëndësihme për shëndetin

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Dëshironi të qëndroni të zhdërvjellët apo elastik gjatë gjithë jetës tuaj?

Atëherë sigurohuni që duhet të merrni mjaftueshëm vitaminë D.

Vitamina D ka lëndë ushqyese që ndihmojnë në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trupi, dy gjëra që janë thelbësore për shëndetin e kockave dhe muskujve.

E njohur si “vitamina e diellit”, vitamina D prodhohet natyrshëm nga trupi kur jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, si dhe në disa ushqime të ndryshme veza, kerpudhat, sardelet, qumështi i sojës, tuna, skumbri.

Përfitimet shëndetësore të vitaminës D:

Shëndeti i kockave: Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në përthithjen e kalciumit dhe mirëmbajtjen e niveleve të fosforit në gjak. Njerëzit kanë nevojë për vitaminën D, për të lejuar që zorrët të thithin kalciumin dhe ta rimarrin.

Shëndeti i muskujve: Kërkimet tregojnë se 30% e thithjes së fosfatit në zorrë varet nga vitamina D (fosfati ju lejon të tkurrni muskujt).

Sistemi nervor: Disa studime kanë treguar se vitamina D ndikon në aftësinë tonë vendimmarrëse, për t’u përqendruar dhe për të ruajtur informacionin. Studiuesit tregojnë se njerëzit me nivele më të ulëta të vitaminës D kanë aftësi më të dobëta në vendimmarrje dhe vështirësi në përqendrim.

Sistemi imunitar: Vitamina D ndihmon në parandalimin e infeksioneve, duke përmirësuar aftësinë e trupit për të bllokuar bakteret e dëmshme dhe për të përmirësuar sistemin imunitar.

Risk i ulët për sëmundje kardiovaskulare: vitamina D është thelbësore për shëndetin e zemrës, mungesa e kësaj vitamin mund të krijojë problem serioze kardiovaskulare, si hypertension, atak kardiak etj./ shendeti.com.al / Prevention.com

 

Si ka evoluar imazheria ndër vite dhe roli i saj në mjekësi

Punoi: Gerta HALILAJ, Teknike Imazherie Spitali Universitar Sh. Ndroqi

Në ditët e sotme, Imazheria Mjekësore është një komponent thelbësor i kujdesit shëndetësor, duke kontribuar në depsitime, diagnozë të hershme, planifikim/përzgjedhje të  trajtimit si dhe ndjekje të ecurisë së sëmundjes.

Për dekada me radhë, radiografia ishte i vetmi modalitet diagnostikues imazherik, por kurioziteti njerëzor dhe nevoja për përmirësim të cilësisë së imazhit u rritën. Përmirësimi i paisjeve imazherike dhe imazhet dy-dimensionale i hapën rrugën imazherisë 3D, imazherisë funksionale dhe asaj molekulare.

Në fillimin  e shekullit 20, tomografia klasike ishte një përpjekje për të tejkaluar kufizimet e radiografisë 2D. Pavarësisht evoluimit të vazhdueshëm ky modalitet i ri ishte jo-efektive për të vlerësuar indet e buta dhe zona të mëdha të trupit. Me zhvillimin e minikompjuterave, metodës aksiale të skanimit, falë punës së Godfrey Hounsfield dhe Allan McLeond Cormack kjo teknikë u zvendësua gradualisht nga modaliteti i Tomografisë së Kompjuterizuar (CT/skaner).

Në 1990, përmirësimi i njësive të sistemit të CT bëri të mundur skanime të gjithë toraksit dhe abdomenit me reduktim të ndjeshëm të kohës së skanimit. Përparime të tjera u dokumentuan në 1998 me implementimin e CT me katër detektor gjë që do të shënonte pikënisjen e studimit të detajuar edhe të strukturave vaskulare falë përdorimit të lëndëve të kontrastit intravenoze. Kjo i hapi rrugën sistemeve të skanimit me 16 detektorë (në 2002) dhe më tej CT në 2004 me 64 detektorë.

Surpriza e radhës ishte në 2006 me implementimin e sistemve CT me burim të dyfishtë të rrezeve X  e cila përforcoi akoma më shumë rolin e CT në diagnozën e sëmundjeve kardiovaskulare. Së fundmi, në 2010 u prezantua një sistem CT me 320 detektor, që redukton dukshëm kohën e marrjes së imazhit në më pak se 1 sekond për zemrën dhe arteriet koronare, redukton sasinë e kontrastit të nevojshëm për opacifikim opimal të lumenit vaskular si dhe dozën e rrezatimit.

Fuzioni i CT me imazherinë funksionale si Tomografia me Emëtim të Pozitroneve (PET) dhe CT me emëtimin e një fotoni të vetëm (SPECT) ka bërë të mundur bashkimin e të dhënave funksionale nga imazheria nuklare me detajet anatomike të CT duke ofruar përmirësim të diagnozës së lezioneve malinje, të stadifikimit, monitorimit, terapisë dhe rritje të besueshmërisë në interpretim.

Të gjitha këto ndryshime sjellin përmirësim të kujdesit ndaj pacientit si dhe përmirësimin të informacionit diagnostikues në më pak kohë.

Ky përshkrim  i shkurtër i evolucionit teknik të CT do të shërbejë si bazë për t’u orientuar drejt përparimeve klinike të jashtëzakonshme të bëra të mundshme nga skanuesi CT.

Indikacionet e CT

Tomografia e Kompjuterizuar vlerësohet si teknikë diagnostikuese imazherike me ndjeshmëri 100 herë më të lartë se radiografia. Ajo mund të diferencojë dhe vizualizojë struktura me përmasa të vogla që kanë diferenca minimale në densitet nga 0.1-0.5 %.

  • Indikacionet neurologjike

Koha e shkurtër e ekzaminimit, mundësia e madhe në studimin e kockave dhe patologjive që shkaktojnë simptomatologji akute kanë bërë që CT të jetë modaliteti bazë në studimin e patologjive kraniale.

CT pa lëndë kontrasti mund të vlerësojë me saktësi të lartë urgjencat neurokirurgjikale si: hemorragjitë intrakraniale, efektin e masës, infarktin cerebral, frakturat kraniale etj.

CT me lëndë kontrasti lejon marrjen e një informacioni më të detajuar mbi formacionet tumorale primare, metastatike, anomalitë vaskulare: stenoza, okluzione, aneurizma, disekacion, malformacione aterio-venoze etj.

  • Indikacionet pulmonare

CT është teknika e zgjedhur për studim të detajuar të aparatit respirator. Një skaner i ap. respirator rutinë kërkohet për të vlerësuar pulmonin dhe rrugët e ajrit. Skaneri i regjionit pulmonar me kontrast iv (angio-CT) përdoret për vlerësim të detajuar të mediastinit dhe strukturave vaskulare, kryesisht të arterieve pulmonare,  aortës si dhe për vlerësim të formacioneve tumorale primare apo metastatike.

  • Indikacionet kardiovaskulare

CT mund të aplikohet në pacientë me hemodinamikë të paqëndrueshme që kanë nevojë për ekzaminim të shpejtë në kohë dhe efektiv. Ky lloj ekzaminimi kërkon injektimin iv të lëndës së kontrastit me bazë Jodi.

  • Ndihmon në dedektimin dhe vlerësimin e sëmundjeve të arterieve koronare.
  • Identifikon grumbullimet e kalciumit në koronare.
  • Ndihmon në vlerësimin e problemeve të funksionit kardiak dhe valvulave.
  • Vlerëson patologji të perikardit.
  • Mund të përdoret për monitorimin e rezultateve të baypass-it koronar

 

  • Indikacionet abdominale

CT është modalitet mjaft i përdorshëm në diagnozën e kushteve patologjike të regjionit abdominal si: obstruksion, perforacion intensinal; trauma; anomali vaskulare (aneurizëm, trombozë); lezione/formacione tumorale të organeve abdominale; komplikacionet post-operatore etj.

  • Indikacionet në sistemin osteo-artikular

CT është ekzaminimi i zgjedhur në rastet e pacientëve të traumatizuar. Realizon një vlerësim të shpejtë dhe të detajuar të indeve të buta dhe strukturave kockore. CT detekton 97-100 % të frakturave krahasuar me radiografinë e cila detekton afërsisht 60-70 % të frakturave.  CT ka sensitivitet të lartë në detektimin e dëmtimeve traumatike të regjioneve komplekse si:  cranium, kolona vertebrale, pelvis etj

Përvec indikacioneve të mësipërme CT mund të përdoret si guidë për marrjen e materialit për biopsi,  planifikim pre-operator, vlerësimin mbas kirurgjisë.

Avancimet e teknologjisë së CT kanë rritur ndjeshëm aplikimet klinike të këtij modaliteti. Kjo kërkon zbatim me rigorozitet të parimeve të justifikimit, optimizimit dhe reduktimit të dozës për cdo ekzaminim CT të rekomanduar në mënyrë që të ulen sa më shumë të jetë e mundur efektet e dëmshme të rrezatimit jonizues në indet humane.

 

Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Perimet me gjethe jeshile, arrat, manaferrat, fasulet, drithërat, peshku, pula, vaj ulliri dhe vera janë konsideruar si ushqime shumë të shëndetshme për trurin.

Dieta përmban fasule çdo ditë, pulë dy herë në javë dhe peshk një herë në javë. Të gjitha këto ushqime janë të pasura me proteina dhe me pak yndyrna të ngopura, duke i bërë ato efektive për shëndetin tuaj të përgjithshëm, si dhe për shëndetin e trurit.

Ja si do të funksionojë dieta:

Do t’ju nevojitet sallatë, perime dhe tre racione drithërash çdo ditë. Veçanërisht sugjerohet lakër brukseli dhe spinaq, të cilat janë të pasura me vitamina B6 dhe B12.

Arrat dhe manaferrat: janë gjithashtu ushqime ideale, të dyja lidhen me funksionimin e shëndetshëm të trurit.

Boronicat dhe luleshtrydhet: mund të ngadalësojnë simptomat e lidhura me Alzheimer. Efekti pozitiv i këtyre ushqimeve i detyrohet përmbajtjes së shtuar të acidit folik, vitaminës B6, thiaminës, të cilat nga ana e tyre ndikojnë në përmirësimin e furnizimit të trurit me gjak.

Vera: Disa studime tregojnë se vera ndikon në pëmirësimin e shëndetit të trurit dhe ndihmon në mbrojtjen kundër Alzheimerit. Por çelësi është moderimi. Përkatësisht një gotë në ditë për gratë dhe dy për burrat. Jo më shumë se kaq sepse të ketë efekte negative për shëndetin e trurit. Nga të gjitha pijet alkoolike, vera e kuqe është ajo me rezultatet më të favorshme. Hulumtimet tregojnë se vera e kuqe mund të ngadalësojë plakjen.

Vaji i ullirit: Është i shijshëm në sallatë, makarona, perime të ziera dhe cdo gjë tjetër të gatuar me të. Studimet tregojnë gjithashtu se përmirëson funksionimin e trurit për një kohë të gjatë./ Shendeti.com.al/ WebMD

Sunday, June 27, 2021

Dalin shifrat e infektimeve dhe viktimave nga covid për 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 2444 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,990 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Qershor 2021)
Raste të reja ditore        3
Të shëruar në 24 orë     8
Të shtruar në spitale      1
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2444

Testime totale            795,322
Raste pozitive             132,512
Raste të shëruara        129,990
Raste Aktive                 66
Humbje jete
2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë          27
Shkodër       16
Durrës 6
Lezhë           5
Elbasan       4
Berat             3
Dibër             2
Kukës           1
Fier              1
Vlorë             1

Saturday, June 26, 2021

Jeni në plazh? Mjeku Tritan Kalo tregon nga se të ruheni

Mjeku Tritan Kalo këshillon të gjithë qytetarët që në këto ditë ku i nxehti afrikan ka dominuar vendin të bëjnë kujdes me higjienën dhe hidratimin e organizmit dhe thotë se pushimet në bregdet sjellin me vete rreziqe të shtuara infeksionesh në lëkurë dhe sy.

Kujdes se infeksionet e lëkurës dhe të syve janë të shpeshta nga viruset, bakteriet, mykrat e parazitët e ujrave ku ne lahemi. Kujdes sepse infeksionet virale që shkaktojnë ‘gripin e verës’, apo ethen 3-5 ditore janë të shpeshta, sidomos në mjediset ku ne pushojmë buzë detit jo panik, por vetëkujdesje si dhe këshillime me mjekun më të afërm”, thotë ai.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….25.06.2020 – 25.06.2021….Fundjavë sa më të mbarë kolegë, miq, të afërm dhe bashkëkombas……Po ju sjedh një detaj mjaft domethënës prej këtyre 18 muajve të përballjes me “armikun e padukshëm”, Pandeminë e infeksionit të shkakruar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19….Në oborrin pas ndërtesës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUNT/Covid-1, një vit më parë më 25.06.2020 kishte mbirë ndrojtazi e lidhur kokra një bimë e vogël domateje…..I rezistoj ajo muajve të thatë të verës dhe njërën prej atyre frutave, e këputa për kujtim dhe e vendosa në një epruvetë në zyrën time, të vendosur nga dita e parë në “Zonën e kuqe” ku trajtoheshin dhe vijojnë të trajtohen të sëmurët e prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”….

Dëshiroja të kisha të pranishme në zyrën time të një simbol rezistence në kushtet ekstreme….Domatëzja ende edhe kësaj dite plot një vit më pas mbijeton dhe shpresoj të mbetet ashtu e kuqe edhe në vitet që vinë….Më vjen si një mësim e mesazh domethënës nga Mëma Natyrë, se jeta vijon kurdoherë edhe në kushte ekstreme dhe ajo mbrin të triumfojë mbi vdekjen….

KUJDES në këto ditë”ferri” sepse temperaturat e larta janë po aq jetëlënduese e jetëmarrëse, sa vetë Sars-Cov2/Covid-19, rastet sporadike sëmundjebartëse të së cilës do të enden edhe për shumë e shumë kohë në mes nesh….

KUJDES me hidrimin tuaj të kujdesshëm  e sa më të shpeshtë…..

KUJDES sepse vera shoqërohet me infeksione të shumta toksiko-alimentare, ndaj mos konsumoni çfarëdo si dhe në kushte higjeno-sanitare të cilat lënë për të dëshiruar….

KUJDES se infeksionet e lëkurës dhe të syve janë të shpeshta nga viruset, bakteriet, mykrat e parazitët e ujrave ku ne lahemi…..

KUJDES sepse infeksionet virale që shkaktojnë “gripin e verës”, apo ethen 3-5 ditore janë të shpeshta, sidomos në mjediset ku ne pushojmë buzë detit, ngjasuese në mjaft shënja klinike me Sars-Cov2/Covid-19….JO PANIK, por vetëkujdesje si dhe këshillime me mjekun më të afërm…

JO VETMJEKIM, sepse janë Profesionalizmi, Përkushtimi, Puna dhe Pëkujdesja e Personelit Mjeksore ato që dinë të bëjnë diferencën në lidhje me format e shkallët e rëndesës së një infeksioni, apo të rëndimit të një sëmundje tuaj kronike….Together forever!!!

Friday, June 25, 2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 2706 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 7 qytetarë: 3 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 1 rast në Kavajë.

Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Qershor 2021)
Raste të reja ditore        7
Të shëruar në 24 orë     9
Të shtruar në spitale      2
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2706

Testime totale            789,025
Raste pozitive             132,506
Raste të shëruara        129,975
Raste Aktive                 76
Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë          27
Shkodër       20
Durrës          7
Lezhë           7
Berat             5
Elbasan       4
Dibër             2
Kukës           2
Fier              1
Vlorë             1

Problemet e transparencës së procedurave të prokurimit publik në arsim dhe shëndetësi

Transparenca është një nga parimet bazë të ligjit për prokurimet publike në Shqipëri. Për rrjedhojë, ofrimi i informacionit për përdorimin e parave publike në shëndetësi dhe arsim duhet të jetë tashmë një praktikë e konsoliduar dhe treguese e funksionimit të ligjit në Shqipëri, dhe jo të arrijë në kushtet e betejave ligjore.

Shoqata “Together for Life” dhe Qendra për Arsim Cilësor, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur, përgjatë vitit 2020 kryen monitorimin e procedurave të prokurimit publik për tre spitale universitare dhe tre institucione arsimore. Në fund u hartua një Analizë e Procedurave të Prokurimit Publik, e cila mori për bazë monitorimet e kryera dhe doli me konkluzione si më poshtë:

  1. Komisioni i Prokurimit Publik u krijua me qëllimin për të koordinuar sistemin e prokurimit publik në Shqipëri, me traditat ligjore të Bashkimit Evropian. Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë në fushën e prokurimeve, që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj duke mbajtur parasysh, përveç parimeve të përgjithshme të përmendura në nenin 2, të këtij ligji edhe parimet e mëposhtme: paanshmërinë në shqyrtimin e ankesave, qëndrueshmërinë në vendimmarrje, ligjshmërinë, shpejtësinë dhe efiçencën, eksesin, karakterin publik, si edhe parimin e kontradiktoritetit.

Ky funksion i këtij institucioni nuk rezulton të jetë ushtruar nga anëtarët e tij përsa kohë procedurat kanë përfunduar ose me kualifikimin e vlerës së më të lartë ose me skualifikimin e të gjithë operatorëve ekonomike pjesmëmarrës duke arritur po kështu tek i njëjti përfundim.

  1. Një tjetër problematikë e rëndësishme është ajo e zgjatjes së afateve gjatë shqyrtimit të procedurave nga ana e KPP. Edhe KLSH në raportin e vitit 2020 në lidhje me veprimtarinë e KPP konstaton se: “Për periudhën 1 janar 2019 deri më 30.09. 2019 kemi këto statistika: “Sa sipër, përgjatë kësaj periudhe janë paraqitur gjithsej 823 ankesa, nga të cilat:
  • 264 ose 32% janë shqyrtuar jashtë afatit të përcaktuar në nenin 63 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” dhe nenit 22 të Vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik nr.596, datë 12.09.2018 “Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimit të Komisionit të Prokurimit Publik”.
  • Ndërsa 559 ose 68% e tyre janë shqyrtuar brenda afatit ligjor.

Për sa u trajtua më sipër për mos respektimin e afateve të vendimmarrjeve të KPP, dolëm në konkluzionin se:

  • Shqyrtimi i ankesave jashtë afatit sidomos numri i lartë në vitin 2018, i cili është raportuar edhe nga vetë KPP në Kuvendin e Shqipërisë, ka ardhur për shkak se institucioni ka qenë në procesin e konstituimit për shkak të kalimit në institucion të pavarur dhe u krijuar një vakum kohor;
  • Shtimi i rasteve të ankesave gjate vitit 2017, 2018 dhe 2019 të krahasuara me vitet e mëparshme;
  • Shkak tjetër është ardhja me vonesë e informacionit dhe dokumentacionit të autoritetit kontraktor; dosjet kanë qenë problematike, voluminoze apo të komplikuara që kanë dashur marrjen e informacionit të duhur edhe nga organe të tjera kompetente – verifikime në organet që I kanë lëshuar dokumentet, ballafaqime etj. Megjithëse, ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 në nenin 72 përcakton edhe penalitete për autoritetet kontraktore në raste të vonesave të dërgimit të dokumentacionit të kërkuar nga KPP, në asnjë raste KPP nuk ka kërkuar pranë APP marrjen e masave për vendosjen e panaliteteve.
  • Gjithashtu shkak tjetër objektiv për vonesat në shqyrtimin e ankesave brenda afatit është numri i pamjaftueshëm i burimeve njerëzore. Konkretisht: Struktura dhe organika e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2017 është miratuar në total me 30 punonjës, ku Sektori i Shqyrtimit të Ankesave, përbëhej nga 15 punonjës: 1 Përgjegjës Sektori dhe 14 Inspektorë, nga të cilët Përgjegjës Sektori dhe 5 pozicione inspektorë kanë qenë vakante (6 pozicione gjithsej)”.
  1. Gjithashtu një element tjetër me rëndësi është edhe vendosja në shumicën e këtyre procedurave të Red Flag nga ana e Open Procurement ku nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar.

Vlen të theksohet se korrupsioni është një element shumë specifik dhe është detyrë e institucioneve të specializuara si Prokuroria dhe me pak Gjykata që të japin vendime ne lidhje me procedurat korruptive. Roli i ekspertëve dhe i shoqërisë civile është vendimtar në këto procedura për të rritur llogaridhënien dhe tranparencën nga ana e institucioneve përkatëse e për të siguruar manaxhimin e mirë të fondeve publike në interest të gjithë shoqërisë.

Analizë e procedurave të prokurimit publik

Analizë e procedurave të prokurimit publik

Manastirliu: Vaksinim në shtëpi për të moshuarit e pamundur, të hënën vijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore të Cërrikut, të rehabilituar me standardet më të mira.

“Në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore edhe kjo qendër shëndetësore tashmë ofron kushte dinjitoze pune për mjekët, për infermierët dhe shërbime cilësore për qytetarët. Unë jam e kënaqur sepse këto kushte të cilat janë përmirësuar, kanë krijuar edhe aksesin për të ofruar jo vetëm shërbimet bazë, por për të krijuar kushtet e mira edhe për programin e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se do të vijë sërish një dërgesë prej mbi 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, teksa vijon vaksinimi i kombinuar i qytetarëve mbi 50 vjeç dhe i të gjithë punonjësve të shërbimeve kritike.

“Ditën e hënë pritet të mbërrijnë rreth 14 mijë vaksina nga Pfizer, duke e çuar në mbi 1 milion vaksinat e mbërritura në Shqipëri dhe tashmë më shumë se 926 mijë vaksina janë kryer në të gjithë vendin. Jam e kënaqur që rrejti i qendrave shëndetësore, infrastruktura që ne kemi ngritur, siguron kushtet edhe për një vaksinimin në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se programi i vaksinimit do të vijojë përgjatë sezonit veror, duke bërë me dije se për ata të moshuar që e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore, vaksinimi i tyre të kryhet në kushte shtëpie.

“Ne duhet të vijojmë programin tonë të vaksinimit dhe përgjatë gjithë sezonit veror fokusi do të jetë vijimi dhe intensifikimi i vaksinimit kudo në komunitet, duke siguruar që edhe ata të moshuar që ende nuk e kanë kryer vaksinën, t’i kryhet vaksina në kushte shtëpie, pra për ata që e kanë të pamundur për të ardhur në qendrat shëndetësore apo në qendrat e vaksinimit të përqendruar”, tha Manastirliu.

Qendra e re shëndetësore Cërrik është dhe një nga qendrat me shërbim 24 orë për rreth 46 mijë banorët e kësaj bashkie, e rindërtuar në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Menopauza mund të çojë në depresion, kur nisin shqetësimet e para

Menopauza është periudha në jetën e një gruaje kur menstruacionet ndalojnë, si rezultat i pakësimit gradual të prodhimit të hormoneve femërore nga vezoret. Kjo periudhë mbart shumë ndryshime në vetvete, hormonale, fizike, emocionale dhe psikologjike. Mjeku gjinekolog Rustem Celami ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku shpjegoi se mosha mesatare e menopauzës është 50-52 vjeç dhe se shqetësimet ndryshojnë tek çdo grua.

“Ndodh rreth moshës 50-52 vjeç, fillojnë dhe shfaqen disa çrregullime që femrat ia lënë moshës por shpesh janë shenja që lihen pa vëmendjen mjekësore. 75-80 përqind japin shenja të pakta që nuk interferojnë shumë në jetë, por rreth 20-25 përqind shfaqin shenja dhe simptoma që interferojnë në jetën e saj, familjen dhe shoqërinë. Prandaj kërkon vëmendje që do të thotë se pasi futesh në menopauzë, periodat stopojnë në termin mjekësor quhet menopauzë.”, tha mjeku.

Sipas tij, simptomat përfshijnë luhatje të humorit, probleme vaginale dhe urinare, ndryshime në jetën seksuale, ndryshime të humorit dhe nervozizëm por dhe depresion. “Këto shqetësime që hasin janë afshet e nxehta, irritimi, humbja e sensit të humorit, djersitja gjatë natës, probleme me lëkurën, me organet gjenitale, mund të ketë rënie të dëshirës seksuale, dhimbje gjatë kontaktit seksual.”, tha mjeku. /abcnews.al

FDA: Ekziston një lidhje mes vaksinave Phizer/Biontech dhe Moderna dhe inflamacionit në zemër

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave njoftoi këtë javë që do shtojnë një tjetër paralajmërim në të dhënat mjekësore të vaksinave Pfizer/BioNTech (PFE.N) dhe Moderna (MRNA.O) për raste të rralla të inflamacionit në zemër tek adoleshentët dhe të rinjtë.

Gjatë një takimi mes grupeve të ekspertëve tek Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u raportuan raste të inflamacionit tek adoleshentët dhe të rriturit që lidheshin me vaksinimin, megjithatë përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Këto raste janë shfaqur tek 4.2% e të vaksinuarve me vaksinën Moderna dhe 1.4% e të vaksinuarve me Phizer.

Phizer, vaksisnat e të cilës janë autorizuar për përdorim tek amerikanët mbi 12 vjeç, njoftoi përmes një deklarate për shtyp që është në dijeni në raportimeve për miokardi dhe perikardi pas vaksinimit mRNA. Megjithatë thotë që përfitimet e vaksinës Pfizer/BioNTech “mbeten positive”.

Kompania Moderna njoftoi gjithashtu që është në dijeni të këtyre rasteve dhe po punon me rregullatorët.

Rregullatorët shëndetësorë në disa shtete po hetojnë nëse vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna që përdorin teknologjinë e re mRNA kanë ndonjë rrezik, dhe nëse po, sa serioz.

Burimi: Reuters / Shendeti.com.al

Pse qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është shumë i keq për shëndetin tuaj?

Mos rrini më ulur për një kohë të gjatë! Rreziqet për shëndetin tuaj janë shumë.

A jeni punëtor i palodhur dhe a e kaloni pjesën më të madhe të ditës duke punuar? Epo, ka ardhur koha të largohemi nga jeta e ulur. Nëse bëni edhe një punë që ju bën të uleni për shumë orë, duhet ta dini se kjo nuk është e mirë. Në fakt, një studim ka zbuluar efektet negative të jetës sedentare.

Studimi në fjalë vlerësoi se ulja shumë është e dëmshme për zemrën. Ky përfundim u arrit duke krahasuar dy grupe të punëtorëve: shoferët e transportit publik, të cilët qëndrojnë ulur për pjesën më të madhe të ditës, dhe kontrolluesit (fatorinot), të cilët nuk qëndrojnë ne nje vend. Epo, ajo që doli nga ai studim është se drejtuesit e transportit publik kanë më shumë të ngjarë të preken nga sëmundje të zemrës sesa kolegët e tyre.

Por ulja e tepërt është gjithashtu një nga shumë shkaqet e ngadalësimit të metabolizmit. Prandaj, është thelbësore të bëni pushime të vogla në mënyrë që të mund të ushtroni, duke zvogëluar kështu probleme të ndryshme shëndetësore.

Te ndenjurit ulur shumë gjate do të thotë gjithashtu të digjni më pak kalori. Prandaj, ka të ngjarë që në planin afatgjatë kjo të mund të kontribuojë në shfaqjen e diabetit. Përveç kësaj, mjekët mendojnë se ulja mund të ndryshojë mënyrën se si trupi juaj reagon ndaj insulinës, hormonit që ndihmon në djegien e sheqerit dhe karbohidrateve për energji.

Për më tepër, dihet mirë që nëse nuk merrni qëndrimin e saktë, shpina mund të preket. Pozicioni i ulur vendos një tendosje në muskujt e shpinës, qafës dhe shpinës. Pavarësisht se sa mirë i përshtateni pozicionit që merrni në karrige, trupi gjithsesi nuk do të pëlqejë një seancë të gjatë ulur. Çohuni dhe lëvizni për një minutë ose dy çdo gjysmë ore për të mbajtur shtyllën kurrizore në linjë.

Më në fund, ulja për një kohë të gjatë mund të kontribuojë në akumulimin e gjakut në këmbë. Kjo shkakton një rritje të presionit në venat. Këmbët tuaja, pra, mund të fryhen dhe karakterizohen nga prania e asaj që mjekët i quajnë venat me variçe.

Thursday, June 24, 2021

Abuzimet me testet e Covid-19/ Gjykata lë në burg 14 mjekët dhe sekserët

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg mjekët dhe sekserët që abuzonin dhe falsifikonin me testet ndaj COVID-19.

E vetmja që u lirua në detyrim paraqitje nga Gjykata është mjekja Marinela Kalaja, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Prokuroria ditë më parë dha 15 urdhër-ndalime teksa nga përgjimet u zbulua se mjekët e sekserët kishin ngritur një grup për të falsifikuar testet COVID me të laboratorëve privatë në Tiranë.

Nga përgjimet rezultonte se me ‘mik’ një tampon fals negativ kushtonte 25 mijë lekë.

PERSONAT E NDALUAR

1-Klodian Muharremi, lindur dhe banues ne Tirane,
2-Eltjon Kola, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
3-Klodjan Krasniqi, lindur dhe banues ne Tirane
4-Blerim Cibaku, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë
5-Erlind Prenga, lindur ne Gojan i Madh dhe banues në Tiranë
6-Marinela Kalaja, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë
7-Artur Dani, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë
8-Alfred Cani, lindur në Çidhën dhe banues në Tiranë
9-Igli Çela, lindur ne Librazhd dhe banues ne Tirane
10-Mario Bicja, lindur dhe banues ne Tirane
11- Xhuliano Senko, lindur ne Mukaj dhe banues ne Tirane
12-Ervin Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë
13-Tauland Kamberi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë
14- Eraldo Kalemaj, lindur në Fier dhe banues në Fier
15. Ermir Koci, lindur dhe banues ne Tirane

Mjeku nefrolog pediatër: Infeksionet urinare tek fëmijët, ç ‘duhet të dimë

Bisedoi: Desara Çela

Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas infeksioneve respiratore që prekin fëmijët dhe jo vetëm. Tek fëmijët ,infeksionet urinare janë ndër më të shpeshtat dhe mosha që preket më shumë nga këto infeksione është mosha latente. Gjatë vitit të parë të lindjes është gjinia mashkullore ajo që është më e prekur nga këto infeksione ndërsa pas kalimit të vitit të parë është gjinia femërore ajo që preket më shumë. Prindërit duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm në shqetësimet që fëmija i tyre ka dhe ti drejtohen mjekut për një ekzaminim më të thelluar.

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti online” mjeku nefrolog pediatër Diamant Shtiza tregon më shumë rreth infeksioneve urinare dhe shkakun nga se çfarë shkaktohen këto infeksione.

Doktor, cilat janë patologjitë më të shpeshta të veshkave që prekin fëmijët?

Nefrologjia përfshin disa grupe sëmundjesh. Këto sëmundje mund të jenë të lindura, të fituara, të trashëguara. Por, mbi të gjitha, ato që përbëjnë gjysmën e punës në nefrologji janë infeksionet urinare. Infeksionet urinare janë grupi i dytë i infeksioneve më të shpeshta pas infeksioneve respiratore.

Çfarë i shkakton infeksionet urinare tek fëmijët?

Infeksionet urinare i shkakton mungesa e higjienës, pakujdesia kur flasim për rutinën dhe në raste të tjera që kur janë sëmundje të lindura mund të bëhen shkak për të shkaktuar infeksione urinare.

Cilat janë simptomat që kanë?

Simptomat kryesore mund ti ndaja në dy grupe dhe bëj një klasifikim  të rëndësishëm që është; Cistiti dhe Pielonefriti.

  • Cistiti është kur kemi infeksione të rrugëve të poshtme urinare.
  • Pielonefriti është kur kemi infeksione të rrugëve të sipërme urinare.

Infeksionet e rrugëve të poshtme (Cistiti) manifestohen me djegie urine, dhimbje gjatë urinimit, urinime të shpeshta.

Infeksionet e rrugëve të sipërme (Pielonefriti) manifestohen kryesisht me temperaturë dhe më dhimbje në ije.

Ky është një klasifikim klasik, kurse një klasifikim pak më i përgjithshëm është kur kemi fëmijë të vegjël. Tek fëmijët e vegjël ne nuk i kemi kaq të ndara shenjat , kështu që duhet të jemi pak më të kujdesshëm. Një ndër shenjat më të shpeshta që mund të shfaqet është temperatura, kur kemi një temperaturë me patologji ose pa një shkak të qartë se pse na ndodh temperatura duhet të kërkojmë dhe një analizë urine që ne të përjashtojmë infeksionin urinar.

Cila është mosha që preket nga infeksioni urinar?

Mosha që preket më shumë është mosha latente ose e thënë ndryshe mosha nga 0-2 vjeç. Kjo është ajo grupmoshë që preket sepse duke qenë se imuniteti është më i dobët preken më shumë, por edhe sepse patologjitë ne i diagnostikojmë më shpesh në këtë mosha themi që preken më shumë. Kjo moshë përdor edhe bebelino ndikon që të preken më shumë nga ky fakt.

A janë të rrezikshme këto infeksione për imunitetin e fëmijës?

Patjetër, çdo lloj infeksioni është i rrezikshëm, këtu përfshihet edhe infeksioni urinar. Nëse këto infeksione neglizhohen edhe në rastin e Cistiteve nga ai akut të kthehet në atë kronik, ku më pas bëhet i lodhshëm, i bezdisshëm, i vështirë për tu kuruar më dëmtime të fshikëzës. Nëse është i veshkës është akoma dhe më keq sepse dëmtimet e parenkimës së veshkës ose e pjesës që na pastron gjakun janë dëmtime të pakthyeshme, këto dëmtime manifestohen me kalimin e kohës në dëmtime përfundimtare të veshkës që i kemi parë në këto rast.

Cila gjini është më e prekur nga këto infeksione?

Të dyja gjinitë. Gjinia mashkullore është më shumë e prekur në vitin e parë për shkak ndoshta edhe të anatomisë fimoze që kanë djemtë, ndërsa nga viti i dytë është gjinia femërore që preket më shumë dhe kjo vjen më shumë për shkak të anatomisë së tyre.

Kemi shtim apo reduktim të rasteve me infeksione urinare?

Ne patëm një reduktim të rasteve në kohën e pandemisë, nga masat e forta që u morën dhe kujdesi që u tregua ndaj virusit COVID-19. Kjo ulje erdhi për shkak se njerëzit ishin më të kujdesshëm. Tani që Covid-19 e ka ulur virulencën po ja lë “skenën” rutinës dhe këto janë kthyer si në kohët më para.

Si ka ndikuar COVID-19 tek këto pacientë?

COVID-19 vetë si virus tek infeksionet urinare nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, ul imunitetin, lë pasojat e tij dhe ndoshta tek ata subjekte që janë të prekur nga sëmundje më të rëndësishme natyrisht që ato i rëndon gjendjen e tyre shëndetësore.

A mundet një prind ta dallojë vetë që fëmija ka probleme?

Jo! Nuk mundet ta dallojë vetë. Një prind i kujdesshëm mund të dallojë diçka në raste kur shikon që fëmija e vet nuk urinon mirë, kur ai grindet dhe në raste kur ka temperaturë duhet ti drejtohet mjekut, kaq mund të bëjë prind dhe po e bëri këtë është në rregull. Pastaj mjeku duhet të thellohet në ekzaminimet e nevojshme për të zbuluar se nga çfarë i vijnë shqetësimet.

Jemi në stinën e verës dhe temperaturat janë shumë të larta çfarë këshilloni? Plazhi dhe pishinat sa të rekomanduara janë?

Po temperaturat janë të larta, unë rekomandoj të konsumohet sa më shumë ujë aq më mirë është. Duhet të ushqehen mirë, të konsumojë frutat dhe perimet sepse kanë përmbajtje uji, sa më shumë ushqime të bëra në shtëpi dhe të sigurta është më mirë se sa ushqimet që konsumohen jashtë. Kjo shërben edhe për infeksionet urinare por edhe për imunitetin.

Do theksoja që prindërit duhet të kenë kujdes me pishinat dhe me plazhin sepse të dyja janë të rrezikshme. Nëse në plazh neglizhon pirjen e ujit, qëndrimi me orë të tëra në vapë dhe kur lahesh në një det jo shumë të pastër. Në zona të pastra rreziku është më i vogël.

Ndërsa pishinat duke qenë se është po i njëjti ujë që qarkullon aty mund të mblidhen më shumë infeksione dhe mund të rrezikojnë. Prindërit duhet të kenë kujdes më shumë sidomos tek vajzat dhe këtë po e theksoj.

“Varianti indian i COVID më i rrezikshëm”, zyrtari i kompanisë jep lajmin e mirë: Ja vaksina që ka efekt ndaj mutacionit të ri të virusit

Javët e fundit në Europë e Gjermani po përhapen infektimet me variantin e ri Delta të Coronës, me origjinë nga India. Kreu i sipërmarrjes gjermane BioNTech dha tani lajmin e mirë.

“Aktualisht nuk kemi të dhëna, se është e nevojshme përshtatja e vaksinës sonë me variantet e virusit në qarkullim”, tha drejtuesi i bordit të BioNTech, Ugur Sahin në takimin kryesor virtual të sipërmarrjes bioteknologjike.

Vaksina e tretë mund të ndihmojë

BioNTech po punon për procedura më pak të ngurta në sektorët e teknlogjisë, prodhimit dhe marrjes së lejeve, kjo për të qenë gati dhe për të reaguar shpejt, nëse do të jetë e nevojshme një dozë e tretë për vaksinimin e mëparshëm apo një përshtatje me një degëzim të ri të virusit. BioNTech e analizon aktualisht efektshmërinë e vaksinës edhe kundër varianteve të reja, tha themeluesi i BioNTech, Sahin. Dija për mutacionet e reja të virusit po rritet dita-ditës, shtoi shpikësi i vaksinës. Ajo që vihet re është se imuniteti i të vaksinuarve me kohë dobësohet dhe nga ana tjetër krijohen variante të reja. “Unë pres që një vaksinë e tretë për rigjenerimin e imunitetit mund të ketë një rëndësi të madhe”, shpjegoi kreu i BioNTech. “Por ne ende nuk e dimë, kur dhe sa shpesh do të jetë i nevojshëm një vaksinim i ri.”

RKI: Infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndë

Sipas Sahin sipërmarrja bioteknologjike e Mainzit dhe partneri Pfizer në këtë vit planifikojnë një kapacitet prodhimi prej 3 miliardë dozash vaksine- vitin e ardhshëm prodhimi do të rritet. Të paktën 50% të prodhimit BioNTech kërkon ta ofrojë vetë.

Se sa shpejt përhapet varianti Delta i virusit i zbuluar në Indi, këtë e tregon edhe landi gjerman, Hesen. “Kemi shenja të qarta, që Delta në Hesen dominon në më shumë se 20% të rasteve”, u shpreh ministri i Shëndetësisë së landit, Kai Klose. Prandaj ka shumë rëndësi vaksinimi sa më i shpejtë, theksoi politikani i gjelbër.

Sipas Institutit Robert Koch, RKI infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndë të Covidit. Sipas RKI në Gjermani mund të rriten infektime në të ardhmen, sepse varianti Delta është më infektues. Në Britaninë e Madhe ky variant i virusit është bërë mbizotërues në shifrat e infektimeve brenda pak javësh dhe po i shton ato, megjithë suksesin e Britanisë së Madhe në fushatën e vaksinimit. Lisbona, kryeqyteti portugez u mbyll dy ditë në fundjavë për shkak të rritjes së infektimeve. Në Moskë është shënuar një rekord i ri infektimesh me variantin e ri.

Vlerat aktuale në përqindje të variantit Delta (anglisht) në Europë në katër javët e kaluara

Burimi: DW

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?

Kolesteroli është një substancë yndyrore që qarkullon në gjakun tuaj. Trupi juaj prodhon pak kolesterol. Pjesën tjetër e merrni nga ushqimet që hani.

Trupi juaj ka nevojë për pak kolesterol për të ndërtuar qeliza të shëndetshme dhe për të bërë hormone. Por kur keni shumë kolesterol, ai mblidhet brenda arterieve tuaja dhe bllokon rrjedhën e gjakut.

Pasja e një kolesteroli të lartë të pa trajtuar mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së zemrës, sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Ekzistojnë dy lloje të kolesterolit:

Kolesteroli me lipoproteinë me densitet të ulët (LDL) është lloji jo i shëndetshëm që ndërtohet brenda arterieve tuaja.

Kolesteroli me lipoproteinë me densitet të lartë (HDL) është lloji i shëndetshëm që ndihmon në pastrimin e kolesterolit LDL nga gjaku juaj.

Nëse nivelet tuaja të LDL ose kolesterolit total janë shumë të larta, mjeku juaj mund të rekomandojë ndryshime në stilin e jetës dhe ilaçe për t’i përmirësuar ato.

Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të sillni numrat tuaj të kolesterolit në një gamë të shëndetshme.

Shikoni rreziqet tuaja

Kolesteroli i lartë mund të mos jetë kërcënimi i vetëm për zemrën tuaj. Pasja e ndonjë prej këtyre faktorëve të rrezikut mund të rrisë shanset tuaja për të pasur një sulm në zemër ose goditje në tru:

  • një histori familjare të sëmundjes së zemrës
  • presion të lartë të gjakut
  • pirja e duhanit
  • mungesa e aktivitetit fizik
  • mbipesha
  • diabeti

Nëse keni ndonjë nga këta faktorë rreziku, flisni me mjekun tuaj për mënyrat për t’i menaxhuar ato.

Pyesni mjekun tuaj se ne cfare shifrash keni nevojë për të ulur kolesterolin tuaj LDL dhe për të rritur kolesterolin tuaj HDL. Nivelet e mëposhtme janë ideale:

  • kolesteroli total: më pak se 200 mg / dL
  • Kolesteroli LDL: më pak se 100 mg / dL
  • Kolesteroli HDL: 60 mg / dL ose më i lartë

Nivelet e synuara të kolesterolit tuaj mund të jenë pak më të ulëta ose më të larta në varësi të moshës, seksit dhe rreziqeve të sëmundjeve të zemrës.

Ndryshoni dietën tuaj

Bërja e disa ndryshimeve në dietën tuaj mund të ndihmojë në sjelljen e numrave tuaj në nivele të shëndetshme. Shmangni ose kufizoni ushqimet që përmbajnë këto lloj yndyrnash:

Yndyrnat e ngopura. Produktet me bazë kafshësh rrisin kolesterolin LDL. Mishi i kuq, qumështi me yndyrë të plotë, vezët dhe vajrat bimorë si palma dhe vaji i kokosit janë të gjitha të pasura me yndyrë të ngopur.

Yndyrnat trans. Prodhuesit prodhojnë këto yndyrna artificiale përmes një procesi kimik që e kthen vajin e lëngshëm të perimeve në një lëndë të ngurtë. Ushqimet me shumë yndyrna trans përfshijnë ushqime të skuqura, ushqime të shpejta dhe produkte të pjekura. Këto ushqime kanë vlera të ulëta në ushqim dhe mund të rrisin kolesterolin tuaj LDL.

Shumë prej ushqimeve të renditura më sipër janë gjithashtu të larta në kolesterol, duke përfshirë mishin e kuq dhe produktet e qumështit me yndyrë të plotë.

Nga ana tjetër, ushqime të caktuara mund të ndihmojnë ose të ulin kolesterolin LDL drejtpërdrejt ose të bllokojnë trupin tuaj nga thithja e kolesterolit. Këto ushqime përfshijnë:

  • drithërat, si tërshëra dhe elbi
  • arra dhe fara
  • avokado
  • fasulet
  • vajra të shëndetshëm, si luledielli, lulelakra, avokado dhe vaji i ullirit
  • peshk yndyror, si salmoni, skumbri dhe harenga
  • soje
  • fruta, si molla, dardha dhe manaferrat
  • produkte të pasuruara me sterole dhe stanol, si lëng portokalli dhe margarinë

 

 

Wednesday, June 23, 2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, vetëm 1 rast i ri në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1960

Testime totale 783,516
Raste pozitive 132,497
Raste të shëruara 129,955
Raste Aktive 87
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 28
Shkodër 26
Durrës 10
Lezhë 7
Berat 6
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1

Zgjerohet fasha e vaksinimit, Manastirliu: Përfshihen edhe institucionet kritike

Zgjerohet fasha e vaksinimit, duke përfshirë punonjësit e shërbimeve kritike dhe institucioneve në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Air Albania, nga ku u shpreh se ritmi është i lartë, por synohet të rritet me tej, me vaksinimin e kombinuar, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv.

“Kemi kryer më shumë se 900 mijë vaksinime. Ritmi është goxha i mire, por kemi mundësi akoma më shumë për të rritur këtë ritëm, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë vaksinale sa më të lartë. Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra e shërbimeve ADISA dhe institucione të tjera të cilat janë përfshirë në planin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën e epidemisë në vend, Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për vigjilencë dhe theksoi se do të intensifikohet programi i vaksinimit.

“Pavarësisht se jemi në një situatë shumë të kontrolluar të epidemisë në vend, kjo nuk do të thotë se duhet të ulim vigjilencën, e aq më pak, ritmin e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 901,429 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 375,629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Aktualisht është hapur fasha e vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, ndërsa vijon vaksinimi i kombinuar edhe me grupet e riskut. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Rrëfimi i nënës: Kam shpenzuar miliona për trajtimin e fëmijës në QSUT, Ministria të reagojë

Desara Çela

Pavioni i onkohematologjisë në Pediatrinë e QSUT-së mbetet përsëri ai pavioni fatkeq ku mungesa e medikamenteve të kushton shumë, me shuma monetare të larta por edhe në jetën e fëmijëve të shtruar aty. Shumat janë marramadëse të cilat harxhohen gjatë muajve të qëndrimit aty, por këto shuma nuk të ndahen as kur ke ikur nga ai pavion ku fatura mujore është gjysmë milioni lekë. Me të ardhura të pakta nga emigracioni dhe nga KEMPI i njërit prind të cilit ja kanë hequr kohët e fundit, sfida është për mbijetesën e të dyve. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Online” prindi i një fëmije me Leucemi Akute tregon se sa të kushton shëndetësia në vendin tonë.

Kur jeni shtruar në spital dhe si ishte shërbimi aty?

Jam shtruar në vitin 19.11.2011 dhe kam dalë nga spitali me 22.9.2020. 10 muaj e shtruar në pavionin e onkohematologjisë ne QSUT.  Më vinte ushqimi për djalin, kosi me banane (ujë) që ky nuk e donte kurrë, kurrë. E pija unë që të mblidhja pak veten. Nuk kishte ushqim për të ushqyer fëmijët me sëmundje të rënda. Djali nuk e hante, e merrja dhe e hidhja në kosh të plehrave.

Sa lekë harxhonit në ditë për ushqime?

Unë aty në ditë kam harxhuar 50 mijë lekë (të vjetra) sepse ky donte edhe fruta: dardhë, banane, mollë, lëngjet. Në atë pavion nuk ka ujë të pijshëm dhe ishim të detyruar ta blinim.

Po medikamente keni blerë gjatë qëndrimit në spital?

Po! Me miliona lekë kam blerë ilaçe. Po të them që dita më e paktë që unë kam harxhuar ishte 150 mijë lekë (të vjetra) ndërsa dita që kam harxhuar më shumë ishte 1milion e 300 mijë lekë deri në 1 milion e 500 në ditë. Pa llogaritur gjërat e tjera.

Po tashmë që fëmija ka dal nga spitali blini më medikamente?

Blej shumë sepse bën kimioterapi në shtëpi, jo venoze.

Tani blej:

  • 6-Mercaptopurine (6-MP)
  • Methrotrexat
  • Bactrina
  • Kortizonin
  • Omeprazol, etj

Të gjitha këto më kushtojnë shumë, të themi 500 mijë lekë (të vjetra) në muaj. Unë nuk kam shpenzime vetëm të medikamenteve, por kam rrugën që do vij nga Elbasani për në Tiranë. Makina kushton 50 mijë lekë. Fëmija im nuk mund të vijë me autobus për shkak se merr infeksion. Ishim dhe në kohën e virusit dhe ky ishte i pari që u rrezikonte. Edhe tani kur vijmë ne QSUT vijmë me makinë, autobusi është plot dhe kam frikë se mos merr ndonjë virus, ai është akoma me ilaçe.

Sa herë jeni të detyruar të vini në QSUT?

Pasi doli nga spital u detyruam të vinin 3 herë në javë, ku më pas edhe u shtruam përsëri sepse dyshuam për rikthim të sëmundjes ku qëndoi 2 javë i shtruar por shyqyr nuk kishte gjë.

Po gjatë 2 javorit që u rikthyet në spital keni blerë medikamente?

Jo sepse sëmundja nuk ishte rikthyer dhe nuk e nisi kimioterapinë, por kam blerë ilaçet e tjera që përdorte në shtëpi ato që merr edhe sot. Të gjitha këto gjëra i mësova nga diagnoza e tim biri por edhe nga shpjegimi që na bënin mjekët. Mjekët aty kanë luajtur edhe rolin e psikologut, kanë luftuar deri në fund me ne. Pavioni ka edhe psikologe e cila është shumë e mirë. Të gjithë çfarë janë aty personel në atë pavion janë shumë të mirë. Unë “mllefin” nuk e kam me personelin aty, e kam për ato lart, Ministrinë e Shëndetësisë e cila duhet të verifikojë gjërat.

Ku i bleni medikamentet?

Në farmacinë jashtë spitalit! Në fillim po me recetë se nuk i njihja, por tashmë që po bëjmë kaq kohë nuk kam çfarë e dua më recetën. Ma japin dhe pa recetë.

Medikamentet e blera janë me pullë apo pa pullë?

Të shumtat janë pa pullë. Ndërsa disa të tjera me pullë.

Kur merrni medikamentet tek farmacia ju jep faturë në çmimin që blenin medikamentin?

Jo! Kur unë paguaj 1 milion lekë të vjetra në dorë, në faturë merrja sikur kisha blerë 350 mijë lekë medikamente, duke e ndarë faturën e 1 milionshit në tre fatura të tjera. Dhe kur e kam pyetur pse ma jepni kështu thjeshtë ka ngritur supet pa më dhënë përgjigje, vetëm një herë i kërkova llogari, por pastaj jo thjesht paguaj lekët e kaq.

Kam mbetur edhe me lekë borxhë tek farmacistja. I kam 70 mijë lek borxhë të ilaçeve.

Medikamentet i blini këtu apo apo jashtë vendit?

Po kam blerë edhe në Greqi ku vetëm një medikament më ka kushtuar 95 Euro (kam faturën), ilaçet të cilat unë nuk i gjej këtu përpiqem ti gjej atje, ndërsa ilaçet që janë këtu i marr këtu. Atje po më ndihmojnë disa shqiptarë duke i marrë atje dhe mi sjellin për djalin tim.

Cilat janë të ardhurat në familjen tuaj?

Unë jo nuk punoj, ku të punoj kur djalin e kam sëmurë. Burrin e nisa rrugëve të emigrimit për të na sjellë të ardhura që të mbulonin shpenzimet e djalit. Djali merr CAMP por aq lekë sa merr ai nuk i dalin për të blerë vetëm gjysmën e ilaçeve. Unë vetë jam më keq se djali, e diagnostikuar me kancer të gjirit. Ku kam hequr gjoksin, kam bërë dhe 8 seanca kimioterapi dhe 45 seanca rreze përpara se djali të diagnostikohej me Leucemi.

Kam marrë 2.5 vite CAMP por tashmë ma kanë hequr të drejtën për ta marrë, duke më thënë që nuk më takon më. Unë e kam kraharorin “dërrasë” dhe ma kanë hequr. Ku në fakt unë e kam për 5 vite për të marrë CAMP në letra dhe më pas duhet të dal në komision dhe të vendoset nëse unë e fitoj përsëri. Nuk janë bërë 5 vite por vetëm 2.5 vite kështu që më takon me të drejtë.

A keni bërë kërkesa për mungesën e medikamenteve?

Po!  Kam bërë kërkesë dhe më thanë që do na ndihmojnë, por më sollën vetëm disa lodra për djalin ku në fakt im bir nuk kishte nevojë për lodra po për ilaçe. Ku unë po harxhoja 1 milion lek një seancë kimioterapi nuk doja lodra.

 

 

Si të shpëtojmë nga kapsllëku?

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Mënyra më e mirë për t’u lehtësuar nga problemet e konstipacionit (kapsllëkut)  është të ndryshojmë gradualisht zakonet e të ushqyerit dhe të mënyrës të jetuarit, që ndikojnë tek konstipacioni.

Kapsllëku mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme, një dietë me pak fibra, jo mjaftueshëm ujë, një gjendje e caktuar mjekësore apo përdorimi I ilaçeve.

Ndërsa kapsllëku kronik mund të jetë një shenjë e një gjendjeje serioze shëndetësore.

Disa mënyra se si ta lehtësojmë atë, sipas mjekëve:

Konsumoni sa më shumë ujë. “Uji është me të vërtetë i rëndësishëm për lehtësimin e kapsllëkut”, thotë Rudolph Bedford, gastroenterolog. Nëse thjesht nuk jeni një “person uji”, dr. Lin rekomandon të përpiqeni të konsumoni lëngje të tjera, ose ushqime me përmbajtje të lartë uji. Uji dhe lëngjet e frutave janë më të mirat për të luftuar kapsllëkun.

Konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me fibra. Fibrat dietike janë një lloj karbohidratesh, të gjetura në fruta, perime dhe tërshërë, që ndihmojnë në jashtëqitje. Duhet të përfshini të paktën 20-35 gramë fibra në dietën ditore që të shmangni kapsllëkun. Produkte që janë të pasura me fibra janë lakrat, mollët, drithërat dhe fasulet e zeza.

Një filxhan kafe. Kafeina në kafe stimulon muskujt në sistemin tretës. Gjithashtu përmban sasi të vogla të fibrave të tretshme që ndihmojnë për të përmirësuar ekuilibrin e baktereve të zorrëve.

Aktivitet fizik është i rëndësishëm për mirëqenien fizike dhe shëndetësore, por “lëvizja dhe stërvitja janë gjithmonë efektive për të luftuar kapsllëkun”, thotë dr. Bedford.

Ushqimet që përmbajnë yndyrna të shëndetshme. Ushqime si avokado, gjalpi i arrave, peshku mund të ndihmojnë në përshpejtimin e  aparatit tretës. “Këto yndyrna lubrifikojnë zorrët, duke ndihmuar në jashtëqitje”, thotë dr. Bedford.

Uji i ngrohtë. Uji në përgjithësi është thelbësor për lehtësimin e kapsllëkut, por uji i ngrohtë mund të jetë gjithashtu një taktikë e mire. Ai mund të shkaktojë tkurrje atje poshtë për të shtyrë jashtëqitjen tuaj.

Probiotikët. Ato janë mikroorganizma të gjallë që luajnë një rol kryesor në mënyrën se si trupi juaj tret ushqimin. Vetëm se nuk funksionojnë menjëherë, duhet kohë që bakteret e mira të tretin ushqimin pjesë-pjesë, dhe mund të zgjasë më shumë se një ditë. Merrni parasysh të ngarkoni me ushqime të pasura me probiotikë, si kosi grek ose lakër turshi e freskët etj.

Burimi: Prevention/ Shendeti.com.al

Eurostat: Nga nëntori Shqipëria me rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë, 41% fatalitete më shumë në 54 javë pandemi

Pandemia është lehtësuar tashmë dhe pothuajse e gjithë Europa po merr frymë lirisht pas 14-15 muajsh shumë të vështirë.

Vendet po rihapen gradualisht dhe lëvizjet kanë rifilluar me kujdes, duke u kërkuar udhëtarëve dokument PCR negativ, dëshmi që e kanë kaluar Covid-19, ose janë vaksinuar. Nëse do të ketë një valë tjetër nga shtatori, kjo është e vështirë të thuhet, por gjithsesi imunizimi natyror dhe vaksinimi do të ndikojnë pozitivisht që situata të jetë më e lehtë.
Pandemia nuk kaloi pa kosto. Rritja e vdekshmërisë shtesë ishte e lartë, duke ndryshuar sipas shteteve, në varësi se cili e priti valën e parë, apo se si reaguan shtetet me shërbimin mjekësor dhe rreptësinë e karantinës.
Që me fillimin e pandemisë, Eurostat nisi publikimin e vdekjeve javore dhe vdekjeve shtesë. Tek këto të fundit përfshihet dhe Shqipëria.

Link i vdekjeve javore

https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/demo_r_mwk_ts/default/table?lang=en 

Të dhënat e Eurostat, që janë të disponueshme deri në javën e dytë të marsit 2021 tregojnë se për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021, pra për 54 javë radhazi, Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të vdekjeve shtesë në raport me mesataren e të njëjtës periudhë 2018-2019.
Për këtë periudhë, fatalitetet u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%.

Nga shtetet e rajonit, sipas Eurostat, Mali i Zi kishte rritje të vdekjeve shtesë me 21.5% në 54 javë pandemi, ndërsa shteti që e ka kaluar më lehtë është Serbia, me +9.3%. Të dhënat e Maqedonisë së Veriut mungojnë, por shifrat kombëtare, të publikuara nga Instituti Statistikor i Maqedonisë së veriut tregojnë se nga marsi 2020 deri në fund të marsit 2021, vdekjet u rritën me 24%. (pas një zgjerimi vjetor prej 31%, për shkak të një tremujori të katërt shumë vdekjeprurës, në tremujorin e parë 2021, pandemia ishte më e kontrolluar në shtetin fqinjë).

Si e vunë nën kontroll pandeminë Italia e Spanja dhe si u rrit vala në Shqipëri në dimër

Grafiku i mëposhtëm tregon rritjen progresive të vdekjeje javë pas jave për shtetet e Europës (nuk janë përfshirë të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar që nuk raporton më që nga janari).

Italia ishte e para që u përball me pandeminë, me një rritje të vdekjeve progresive prej 53% deri në 6 prill. Më pas, vala ishte më vdekjeprurëse në Spanjë, që kulmoi me rritje të vdekjeve progresive deri në 75% në javën e parë të prillit dhe në Belgjikë (38% deri në 20 prill). Pas goditjes së parë, këto shtete morën masa të rrepta dhe vera pa në rritje më të ngadaltë të vdekjeve shtesë. Në 54 javë pandemi, Spanja shënoi një rritje të fataliteteve me 19.5% dhe Italia me 17.5%, në raport me mesataren e të njëjtës periudhë 2018-2019.

Suedia, e cila sfidoi botën me modelin liberal që e përballoi pandeminë në muajt e parë, shënoi një rritje progresive të vdekjeve që kulmoi në +23% deri në 18 maj, më pas situata u lehtësua dhe në 54 avë pandemi, rritja e fataliteteve ishte 9.4%.

Por, shtete të tjera të Europës Veriore, që u treguan më konservative panë një rritje shumë më të ulët të vdekshmërisë shtesë në këto 54 javë, si Norvegjia që e kishte shtesën negative (-2.45%), apo Danimarka me +0.26%.

Vala e dytë e pandemisë, që nisi pas verës u zhvendos në shtetet e tjera, ku më të goditurat ishin Çekia, Sllovakia, Polonia, Sllovenia. Në muajt e parë të vitit 2021, pandemia u vu nën kontroll në pjesën më të madhe të Europës për shkak të rikthimit të karantinave të ashpra.

Shqipëria filloi të ndjejë pandeminë që nga korriku, duke shënuar rritje të vazhdueshme të vdekjeve progresive, pasi vendi filloi të lironte masat shtrënguese që nga fundi i majit. Vala e vërtetë nisi në nëntor, kur vendi zgjodhi të kalojë pandeminë pa kufizime të tjera të rrepta (mbyllja e mars-majit ishte fatale për ekonominë vendase, që ra me 10.5% në tremujorin e dytë 2020, me bazë vjetore, sipas INSTAT).

Nga fillimi i nëntorit rritja e vdekjeve progresive i kaloi 25%, dhe dhjetori u mbyll me +35%, duke kaluar e para në Europë (për Maqedoninë e Veriut, ky tregues ishte +31%).

Në muajt e parë të 2021-it, shifrat e INSTAT tregojnë se vdekjet shtesë ishin minimale në pjesën më të madhe të Europës, me përjashtim të Shqipërisë, që thelloi diferencën me shtetet e tjera, duke kulmuar me një shtim të fataliteteve në 54 javë pandemi, prej 41%, gati dy herë më e lartë se shteti që vjen pas nesh i dyti në renditje.

Shifrat e INSTAT konfirmojnë tendencën

Të dhënat e publikuara nga INSTAT më herët bënë të ditur se nga prilli 2020 deri në mars 2021, u shënuan rreth 9,300 vdekje shtesë në krahasim me periudhat përkatëse të vitit të mëparshëm, kur virusi nuk ishte i pranishëm. (për të njëjtën periudhë, zyrtarisht janë 2423 vdekje Covid).

Gjatë kësaj periudhe 12 mujore (prill 2020-mars 2021) kanë humbur jetën rreth 31 mijë persona, nga 21.8 mijë persona në prill 2019-mars 2020, me një rritje prej rreth 42.7%.

Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2021 janë shënuar gjithsej rreth 9,657 vdekje, me një rritje prej 55.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe me 52% në raport me mesataren 2016-2019. Ndërkohë, Eurostat raportoi se në dy muajt e parë të 2021, vdekshmëria e tepërt në BE filloi të binte: + 17% në janar dhe + 5% në shkurt pas më shumë + 40% në nëntor 2020 (krahasuar me mesataret e të njëjtave muaj në 2016 – 2019). Sidoqoftë, ajo u rrit përsëri në Mars (+ 10%) dhe Prill 2021 (+ 21%).

https://ec.europa.eu/eurostat/web/products-eurostat-news/-/ddn-20210512-2

Rritja e fataliteteve në vend nisi që në tremujorin e dytë 2020 (+4.6%), pasi vendi filloi të dilte gradualisht nga karantina, u përshpejtua në tremujorin e tretë (+32.3%) dhe kulmoi në tremujorin e katërt, me një rritje prej 73% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pasi qeveria nuk zgjodhi të ndërmarrë masa të ashpra karantine, vdekshmëria e lartë shtesë vijoi edhe në tremujorin e parë të këtij viti (+56%), ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, që arriti të frenonte virusin përmes izolimeve më të rrepta./ O.Liperi

I nxehti përvëlues, ISHP dhe Urgjenca lajmërojnë qytetarët pë këto masa

nxehti afrikan ka pushtuar vendin. E ndërsa temperaturat pritet t’i kalojnë 40 gradë, ku në disa qytete do të ndihen deri në 7 gradë me tepër për shkakt të masave ajrore, rreziqet për shëndetin janë shumë të larta. Për këtë arsye, pas ISHP-së edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka publikuar disa rekomandime për qytetarët. Një prej këshillave është që të veshin rroba me ngjyra të ndezura që nuk thithin më shumë rrezet e diellit, ndërsa sugjerohet që të bëhet shpesh dush, pa u tharë më pas me peshqir, për ta lënë lëkurën të hidratohet dhe të qëndrojë e freskët. Më poshtë keni rekomandimet.

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:
– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.
– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.
– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.
– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.
– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.
– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.
Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.

Tuesday, June 22, 2021

COVID19/ 5 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 4,064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë     12

Të shtruar në spitale      2

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4,064

Testime totale            781,556

Raste pozitive             132,496

Raste të shëruara        129,941

Raste Aktive                  100

Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       33

Tiranë          30

Durrës          10

Berat             7

Lezhë           7

Elbasan        5

Dibër             3

Kukës           2

Korçë              1

Fier                  1

Vlora                1

Ja çfarë e shkakton keqfunksionimin e gjëndrës tiroide

Bisedoi: Desara Çela

Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Ka dy lobe, të djathtë dhe të majtë, që i japin strukturës formën e fluturës. Hormonet e prodhuara nga kjo gjendër kontrollojnë metabolizmin e trupit dhe proceset me të cilat ai përdor energjinë si: rrahjet e zemrës, Sistemin nervor qendror dhe periferik, frymëmarrjen, peshën e trupit, muskujt, ciklin menstrual, temperaturën trupore, nivelet e kolesterolit dhe shumë të tjera. Anomalitë e funksionit të tiroides mund të përshpejtojnë ose të ngadalësojnë këto procese metabolike, të cilat mund të çojnë në një manifestim të gjerë simptomash, shpeshherë jo specifike.

Në një intervistë për gazetën “ Shëndeti Online” mjeku endokrinolog Dr. Dashamir Gjergji tregon më shumë për gjëndrën tiroide dhe rëndësinë e saj në organizëm.

Doktor, gjëndra tiroide sa e rëndësishme është për organizmin tonë?

Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe endokrine, e cila funksionon si organ endokrin. Kjo gjëndër prodhon dy hormonet bazë të  cilat janë T3 dhe T4  të cilat i njeh edhe populli. Gjëndra e tiroides është e domosdoshme  dhe po aq e rëndësishme për 1000 funksionet që ka në organizëm.

Cilat janë funksionet e gjëndrës tiroide?

Ka shumë funksione por ato bazë janë disa ku mund të them:

  • Djegien e energjisë, ushqimet që ne konsumojmë i kthejmë në energji
  • Ndihmon në rritjen e personit
  • Ndihmon në pjekurinë seksuale tek njerëzit
  • Ndihmon në maturinë e sistemit nervor dhe inteligjencën, përshpejtimin e procesit fiziologjik të trurit.
  • Ka një rol shumë të rëndësishëm në imunitetin e njeriut.
  • Ka rol për çdo gjë në organizëm sepse çdo qelizë është e varur nga tiroidja në një farë mase. Mjafton të themi që receptorët e gjëndrës tiroide janë thuajse në të gjitha qelizat e organizmit dhe ajo i jep veprim nëpërmjet hormoneve që shkojnë tek receptorët dhe mediatorët e qelizës në një proces të caktuar që ajo ka.

Cilët janë shkaktarët që çojnë në keqfunksionimin e tiroides?

Keqfunksionim do të thotë kur tiroidja çrregullon balancës e vet të prodhimit hormonal.

Kur prodhon më tepër quhet hipertireoza, ndërsa kur prodhon më pak quhet hipotireoza (pakica e jodit që e njeh dhe populli)

Shkaktarët janë të shumtë por mund të përmend disa:

  • Traumat fizike
  • Ndërhyrjet kirurgjikale
  • Trajtimet me jod
  • Ushqimet e këqija që njerëzit konsumojnë , që mund të ndikojnë negativisht tek tiroidja.
  • Sëmundjet autoimune të tiroides ( kjo është kur imuniteti i njeriut e lufton tiroiden gabimisht , të themi e shkatërron atë) shkaqet se përse ndodh kjo gjë janë të shumta.

Veç sëmundjeve autoimune , kryesisht akuzohen edhe viruset. Pra, sa më shumë viruse të kalojë organizmi jonë aq më shumë modifikohet imuniteti dhe kur modifikohet imuniteti e njeh një organ apo një pjesë si të huaj dhe e lufton atë. Në vend që të jetë në harmoni organizmi e lufton atë.

Po virusi COVID-19 si ka ndikuar tek gjëndra tiroide?

Për virusin COVID-19 akoma nuk ka të dhënë për pasojat që ka dhënë në tiroide, por të sëmurët të cilët ishin të dis-balancuar në momentin që janë prekur nga virusi e kanë përjetuar më keq këtë sëmundje.

Sa e përhapur është kjo patologji në vendin tonë?

Shumë! Mbi 70% e shqiptarëve vuajnë me gjëndra tiroide, pra në një formë ose në një formë tjetër të tiroides ato vuajnë.

Cila është mosha që preket më shumë nga kjo sëmundje ?

Nga 0-100 vjeç sa jetojnë të gjithë janë të prekur. Preket më shumë mosha e tretë.

Por sëmundja e tiroides prek më shumë gjininë femërore në raport 4-5:1 me gjininë mashkullore.

Cila është arsyeja që kjo sëmundje ndodh më shumë tek gjinia femërore se sa tek ajo mashkullore?

Ka të bëjë më shumë me hormonet, raporti i tiroides me estrogjenin (hormonin femëror) dhe imunitetin që kanë. Femrat duke qenë që lindin fëmijë , 1 ose më shumë se 1 lindje, mbartin me vete një strukturë protonike tjetër siç është  bebi dhe në një farë mase janë dy njësi imunitare të ndryshme që jetojnë në të njëjtin trup. Pas lindjes kemi një modifikim të caktuar të imunitetit që mund të bëhet shkak për të dhënë të tilla probleme .

Simptomat që ka kjo patologji?

Kur ka pakicë të jodit të sëmurët kanë disa simptoma si :

  • Shtojnë në peshë
  • Bëhen më dembelë
  • Bëhen më pak të interesuar për botën , më pak të interesuar për ditën e tyre
  • Bëhen depresiv , kanë mendime më negative për jetën , qajnë shpesh dhe emocinalisht janë më të dobët
  • Nuk bien kollaj nga pesha
  • Kanë një lodhje të fuqishme trupore etj.

Nëse kjo sëmundje nuk mjekohet fillojnë edhe simptoma tek organet e trupit si;

  • Zemra ul ritmin e saj të funksionit. Fillon dhe vishet qesja(perikardi) e zemrës me ujë. Krijohen probleme me mushkëritë, veshkat dhe të gjithë organizmin në tërësi.

E kundërta ndodh kur ka tepricë të jodit dhe simptomat janë të ndryshme si ;

Nga tipa dembel si në rastin kur kishin mangësi të jodit, kthehen në hiperaktiv.

  • Janë shumë të shpejtë në lëvizje
  • Mendojnë shumë shpejt
  • Nuk flenë shumë gjumë
  • Kanë nxehtësi , djersisin
  • Janë delirantë
  • Nuk shtojnë në peshë

Recetë gatimi: Sallatë me spinaq, patate të ëmbla dhe fasule

Recetë gatimi nga dietologia Blerina Bombaj: Sallatë me spinaq, patate të ëmbla dhe fasule

  • 1 patate e ëmbël, e qëruar dhe prerë në kubikë
  • 5 lugë vaj ulliri
  • 1/2 lugë çaji piper i zi
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 1/2 kupë borzilok
  • 3 lugë uthull molle
  • 1 lugë qepë
  • 2 lugë mustardë
  • 10 kupa spinaq
  • 425 gr. fasule
  • 2 kupa laker
  • 1 kupë spec
  • 1/3 kupë arre hikori

Vendosni sobën të ngrohet në 220 gradë. Ndërkohë, në një tas të madh, vendosni patatet, 1 lugë vaj, 1/4 lugë çaji piper dhe 1/8 lugë çaji kripë. Kalojini në një tavë për pjekje dhe vendosini në furrë përreth 15-18 minuta, derisa të jenë zbutur. Lërini të ftohen për 10 minuta.

Nga ana tjetër, vendosni në mikser, borzilokun, vajin, uthullën, qepën, mustardën dhe piperin e kripën e mbetur. Kalojini më pas tek tasi. Shtoni spinaqin, fasulet, specin, lakrën, arrat dhe patatet e ftohura.

Varianti Delta në 92 vende/ OBSH: Vaksinat janë të efektshme edhe ndaj tij

Varianti Delta i koronavirusit, i cili po shkakton rritje të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave. Megjithatë, ekspertë të OBSH-së theksojnë se në përgjithësi vaksinat mbeten shumë efektive në mbrojtjen nga varianti i zbuluar fillimisht në Indi. Maria Van Kerkhove tha: “Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Edhe pse shohim një efektshmëri të zvogëluar, vaksinat mbeten të efektshme në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe të vdekjeve, përfshirë edhe ato nga varianti Delta”.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, deklaroi se varianti është identifikuar në 92 vende dhe ka ngadalësuar trendin global të rënies së infektimeve pas 8 javësh radhazi: “Ritmi i rënies së infektimeve në shumicën e rajoneve është ngadalësuar dhe çdo rajon ka vende që po përjetojnë rritje të shpejtë të rasteve dhe vdekjeve. Në Afrikë, numri i infektimeve dhe vdekjeve është rritur me gati 40% javën e kaluar”.

Përhapja e variantit Delta detyroi Britaninë e Madhe të shtyjë me katër javë rihapjen e plotë të ekonomisë. Në Shtetet e Bashkuara, ku niveli i vaksinimit është relativisht i lartë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti Delta mund të bëhet lloji dominues i koronavirusit gjatë verës. Megjithatë, të dhënat sugjerojnë se rastet po rriten në zonat ku niveli i vaksinimit është i ulët. Në Izrael, një prej vendeve me mbulimin më të mirë të vaksinave në botë, autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për vaksinimin e shpejtë të adoleshentëve të moshave 12 deri në 15 vjeç, për shkak të shpërthimeve lokale të rasteve me koronavirus.

Psikologia Mehmeti : Na kanë mësuar të mos ankohemi dhe të qëndrojmë të fortë, ja si ndikon kjo në shëndetin mendor

Bisedoi: Desara Çela

Shëndeti i mirë mendor është një komponent i rëndësishëm i shëndetit dhe mirëqenies sonë. Ai është i nevojshëm që ne të arrijmë të menaxhojmë jetët tona në mënyrë të suksesshme dhe na ofron aftësi emocionale dhe shpirtërore që na mundësojnë të shijojmë jetën dhe të përballemi me shqetësimet dhe zhgënjimet. Sipas OBSH-së, “Shëndeti mendor është një gjendje mirëqenie në të cilën individi realizon aftësitë e tij, mund të përballojë streset normale të jetës, mund të punojë në mënyrë produktive dhe frutdhënëse, dhe është në gjendje të kontribuojë në komunitetin e tij.”

Në një intervistë për gazetën ‘Shëndeti Online’, Ada Mehemeti psikologe klinike me përvojë të gjatë pune, tregon më shumë rreth shëndetit mendor dhe rëndësinë  e tij.

Sa i rëndësishëm është shëndeti mendor?

Shëndeti në vetvete ndahet në shëndet mendor dhe atë fizik. Kur kemi dhimbje diku, shkojmë tek mjeku specialist. Duhet ti japim të njëjtën vlerë shëndetit mendor ashtu si shëndetit fizik, sapo ne të evidentojmë një simptomë tek vetja jonë, duhet të kërkojmë ndimë tek specialisti i shëndetit mendor.

Si duhet të shprehemi: kemi sëmundje të shëndetit mendor apo probleme të shëndetit mendor?

Ka simptoma që tregojnë që shëndeti ynë mendor po luhatet apo kemi një problematikë të caktuar në një fushë të caktuar. Pa patur simptomat dhe problematikat të cilat dominojnë ne nuk mund të quajmë që ne kemi  një sëmundje të shëndetit mendor. Që të thuash sëmundje të shëndetit mendor kërkon një eksplorim më të gjërë të simptomatikave për të arritur më pas tek vendosja e një diagnoze që është një çrregullim i shëndetit mendor.  Pra, diagnoza merret në varësi se sa dominante janë simptomat.

Absolutisht që jo nuk mund ta quajmë sëmundje fillimisht, termi i duhur është ‘problematika e shëndetit mendor’.

Cilat janë disa nga çrregullimet që tregojnë që ke probleme të shëndetit mendor?

Janë pa fund çrregullimet që tregojnë probleme të shëndetit mendor. Dominante në shoqërinë tonë janë:

  1. Çrregullimi i ankthit (rrahje të shpejta të zemrës, shpeshtim në frymëmarrje etj)
  2. Çrregullimi i depresionit (çrregulllimet e e depresionit ndahen në forma të ndryshme)

Çfarëdo lloj problematike që njeriu has i shkakton ankth. Pastaj disa njerëz e kanë tendencën për të qenë më ankthioz e disa të tjerë jo.  Një problem të njëjtë dy persona nuk e përjetojnë njëlloj. Njëri e përjeton me ankth e tjetri jo aq shumë. Tek fëmijët dhe adoleshentët vihet re çrregullimi i ankthit dhe ky çrregullim ankthi mbetet i pa trajtuar. Kjo ndodh për disa arsye:

E para është se fëmijët nuk e shprehin këtë gjë në familje që kanë ankth, ose familja nuk arrin të kuptojë që tek fëmija diçka nuk po shkon mirë dhe të kërkojë trajtimin e duhur. Një çrregullim ankthi duhet të trajtohet gjithmonë në mënyrë që të kemi të rritur të shëndetshëm më vonë.

Shoqëria jonë në përgjithësi ka shumë individë me simptoma të ndryshme të pa trajtuara, këto individë nuk janë trajtuar në kohë, nuk kanë kërkuar ndihmë dhe sot ne kemi manifestime të sjelljeve njerëzore nga më të ndryshmet.

Kur fillojnë këto çrregullime të shëndetit mendor?

Fillojnë që kur je fëmijë, ndërsa në adoleshencë arrijnë atë pikën kulminante sepse fillojnë ndryshimet hormonale, krijmi i identitetit tek adoleshenti. Në adoleshecë arrin kulmin por fillesën e ka që në fëmijëri. Prandaj ne themi që prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe shumë të vëmendshëm për indentifikimin e problematikave.

Cilat janë disa nga shenjat që tregojnë që ke çrregullime?

Varet në varësi të problemit që fëmija ka (në këtë rast po i referohem fëmijëve dhe adoleshentëve)

Disa nga shenjat janë:

  • Fëmija zgjohet natën.
  • Ndryshon mënyrën e të ushqyerit (formën e saj duke e shpeshtuar)
  • Izolohet në vetvete.
  • Nuk kanë interes për të ndërvepruar me bashkëmoshatarët e tyre.

Të gjitha këto janë elementë ose simptoma që indirekt fëmija i tregon që dicka nuk po shkon mirë tek ai. Nëse prindi i neglizhon këto simptoma fillojnë dhe agravohen me kalimin e kohës. Por, nëse prindi e indentifikon në kohë dhe kërkon ndihmë nga specialist të shëndetit mendor më pas fillon trajtimi dhe në varësi të fëmijës kemi progres os ejo.

Në varësi të natyrës së problematikave varet edhe kohëzgjatja se cfarë trajtimi kërkon.

Problematikat psikologjike kërkojnë një trajtim më të afat shkurtër sesa problematikat psikiatrike. Problematikat psikiatrike kërkojnë një kohë goxha më të gjatë.

Cila gjini është më e prirur për të patur probleme të shëndetit mendor, të themi depresion?

Të dyja gjinitë janë të prirura për të patur depresion, por duke qenë se femra e ka më të lehtë për të komunikuar shqetësimet ndonjëherë tek femra arrihet ndihma më shpejt. Të themi që shprehet me dikë, qoftë kjo me mamin ose me dikë tjetër që i beson, qoftë kjo edhe tek adoleshentet . Ndërsa tek meshkujt kanë tendencën (sidomos në shoqërinë tonë) për tu treguar më të fortë dhe duke u treguar të fortë nuk shprehin as problematikat, duke mos shprehur problematikat ato mbeten aty të pa trajtuara dhe shpërthejnë nga format nga më të shëmtuarat në një të ardhme.

A mundet vetë një individ të dallojë që ka probleme të shëndetit mendor?

Të gjithë ne e kuptojmë që diçka nuk shkon mirë dhe sidomos problematikat e shëndetit mendor arrihen të indentifikohen nga personi vetë. Ne nuk e dimë se deri ku ësshtë kufiri i normalitetit, por duke patur një lloj kornizimi dhe nëse kalojmë jashtë kësaj kornize në kalojmë nga e pa shëndetshmja.

A është bërë “shkak” pandemia për ti nxjerrë në pah këto problematika?

Pandemia luajti rolin e saj në të gjithë këtë sjellje njerëzore, por do thoja që ne kemi patur individë me probleme të shëndetit mendor të cilat pandemia, izolimi, infektimi e gjitha kjo i ka agravuar më shumë simptomat e tyre. Por nuk mund të them që “shkak” është pandemia, ka patur raste që pandemia i ka nxjerr disa simptoma që nuk i kanë patur më para, kjo qëndron. Por, pjesa më e madhe nga të gjitha kontaktet që ne kemi patur me pacientë kemi vënë re që kanë patur problematika të shëndetit mendor më para pandemisë.

A është akoma stigmë të pranuarit që ke probleme të shëndetit mendor? Nëse po stigma është nga vetë individi apo shoqëria?

Ne jemi një shoqëri e cila kërkon që të dyja figurat si femra dhe mashkullin ta detyrojë të jetë i fortë. Ne rritemi për të mos qarë, u vrave ngrihu dhe mos nxirr lot dhe kjo është që në fëmijëri ose të dhemb diçka mos u ndjej. E kemi të mësuar faktin që ne duhet të qëndrojmë të fortë, dhe duke qenë se duhet të tregohemi të fortë ne na kanë mësuar as të mos ankohemi dhe duke mos u ankuar ne nuk tregojmë se çfarë problematikash kemi. Kështu që ende është stigmë që të thuash ose të pranosh që unë kam një problem të shëndetit mendor. Ne më mirë themi që kam një problem me x organ se sa të themi kam ankth.