Vitamina B12 ndihmon trupin të prodhojë qelizat e kuqe të gjakut dhe ADN-ën, forcon sistemin imunitar dhe përmirëson funksionin nervor.
Sasia e rekomanduar çdo ditë për personat mbi 14 vjeç është 2.4 mcg në ditë. Për gratë shtatzëna është 2.6 mcg në ditë, ndërsa për ato që ushqejnë fëmijën me gji është 2.8 mcg.
Këto janë disa nga ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese shumë të rëndësishme:
Mëlçi viçi: 85 gramë kanë më shumë se 70 mcg vitaminë B12.
Biftek viçi: 85 gramë biftek i gatuar përmban 1.4 mcg.
Trofta dhe salmoni: Një racion me salmon ose troftë përmban gati të gjithë dozën e vitaminës B12 të përcaktuar çdo ditë për të rriturit.
Veza: Një vezë ka 10% të sasisë së rekomanduar çdo ditë.
Qumështi: Një gotë me qumësht me pak yndyra ka 1.2 mcg vitaminë B12./shendeti.com.al/ HEALTH
No comments:
Post a Comment