Një ndërhyrje e rrallë është realizuar ditën e dielë në spitalin Kirurgjikal në QSUT.
Ndërhyrja është bërë tek një 54-vjeçare ne tumor primar renal. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka falënderuar ekipin e kirurgjisë që arritën të realizonin me sukses këtë ndërhyrje pavarësisht shkallës shumë të lartë të vështirësisë.
“Një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT. Pas një operacioni tejet kompleks që zgjati plot 7 orë, pacientes 54 vjeçare me tumor primar renal, me përhapje masive në caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, mjekët i kanë shpëtuar jetën
Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi”, shkruan ministrja Manastirliu.
No comments:
Post a Comment