Në kuadër të përmirësimit të lehtësimit të masave anti-COVID, pas përmirësimit të situatës epidemologjike, nga sot (15 qershor) hyn në fuqi rregulli i ri, ku grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona.
Plani i lehtësimit të masave anti-COVID përfshin edhe heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme, ndërkohë që qëndron në fuqi detyrimi i mbajtjes së barrierës mbrojtëse në ambientet e mbyllura, si dhe në mjetet e transportit publik. Po ashtu, ora policore vazhdon të jetë në orën 23:00- 06:00.
Ndërsa klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika, sipas njoftimit, do të lejohet deri në orën 22:00.
Ndërkohë, nga data 1 korrik:
- Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.
No comments:
Post a Comment