Mbrëmjen e djeshme, në vendin tonë mbërritën 11.700 doza të vaksinës Pfizer, një donacion nga BE.
Luigi Soreca përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter shprehet se BE do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë në “luftën” me COVID-19 dhe do të dërgojë çdo javë doza të vaksinave.
“Skuadra evropiane do të ndihmojë shqiptarët në “luftën” me COVID-19 duke vazhduar me më shumë doza të vaksinës Pfizer çdo javë.
Ne do të kalojmë se bashku pandeminë!
Së bashku më të fortë!”, shkruan Soreca në Twitter.
Kujtojmë se ditën e djeshme përveç 11.700 dozave të vaksinës Pfizer të dhuruara nga BE, në vendin tonë mbërritën edhe 20 mijë doza të AstraZeneca, një donacion nga vendi fqinj, Greqia.
No comments:
Post a Comment