Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një foshnje vetëm 3 ditësh.
Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se kjo procedurë është zhvilluar për herë të parë në Shqipëri dhe ka rezultuar me sukses.
“Një ndërhyrje e rrallë në zemër tek një i porsalindur është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke i shpëtuar jetën Anrit të vogël.
Traspozicioni i arterieve të mëdha, ndërhyrja e komplikuar në zemër që kryhet në klinikat më të mira në Botë, është realizuar me sukses nga prof. Altin Veshti, prof. Arben Baboçi, dr, Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi.
Menjëherë pas lindjes është identifikuar patologjia e rrallë dhe për herë të parë është kryer procedura hemodinamike e Rashkind tek një fëmijë vetëm 3 ditësh, falë punës së jashtëzakonshme të dr. Aurel Demiraj, Albert Koja dhe ekipit të kardioanestezistëve, për të stabilizuar parametrat jetësor të Anrit të vogël. Pak ditë më vonë është kryer me sukses ndërhyrja e rrallë në zemër nga ekipi fantastik i Kardiokirurgjisë.
Super punë në ekip i stafeve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ekipit të Kardiologjiksë, të Kardiokirurgjisë dhe Pediatrisë në QSUT që i kanë dhënë një jetë të dytë Anrit.
Jetë të gjatë Anri!
No comments:
Post a Comment