Desara Çela
Me 20 Mars 2020, Shërbimi i Urgjencës Kirurgjikale u trasferua në Spitalin Universitar të Traumës. Ky transferim u bë për arsye që të lehtësoheshin kapacitetet e QSUT-së, dhe për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtoheshin në spitale jo për COVID-19.
Pas një viti, me datë 15.05.2021 me uljen e rasteve të personave të infektuar nga COVID-19, Shërbimi i Urgjencave Kirurgjikale u rikthye në QSUT pjesërisht vetëm me dy ditë në javë përkatësisht ditën e shtunë dhe ditën e dielë.
Sot, Shërbimi i Urgjencave Kirurgjikale është rikthyer përsëri ku ka qenë në QSUT 6 ditë të javës, ndërsa 1 ditë urgjencat kirurgjikale do të priten nga spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” përkatësisht çdo të mërkurë.
Me mbylljen e spitalit COVID-2 , spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ose ndryshe Sanatariumi i është rikthyer normalitetit.
No comments:
Post a Comment