Përshtati në shqip: Anxhela Cami
Rrathët e zinj poshtë syve përgjithësisht nuk janë shenjë e një problemi shëndetësor. Disa nga shkaqet më të zakonshme të rrathëve të zinj të syve janë: alergjitë, dermatiti atopik (ekzema), lodhja, ethet, gjenetika, plakja e lëkurës, ekspozimi në diell. Një tjetër shkak është edhe qarkullimi i dobët i gjakut në pjesët poshtë syve, duke shkaktuar hiperpigmentim.
E theksojmë që nuk kemi të bëjmë me një problem mjekësor, por gjithsesi në varësi të shkakut të shfaqjes së rrathëve të zinj poshtë syve, mjeku mund t’ju sugjerojë një krem për të lehtësuar sadopak simptomat dhe për të balancuar tonet e lëkurës.
Nëse vetëm njëri sy është më i ënjtur apo me ngjyrë më të errët dhe fillon të përkeqësohet me kalimin e kohës, bëni një kontroll tek mjeku.
Produktet shtëpiake gjithashtu japin rezultate shumë të mira në përmirësimin e gjendjes.
Disa trajtime që mund t’i bëni në shtëpi lehtësisht janë:
Bëni një trajtim me akull: Enët e zgjeruara të gjakut poshtë syve mund të çojnë në zhvillimin e rrathëve të zinj poshtë syve. Vendosni një kompresë të ftohtë, një qese me akull ose lugë çaji të ftohtë në pjesën poshtë syve, që ndihmojnë në ngushtimin e enëve dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Flini mjaftueshëm. Duke qenë se lëkura tek pjesa e syve është shumë e hollë, mund të errësohet lehtësisht nga lodhja për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm të enëve të gjakut. Të rriturit duhet të flenë të paktën 7-9 orë në ditë për një fytyrë sa më të freskët dhe rinore.
Jastëkët shtesë. Mbajeni kokën lart teksa flini në mënyrë që të përpiqeni të parandaloni ënjtjen e syve.
Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al
No comments:
Post a Comment