Bisedoi: Desara Çela
Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Ka dy lobe, të djathtë dhe të majtë, që i japin strukturës formën e fluturës. Hormonet e prodhuara nga kjo gjendër kontrollojnë metabolizmin e trupit dhe proceset me të cilat ai përdor energjinë si: rrahjet e zemrës, Sistemin nervor qendror dhe periferik, frymëmarrjen, peshën e trupit, muskujt, ciklin menstrual, temperaturën trupore, nivelet e kolesterolit dhe shumë të tjera. Anomalitë e funksionit të tiroides mund të përshpejtojnë ose të ngadalësojnë këto procese metabolike, të cilat mund të çojnë në një manifestim të gjerë simptomash, shpeshherë jo specifike.
Në një intervistë për gazetën “ Shëndeti Online” mjeku endokrinolog Dr. Dashamir Gjergji tregon më shumë për gjëndrën tiroide dhe rëndësinë e saj në organizëm.
Doktor, gjëndra tiroide sa e rëndësishme është për organizmin tonë?
Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe endokrine, e cila funksionon si organ endokrin. Kjo gjëndër prodhon dy hormonet bazë të cilat janë T3 dhe T4 të cilat i njeh edhe populli. Gjëndra e tiroides është e domosdoshme dhe po aq e rëndësishme për 1000 funksionet që ka në organizëm.
Cilat janë funksionet e gjëndrës tiroide?
Ka shumë funksione por ato bazë janë disa ku mund të them:
- Djegien e energjisë, ushqimet që ne konsumojmë i kthejmë në energji
- Ndihmon në rritjen e personit
- Ndihmon në pjekurinë seksuale tek njerëzit
- Ndihmon në maturinë e sistemit nervor dhe inteligjencën, përshpejtimin e procesit fiziologjik të trurit.
- Ka një rol shumë të rëndësishëm në imunitetin e njeriut.
- Ka rol për çdo gjë në organizëm sepse çdo qelizë është e varur nga tiroidja në një farë mase. Mjafton të themi që receptorët e gjëndrës tiroide janë thuajse në të gjitha qelizat e organizmit dhe ajo i jep veprim nëpërmjet hormoneve që shkojnë tek receptorët dhe mediatorët e qelizës në një proces të caktuar që ajo ka.
Cilët janë shkaktarët që çojnë në keqfunksionimin e tiroides?
Keqfunksionim do të thotë kur tiroidja çrregullon balancës e vet të prodhimit hormonal.
Kur prodhon më tepër quhet hipertireoza, ndërsa kur prodhon më pak quhet hipotireoza (pakica e jodit që e njeh dhe populli)
Shkaktarët janë të shumtë por mund të përmend disa:
- Traumat fizike
- Ndërhyrjet kirurgjikale
- Trajtimet me jod
- Ushqimet e këqija që njerëzit konsumojnë , që mund të ndikojnë negativisht tek tiroidja.
- Sëmundjet autoimune të tiroides ( kjo është kur imuniteti i njeriut e lufton tiroiden gabimisht , të themi e shkatërron atë) shkaqet se përse ndodh kjo gjë janë të shumta.
Veç sëmundjeve autoimune , kryesisht akuzohen edhe viruset. Pra, sa më shumë viruse të kalojë organizmi jonë aq më shumë modifikohet imuniteti dhe kur modifikohet imuniteti e njeh një organ apo një pjesë si të huaj dhe e lufton atë. Në vend që të jetë në harmoni organizmi e lufton atë.
Po virusi COVID-19 si ka ndikuar tek gjëndra tiroide?
Për virusin COVID-19 akoma nuk ka të dhënë për pasojat që ka dhënë në tiroide, por të sëmurët të cilët ishin të dis-balancuar në momentin që janë prekur nga virusi e kanë përjetuar më keq këtë sëmundje.
Sa e përhapur është kjo patologji në vendin tonë?
Shumë! Mbi 70% e shqiptarëve vuajnë me gjëndra tiroide, pra në një formë ose në një formë tjetër të tiroides ato vuajnë.
Cila është mosha që preket më shumë nga kjo sëmundje ?
Nga 0-100 vjeç sa jetojnë të gjithë janë të prekur. Preket më shumë mosha e tretë.
Por sëmundja e tiroides prek më shumë gjininë femërore në raport 4-5:1 me gjininë mashkullore.
Cila është arsyeja që kjo sëmundje ndodh më shumë tek gjinia femërore se sa tek ajo mashkullore?
Ka të bëjë më shumë me hormonet, raporti i tiroides me estrogjenin (hormonin femëror) dhe imunitetin që kanë. Femrat duke qenë që lindin fëmijë , 1 ose më shumë se 1 lindje, mbartin me vete një strukturë protonike tjetër siç është bebi dhe në një farë mase janë dy njësi imunitare të ndryshme që jetojnë në të njëjtin trup. Pas lindjes kemi një modifikim të caktuar të imunitetit që mund të bëhet shkak për të dhënë të tilla probleme .
Simptomat që ka kjo patologji?
Kur ka pakicë të jodit të sëmurët kanë disa simptoma si :
- Shtojnë në peshë
- Bëhen më dembelë
- Bëhen më pak të interesuar për botën , më pak të interesuar për ditën e tyre
- Bëhen depresiv , kanë mendime më negative për jetën , qajnë shpesh dhe emocinalisht janë më të dobët
- Nuk bien kollaj nga pesha
- Kanë një lodhje të fuqishme trupore etj.
Nëse kjo sëmundje nuk mjekohet fillojnë edhe simptoma tek organet e trupit si;
- Zemra ul ritmin e saj të funksionit. Fillon dhe vishet qesja(perikardi) e zemrës me ujë. Krijohen probleme me mushkëritë, veshkat dhe të gjithë organizmin në tërësi.
E kundërta ndodh kur ka tepricë të jodit dhe simptomat janë të ndryshme si ;
Nga tipa dembel si në rastin kur kishin mangësi të jodit, kthehen në hiperaktiv.
- Janë shumë të shpejtë në lëvizje
- Mendojnë shumë shpejt
- Nuk flenë shumë gjumë
- Kanë nxehtësi , djersisin
- Janë delirantë
- Nuk shtojnë në peshë
No comments:
Post a Comment