Përshtati në shqip: Anxhela Cami
Nëse po hani manaferra, arra apo salmon, jeni duke i bërë një nder të madh vetes dhe trurit. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ushqimet e yndyrshme, të skuqura dhe pijet me gaz. Ato janë një rrezik për gjendjen e humorit ose kujtesën, veçanërisht për njerëzit në moshë!
Yndyrnat e ngopura (margarina e ngrirë). Yndyrnat e ngopura mund të gjenden në shumë ushqime. Ashtu si vajrat pjesërisht të hidrogjenizuar, yndyrat e ngopura janë jashtëzakonisht të dëmshme për trurin tuaj. Një studim i fundit nga “Neurology” tregoi se ata që kishin nivele të larta të acidit elaidik kishin më shumë gjasa të zhvillonin humbjen e kujtesës.
Ushqimet e skuqura. Ushqimet e skuqura jo vetëm që janë të dëmshme për peshën e trupit, por ndikojnë edhe në shëndetin mendor. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë shumë ushqime të skuqura kanë mangësi në aftësinë e të nxënit, kujtesën, të menduarit dhe funksione të tjera të trurit. Sipas studimeve, të skuqurat nxisin inflamacionin.
Alkooli. Ekspertët sqarojnë se një gotë me verë të kuqe që pihet rrallë, është e shëndetshme për organizmin. Megjithatë, sasitë e tepruara të alkoolit mund të jenë toksike për strukturën dhe funksionet e trurit, pavarësisht moshës. Sa më shumë që pini, aq më shumë e vështirë do të jetë për të procesuar informacione të reja, apo të mbani mend detaje. Alkooli ndonjëherë ju bën të ndiheni konfuzë dhe të mërzitur.
Pijet e gazuara. Pijet e gazuara janë të mbushura me sheqer, përmbajnë fruktozë, që rrit rrezikun e sklerozës në tru. Sasitë e mëdha të sheqerit shkaktojnë dëmtime të mëdha nervore.
Buka e bardhë apo orizi. Buka e bardhë, orizi apo makaronat janë disa prej karbohidrateve që nuk duhet t’i hani me tepricë dhe të cilat duhen shmangur në të mirë të shëndetit mendor. Këto ushqime përthithen shumë shpejt në gjak duke rritur nivelin e sheqerit dhe insulinës. Studimet tregojnë gjithashtu se shumë karbohidratet e “rafinuara” mund të rrisin rrezikun e sëmundjes Alzheimer.
Burimi: WebMD / Shendeti.com.al
No comments:
Post a Comment