Recetë gatimi nga dietologia Blerina Bombaj: Sallatë me spinaq, patate të ëmbla dhe fasule
- 1 patate e ëmbël, e qëruar dhe prerë në kubikë
- 5 lugë vaj ulliri
- 1/2 lugë çaji piper i zi
- 1/4 lugë çaji kripë
- 1/2 kupë borzilok
- 3 lugë uthull molle
- 1 lugë qepë
- 2 lugë mustardë
- 10 kupa spinaq
- 425 gr. fasule
- 2 kupa laker
- 1 kupë spec
- 1/3 kupë arre hikori
Vendosni sobën të ngrohet në 220 gradë. Ndërkohë, në një tas të madh, vendosni patatet, 1 lugë vaj, 1/4 lugë çaji piper dhe 1/8 lugë çaji kripë. Kalojini në një tavë për pjekje dhe vendosini në furrë përreth 15-18 minuta, derisa të jenë zbutur. Lërini të ftohen për 10 minuta.
Nga ana tjetër, vendosni në mikser, borzilokun, vajin, uthullën, qepën, mustardën dhe piperin e kripën e mbetur. Kalojini më pas tek tasi. Shtoni spinaqin, fasulet, specin, lakrën, arrat dhe patatet e ftohura.
No comments:
Post a Comment