Monday, June 21, 2021

Covid-19 në Shqipëri/ Një viktimë dhe një rast i ri në 24 orët e fundit

Vetëm një rast i ri dhe një humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi.
Ky ka qenë bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë.
NJOFTIMI
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.
Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Testime totale 777, 492
Raste pozitive 132,491
Raste të shëruara 129,929
Raste Aktive 107
Humbje jete 2,455

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1542

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 36
Tiranë 31
Durrës 11
Berat 8
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Kukës 2
Gjirokastër 1
Korçë 1
Fier 1

 

 

 

 

No comments:

Post a Comment