Transparenca është një nga parimet bazë të ligjit për prokurimet publike në Shqipëri. Për rrjedhojë, ofrimi i informacionit për përdorimin e parave publike në shëndetësi dhe arsim duhet të jetë tashmë një praktikë e konsoliduar dhe treguese e funksionimit të ligjit në Shqipëri, dhe jo të arrijë në kushtet e betejave ligjore.
Shoqata “Together for Life” dhe Qendra për Arsim Cilësor, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur, përgjatë vitit 2020 kryen monitorimin e procedurave të prokurimit publik për tre spitale universitare dhe tre institucione arsimore. Në fund u hartua një Analizë e Procedurave të Prokurimit Publik, e cila mori për bazë monitorimet e kryera dhe doli me konkluzione si më poshtë:
- Komisioni i Prokurimit Publik u krijua me qëllimin për të koordinuar sistemin e prokurimit publik në Shqipëri, me traditat ligjore të Bashkimit Evropian. Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë në fushën e prokurimeve, që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj duke mbajtur parasysh, përveç parimeve të përgjithshme të përmendura në nenin 2, të këtij ligji edhe parimet e mëposhtme: paanshmërinë në shqyrtimin e ankesave, qëndrueshmërinë në vendimmarrje, ligjshmërinë, shpejtësinë dhe efiçencën, eksesin, karakterin publik, si edhe parimin e kontradiktoritetit.
Ky funksion i këtij institucioni nuk rezulton të jetë ushtruar nga anëtarët e tij përsa kohë procedurat kanë përfunduar ose me kualifikimin e vlerës së më të lartë ose me skualifikimin e të gjithë operatorëve ekonomike pjesmëmarrës duke arritur po kështu tek i njëjti përfundim.
- Një tjetër problematikë e rëndësishme është ajo e zgjatjes së afateve gjatë shqyrtimit të procedurave nga ana e KPP. Edhe KLSH në raportin e vitit 2020 në lidhje me veprimtarinë e KPP konstaton se: “Për periudhën 1 janar 2019 deri më 30.09. 2019 kemi këto statistika: “Sa sipër, përgjatë kësaj periudhe janë paraqitur gjithsej 823 ankesa, nga të cilat:
- 264 ose 32% janë shqyrtuar jashtë afatit të përcaktuar në nenin 63 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” dhe nenit 22 të Vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik nr.596, datë 12.09.2018 “Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimit të Komisionit të Prokurimit Publik”.
- Ndërsa 559 ose 68% e tyre janë shqyrtuar brenda afatit ligjor.
Për sa u trajtua më sipër për mos respektimin e afateve të vendimmarrjeve të KPP, dolëm në konkluzionin se:
- Shqyrtimi i ankesave jashtë afatit sidomos numri i lartë në vitin 2018, i cili është raportuar edhe nga vetë KPP në Kuvendin e Shqipërisë, ka ardhur për shkak se institucioni ka qenë në procesin e konstituimit për shkak të kalimit në institucion të pavarur dhe u krijuar një vakum kohor;
- Shtimi i rasteve të ankesave gjate vitit 2017, 2018 dhe 2019 të krahasuara me vitet e mëparshme;
- Shkak tjetër është ardhja me vonesë e informacionit dhe dokumentacionit të autoritetit kontraktor; dosjet kanë qenë problematike, voluminoze apo të komplikuara që kanë dashur marrjen e informacionit të duhur edhe nga organe të tjera kompetente – verifikime në organet që I kanë lëshuar dokumentet, ballafaqime etj. Megjithëse, ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 në nenin 72 përcakton edhe penalitete për autoritetet kontraktore në raste të vonesave të dërgimit të dokumentacionit të kërkuar nga KPP, në asnjë raste KPP nuk ka kërkuar pranë APP marrjen e masave për vendosjen e panaliteteve.
- Gjithashtu shkak tjetër objektiv për vonesat në shqyrtimin e ankesave brenda afatit është numri i pamjaftueshëm i burimeve njerëzore. Konkretisht: Struktura dhe organika e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2017 është miratuar në total me 30 punonjës, ku Sektori i Shqyrtimit të Ankesave, përbëhej nga 15 punonjës: 1 Përgjegjës Sektori dhe 14 Inspektorë, nga të cilët Përgjegjës Sektori dhe 5 pozicione inspektorë kanë qenë vakante (6 pozicione gjithsej)”.
- Gjithashtu një element tjetër me rëndësi është edhe vendosja në shumicën e këtyre procedurave të Red Flag nga ana e Open Procurement ku nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar.
Vlen të theksohet se korrupsioni është një element shumë specifik dhe është detyrë e institucioneve të specializuara si Prokuroria dhe me pak Gjykata që të japin vendime ne lidhje me procedurat korruptive. Roli i ekspertëve dhe i shoqërisë civile është vendimtar në këto procedura për të rritur llogaridhënien dhe tranparencën nga ana e institucioneve përkatëse e për të siguruar manaxhimin e mirë të fondeve publike në interest të gjithë shoqërisë.
No comments:
Post a Comment