Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19, ndërsa sërish nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.
Janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë, ndërsa rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (10 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,648
Testime totale 748,916
Raste pozitive 132,426
Raste të shëruara 129,785
Raste Aktive 189
Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 57
Tiranë 50
Berat 28
Elbasan 14
Lezhë 12
Korçë 10
Durrës 4
Fier 4
Gjirokastër 3
Dibër 3
Kukës 2
Vlorë 2
No comments:
Post a Comment