Mbërritja e 100 mijë dozave Coronavac në fundjavë ka bërë që të ulet edhe mosha e vaksinimit në Shqipëri.
Tanimë mund të vaksinohen personat 50 deri 59 vjeç, por prioritet kanë ata që kanë disa diagnoza.
Qytetarë të kësaj fashe moshe duhet të aplikojnë ne e-albania për të prenotuar datën e vaksinimit.
Do të jetë mjeku i familjes ai që njofton për vendin dhe orën e vaksinimit.
Këtë të hënë pritet të vijnë edhe 11 mijë vaksina të Pfizer. Ndërkohë që, në vendin tonë kanë mbërritur gjithsej 1 milion e 67 mijë vaksina, nga të cilat pjesa më e madhe janë vaksinuar me dozë të parë dhe vetëm 365 mijë qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
No comments:
Post a Comment