Wednesday, June 16, 2021

Recetë gatimi: Pulë me salcë soje dhe kikirikë

Recetë gatimi nga dietologia Blerina Bombaj: Pulë me salcë soje dhe kikirikë 

Përbërësit

  • 3 lugë salcë soje me pak kripë
  • 3 lugë verë e bardhë
  • 1 thelpi hudher, te grre
  • 2 lugë çaji niseshte
  • 1/4 lugë çaji piper të zi
  • 1 lugë çaji sheqer kaf
  • 2 lugë vaj kikiriku
  • 2 rrënjë selinoje, të prera
  • 1/2 kupë kikirikë
  • 1 qepë e njomë e grirë
Përgatitja:
Në një tas vendosni 1 lugë salcë soje, 1 lugë vere të bardhë, hudhrën dhe 1 lugë çaji niseshte. Ngjyeni pulën në të.
Në një tas tjetër vendosni 2 lugë salcë soje, 2 lugë vere të bardhë, sheqer, piper të kuq, 1 lugë çaji niseshte dhe 2 lugë ujë.
Në një tigan ngrohni vajin në zjarr të lartë. Kavërdisni pulën për 1-2 minuta, derisa të gatuhet. Vendosni pulën në anë të tiganit dhe shtoni përbërjen e mbetur të salcës. Lëreni të ziejë.
Shtoni selinon dhe kikirikët. Përziejeni derisa të jetë ngrohur e gjitha dhe hiqeni më pas nga zjarri. Në fund, spërkasni qepën e njomë.

No comments:

Post a Comment