Përshtati në shqip: Anxhela Cami
Kur kurseni kremin e diellit (natyrisht pa dashje) dhe përfundoni duke u djegur, ka shumë mundësi që të përdorni xhel aloe vera për të qetësuar lëkurën e djegur.
Aloe vera është një bimë e ngjashme me kaktusin, e njohur për vetitë e saj shëruese dhe medicinale. Ajo është përdorur për shekuj me radhë për të kuruar probleme të shumta shëndetësore. Xheli që gjendet brenda degëve të bimës përdoret për të trajtuar problemet e lëkurës, plagët, djegiet dhe infeksionet. Por në rastet që përdoret si pije, ajo ka ndikim pozitiv për tretjen dhe veshkat.
Ndihmon në shkëlqimin e lëkurës. Të gjithë kemi dëgjuar për mrekullitë që bën uji mineral në makeup, por ju mund të mos e dini se aloe vera përmban 10 prej mineraleve më të fuqishme që i duhen lëkurës. Mineralet kyçe si kalciumi, kromi, bakri, hekuri, magnezi, mangani, fosfori, natriumi dhe zinku gjenden te bima e aloe verës. Ndaj përdoreni këtë të fundit për të pastruar fytyrën, në mënyrë që të dukeni përherë të reja dhe me lëkurë të shkëlqyeshme.
Lehtëson djegiet nga dielli. Aloe vera ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të djegieve, përfshirë edhe djegien nga dielli. Disa substanca të aloe verës lehtësojnë ënjtjet dhe përshpejtojnë procesin e shërimit, ndërsa disa të tjera ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës. Megjithatë duhet të konsultoheni paraprakisht me mjekun nëse:
- Keni djegie të rënda
- Nëse pjesa e djegur ju është infektuar
- Nëse pjesa e djegur merr shumë kohë për t’u shëruar
Xheli i aloe vera ka një efekt mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Në vitin 1959, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi përdorimin e vajrave me aloe vera si një ilaç pa recetë për shërimin e djegies në lëkurë.
Ndihmon në tretje. Aloe vera përmban tetë lloje të ndryshme enzimash që bëjnë mrekulli për tretjen. Veçanërisht, enzimat që ndodhen tek aloe vera ndihmojnë në copëtimin e sheqerit dhe yndyrave, të cilat shkaktojnë probleme në tretje.
Forcon sistemin imunitar. Aloe vera ka veti antivirale dhe anti-inflamatore që përshpejtojnë shërimin dhe zvogëlojnë dhimbjen e lidhur me ftohjet – ose ndonjë plagë në gojë. Aminoacidet dhe vitamina B1, vitamina B2, vitamina B6 dhe vitamina C janë gjithashtu jashtëzakonisht të dobishme. Një nga përfitimet e vitaminës B6, për shembull, është aftësia e saj për të vepruar si një trajtim natyral i dhimbjes dhe për të krijuar antitrupa që sistemi ynë imunitar përdor për të na mbrojtur.
Aloe Vera për flokët. Aloe vera është një trajtim i shkëlqyeshëm natyral për flokët e thatë dhe heqjen e zbokthit. Ka veti ushqyese, vitaminat dhe mineralet që janë të pranishme në bimë i mbajnë flokët të fortë dhe të shëndetshëm.
No comments:
Post a Comment