Tuesday, March 31, 2020

Ndërrojnë jetë 2 pacientë të tjerë me COVID-19, shkon në 15 numri i viktimave

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, të konfirmuar me COVID-19.
Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Mjekja shqiptare në Gjermani: Mënyra më e mirë e trajtimit të këtij virusi është izolimi në banesa

Në një lidhje direkte për Abc News, mjekja shqiptare Aurora Meta Dollemberg foli për situatën e koronavirusit. Mjekja u ndal fillimisht duke treguar se si po menaxhohet Covid-19 në shtetin gjerman.

Mjekja këshilloi se mënyra më e mirë e trajtimit të këtij virusi është izolimi në banesa. Ndërkaq, sa u takon rregullave që janë marrë në Gjermani, ajo tha se nuk ka kufizime në orare ashtu sikurse është bërë në Shqipëri dhe vende të tjera,  por ka një ndërgjegjësim të madh të qytetarëve për të respektuar rregullat.

Ndërkohë ajo tha se piku do të arrihet më 2 javët në vijim, ndërsa ulja totale të infeksionit do të ndodhë në fund të majit.

Intervista e plotë:

Mjekja: Ne presim që në ditët të vijim të vazhdojë tendenca e rritjes së të infektuarve. Por pikun e parashikojë në 2 javët që vjen dhe në fund të majit të ketë një ulje totale. Përqindja e vdekjes është 5%. Nëse ne gripin e zakonshëm është 1% në Gjermani. Gjermania mbahet në Evropë së e ka nën kontroll virusin edhe këtu dita ditës po ndihet presioni prej rrezikut.

Gazetarja: Izolimi mbetet më i mirë. Gjermania qëndron vetëm te distancimi social, është e vetmja masë që është marrë?

Mjekja: Ato profesione që mund të punojnë nga shtëpia janë izoluar. Vetëm ne si mjekë janë të detyruar të dalin. Edhe pse po kërkohet shumë për një medikament nuk kemi akoma një trajtim që mund të heqë izolimin.

Gazetarja: Si i trajtoni ju pacientët e infektuar?

Mjekja: Deri tani kemi bërë vetëm një trajtim me virostatikët. Deri tani nuk kemi gjetur një trajtim specifik, por vetëm frenues.

Gazetarja: Si funksionon në Gjermani me rastet e qytetarëve? Në Shqipëri nuk paraqitet në spital, por duhet të telefonojnë 127 dhe më pas janë mjekët që i orientojnë apo marrin ata që janë më të rrezikuar. Si funksion në Gjermani, qytetarët që kanë dyshime paraqiten në spital, apo te mjekui familjes?

Mjekja: Mënyra që po bëhet në Shqipëri është e saktë. Edhe ne në mënyrë të ngjashme po veprojmë këtu. Pacientët janë të lutur që të qëndrojnë në shtëpi, në rast se ka dyshime ata janë të lutur që të shkojnë tek zyrat e shëndetit publik, të telefonojnë dhe shkon ekipi me ambulancë te pacienti. Nuk janë të lejuar të shkojnë në klinika.

Gazetarja: Është thënë se në Gjermani janë testuar mjekët, është e vërtetë dhe a jeni testuar ju?

Mjekja: Jo në landin ku jetoj unë nuk është përhapur në mënyrë masive. Këtu jemi më pak fleksibël. Pjesa tjetër e personelit që kanë qenë në kontakt nuk janë vizituar. Kapacitete edhe për Gjermaninë janë të kufizuara edhe për izolimin e stafit mjekësor apo testimin.

Gazetarja: Masat që janë marrë në Gjermani, janë të përgjithshme apo të specifikuara sipas landeve?

Mjekja: Variacionet nga një land në tjetrin janë minimale. Në spitalin ku unë punoj janë tre infermiere të cilat janë pozitive dhe atyre nuk u lejohet të shkojnë në shtëpi dhe të izolohen. Përkundrazi kemi edhe mungesë personeli, atyre u është lutur që të punojnë në repartin e pozitivëve.

Gazetarja: Nuk përbën rrezik që infermierët mund ta përhapin atë, ndërsa nuk janë të izoluar?

Mjekja: Reziku është, por kufizimi është bërë vetëm për repartin e pacientëve të infektuar.Nuk ju lejohet të punojnë për të gjitha repartet.

Gazetarja: Mund të themi se Gjermania ka marrë masa drastike për ta menaxhuar përhapjen? Janë masa të forta në Gjermani?

Mjekja: Masat janë të forta por edhe popullsia është po aq korrekte në zbatimin e masave. Këtu nuk vihen gjoba nëse dikush kapet në rrugë. Është një bashkëpunim i gjithanshëm.

Gazetarja: Mund të ndalemi pak tek rregullat që janë marrë në Gjermani?

Mjekja: është lejuar që të gjithë punonjësit të punojnë nga shtëpia. Në supermarkete ruhet distanca. Janë mbyllur të gjitha shkollat, institucionet publike. Janë mbyllur edhe azilet dhe spitalet e vogla.

Gazetarja: Sa i përket transportit publik vijon normalisht?

Mjekja: Po edhe autobusët vijojnë, janë të lutur njerëzit që të mos futen më shumë se 10 veta në autobus.

Gazetarja: Nuk ka as kufizime në orare?

Mjekja: Nuk e kemi këtë kufizim, dalim paradite dhe pasdite.

Gazetarja: Përse Italia përfundoi në  këtë gjendje?

Mjekja: Që në hapat e para u bënë gabime të rënda. Ata pacientë që ishin pozitiv u pranuan në spitale të mëdha. U infektuan personeli mjekësor dhe ata ua përhapën të sëmurëve rëndë.

Gazetarja: Një këshillë për shqiptarët në Shqipëri?

Mjekja: Ka qenë prej javës dhe mbetet rregulli bazë qëndrimi në shtëpi. Testimi masiv nuk sjell asgjë, ne mundemi vetëm ta parandalojmë duke u izoluar.

Rreth 38 mijë persona të vdekur/ Koronavirusi me shifra të frikshme, mbi 800 mijë të infektuar në botë

Shifrat e të infektuarve me koronavirus në botë vijon të rriten në mënyrë të frikshme. Deri tani numri i të prekurve i ka kaluar 800 mijë. Sipas të dhënave të ‘Johns Hopkins University’ të infektuarit janë 37.878 ndërsa ata që kanë humbur në jetën janë 37.878 persona.

Po ashtu ka edhe lajme të mirë sepse edhe të shëruarit janë rritur duke shkuar në 166.768 persona. Për sa i përket të infektuarve vendin e parë e ka SHBA me 164.610, e ndjekur nga Italia 101.739 të infektuar dhe Spanja 87 956.

Ndërsa sipas OBSH-së nëse rritja e të infektuarve me koronavirus ecën me këto ritme në mesin e kësaj javë do të ketë arrit 1 milion të infektuar në të gjithë botën.

Epidemiologu Alimehmeti: Përdorimi i maskës në komunitet

Nga Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik

Si rrjedhojë e debatit konstant mbi përdorimin e maskave nga popullata, po ju vë në dukje rekomandimet e përdorimit të maskave në shtetet me eksperiencën më të lartë me COVID-19.

Siç mund të shihet më poshtë, asnjë vend nuk rekomandon përdorimin e maskave në ambiente të hapura nëse nuk je vetë i sëmurë apo nuk ke një profesion për shkak të të cilit mund të jesh shpesh në kontakt me shumë njerëz apo me persona të infektuar.

Materiali është përkthyer gërmë më gërmë nga artikulli “Rational use of face masks in the COVID-19 pandemic” publikuar në Lancet më datë 20 Mars 2020.

Rekomandimet mbi përdorimin e maskës në komunitet:

OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë):
• Nëse je i shëndetshëm, ke nevojë për maskë vetëm nëse po kujdesesh për një person të dyshuar për infeksion nga SARS-CoV-2.

Gjermania:
• Nuk ka mjaftueshëm të dhëna që të provojnë se mbajtja e maskës kirurgjikale redukton ndjeshëm riskun e një personi të shëndetshëm për t’u infektuar gjatë mbajtjes së maskës.
• Sipas OBSH-së, mbajtja e maskës në situata ku nuk rekomandohen maskat mund të krijojë një ndjesi sigurie false dhe mund të çojë drejt neglizhimit të masave themelore të higjienës, si higjiena e përshtatshme e duarve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
• Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që personat që janë të shëndetshëm të mos mbajnë maskë (as respirator) për mbrojtje nga sëmundjet respiratore, duke përfshire COVID-19.
• US Surgeon General i kërkoi popullatës në Twitter që të mos blejnë maska fytyre.

Mbretëria e Bashkuar:
• Maskat e fytyrës luajnë një rol shumë të rëndësishëm në vende si spitalet, por ka shumë pak evidenca në favor të të mirave që mund të sjellë përdorimi i tyre nga popullata.

Kina:
• Personat me risk shumë të ulët infeksioni: nuk duhet të mbajnë maskë ose mund të mbajnë një maskë jomjekësore (si maskat prej nape). (Personat që rrinë kryesisht në shtëpi, që bëjnë aktivitete jashtë shtëpisë, ose që punojnë apo studiojnë në ambiente të ajrosura mirë).
• Personat me risk të ulët infeksioni: maskë njëpërdorimshme. (Personat që qëndrojnë në zona me dendësi të lartë njerëzish (supermarket, qendra tregtare), që punojnë në ambiente të mbyllura, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor në qendra spitalore (jo për arsye infektive), dhe gjatë grumbullimeve të fëmijëve me moshë 3–6 vjeç dhe të nxënësve të shkollave).
• Personat me risk të moderuar infeksioni: maskë kirurgjikale ose maskë njëpërdorimshe për përdorim mjekësor. (Personat që punojnë në zona me dendësi të lartë njerëzish (spitale, stacione treni, etj.), ata që kanë qenë ose jetojnë me dikë që është në karantinë, dhe stafi administrativ, i policisë, i sigurisë dhe korrierët që për arsye pune mund të jenë në kontakt me COVID-19).

Hong Kongu:
• Maskat kirurgjikale mund të parandalojnë transmetimin e viruseve respiratore nga personat që janë të sëmurë. Është thelbësore që personat me simptoma të sëmundjes (edhe kur janë simptoma të lehta) të mbajnë një maskë kirurgjikale.
• Maskë kirurgjikale gjatë transportit publik ose në vendet me dendësi të lartë personash. Është e rëndësishme që të vihet maska në mënyrën e duhur dhe të higjienizohen mirë duart përpara vendosjes dhe pas heqjes së maskës.

Singapori:
• Mbani maskë nëse keni simptoma respiratore, si kollë ose rrufë.

Japonia:
• Efektiviteti i mbajtjes së maskës për të mbrojtur veten nga marrja e viruseve mendohet se është e kufizuar.
• Nëse mbani një maskë fytyre në vende të mbyllura, me ajër të ndenjur, maska mund t’ju ndihmojë të ndaloni spërklat e nxjerrë nga njerëzit e tjerë.
• Maska e fytyrës nuk është shumë eficiente nëse ndodheni në ambient të hapur.

Cilat janë opsionet e trajtimit për COVID-19 (përfshirë barna, vaksina, terapi)?

Përgatiti dhe përshtati në shqip:
Dr. Erisela Dino, Specilaiste e Shëndetit Publik

Burimi: WHO 2020 (Organizata Botërore e Shëndetësisë)

A janë antibiotikët të efektshëm në parandalimin ose trajtimin e COVID-19?

Jo. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, ato funksionojne vetëm në infeksione bakteriale. COVID-19 shkaktohet nga një virus, kështu që antibiotikët nuk funksionojnë. Antibiotikët nuk duhet të përdoren si një mjet për parandalimin ose trajtimin e COVID-19. Ato duhet të përdoren vetëm siç udhëzohet nga një mjek për të trajtuar një infeksion bakterial.

A ka barna ose terapi që mund të parandalojë ose kurojë COVID-19?

Ndërsa disa mjekime tradicionale ose shtëpiake mund të ofrojnë rehati dhe lehtësim të simptomave të COVID-19, nuk ka asnjë provë që mjekësia aktuale mund të parandalojë ose shërojë sëmundjen. OBSH nuk rekomandon vetë-mjekimin me ndonjë mjekim, përfshirë antibiotikë, si një parandalim ose kurë për COVID-19. Sidoqoftë, ekzistojnë disa prova klinike në vazhdim që përfshijnë barna perëndimore dhe ato tradicionale. OBSH do të vazhdojë të sigurojë informacione të perditesuara sa më shpejt që të jenë në dispozicion gjetjet klinike.

A ka një vaksinë, barna ose trajtim për COVID-19?

Jo. Akoma deri më tani, nuk ka asnjë vaksinë dhe asnjë ilaç specifik antiviral për të parandaluar ose trajtuar COVID-2019. Sidoqoftë, të prekurit duhet të kujdesen për të lehtësuar simptomat. Njerëzit me sëmundje serioze duhet të shtrohen në spital. Shumica e pacientëve shërohen falë kujdesit mbështetës.

Vaksinat e mundshme dhe disa trajtime specifike të barnave janë nën hetim. Ata po testohen përmes provave klinike. OBSH po bashkërendon përpjekjet për të zhvilluar vaksina dhe mjekime për të parandaluar dhe trajtuar COVID-19.

Mënyrat më efektive për të mbrojtur veten dhe të tjerët kundër COVID-19 janë larja e shpeshtë e duarve, kollitja ne kendin e bërrylit ose perdorimi i shamise dhe mbajtja e një distancë prej të paktën 1 metër (3 këmbë) nga njerëzit që kolliten ose tështijnë.

Eksperti i OBSH-së: Lufta me virusin, luftë në llogore që do të përfundojë në qershor

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të Italisë, Walter Ricciardi i ftuar në RAI 3 foli për ndërprerjen e mundshme të krizës në Apenine, raporton Vocecontrocorrente. ”Viruset në histori kanë qenë gjithmonë humbës. Ne me siguri do të fitojmë, por do të jetë një luftë në llogore që do të përfundojë në qershor”, shprehet zyrtari.

Ricciardi gjithashtu shprehu shqetësimin për shpërnguljen masive të popullatës:

“Në krahasim me ato që kanë ndodhur ditët e fundit, me lëvizjen e njerëzve nga veriu në Italinë e jugut dhe tubimet e çmendura në vendet e jetës së natës, unë mendoj se do të paguajmë pasojat javën tjetër, kur të përfundojë periudha e inkubacionit të viruseve. Unë jam veçanërisht i shqetësuar për Romën dhe Napolin”, shtoi Ricciardi.

Profesori Ricciardi nxiti që alarmet dhe emergjencat e koronavirusit në Itali duhet të vendosen në vendin e duhur.

“Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë virus, por duhet të kemi një qasje të ndryshme ndaj sëmundjes së shkaktuar nga korona. Nga 100 persona që infektohen me koronavirus, 80 shërohen spontanisht, ndërsa 15 përqind kanë probleme më serioze për shtrimin në spital dhe pesë përqind probleme të rënda “, tha Ricciardi, i cili theksoi se në një numër të vogël të pacientëve vetëm rreth 2 përqind iu vinte vdekja nga koronavirusi, dhe se në shumicën e rasteve patologjitë e tjera ishin duke vazhduar, ndërsa COCVID-19 ishte vetëm një shkak shtesë.

Infermierja shqiptare del në faqen e parë të gazetës italiane, krah tre të tjerave në luftë me Covid-19

Një infermiere shqiptare, Ornela, dhe tre kolege të saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia, ishin sot në faqen e parë të gazetës italiane, “La Republica”.

E përditshmja i kushtoi një artikull të gjatë plot tone falenderimi vendeve të ndryshme që janë sensibilizuar nga situata e rëndë e Italisë ku pandemia e COVID 19, ka marrë deri tani mbi 10.000 jetë njerëzish.

“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: të ndihmojnë pacientet e COVID-19 në spitalin e Cremonës. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela, Iolanda dhe Chiara”,- shkruan “La Repubblica”. Edhe pse jemi në mesin e pandemisë, e nevojat për personel mjekësor janë të mëdha edhe këtu, Shqipëria dërgoi në shenjë solidariteti këtë fundjavë 30 infermierë dhe mjekë në Brescia, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi.

Gjesti u vlerësua shumë në Itali, si nga figura të politikës, ashtu dhe nga njerëz të medias. Gjatë një interviste live që zhvilloi në kanalin Italian Rai 3, kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatorja Serena Bortone nëse ishte e vërtetë se shumë prej mjekëve dhe infermierëve që ishin nisur drejt Italisë, nuk e kanë marrë lejen e prindërve. Rama e konfirmoi një gjë të tillë, dhe mori prej saj përvec falenderimeve e mirënjohjes, edhe garancinë se do të kujdesen shumë për ta dhe se do t`ia shpërblejnë Shqipërisë këtë ndihmë.

Shënohet viktima më e re nga COVID 19 në Evropë, humb jetën 12 vjeçarja

Një 12 vjeçare është viktima më e re në Evropë që ka humbur jetën nga koronavirusi.

Vajza adoleshente ka ndërruar jetë në një spital në Belgjikë, duke u bërë dhe një ndër viktimat më të reja në botë që humb jetën nga COVID 19.

Vdekja e saj vjen pas asaj të një djali 14-vjeçar që humbi jetën të dielën në mëngjes pasi u diagnostikua me Covid-19 pranë Porto në Portugali.

Ndërsa të mërkurën e kaluar një vajzë 16-vjeçare vdiq në një spital për fëmijë në Paris, ku po kurohej për koronavirus, ndërkohë në viktima më e re në Birtani është një 18 vjeçar.

Mosha mesatare e viktimave me COVID-19 në Shqipëri, raporti mes burrave dhe grave, sëmundjet shoqëruese më të shpeshta

Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ku vetëm në orët e fundit kanë ndërruar jetë dy persona.

Derimë tani në vendin tonë kanë vdekur si pasojë e Covid 19, dhe sëmundjeve të tjera shoqëruese 5 gra, dhe 8 burra, me mosha dhe gjeografi të ndryshme.

Mosha mesatare e viktimave në vendin tonë është 68.1 vjeç, dhe në pothuajse të gjitha rastet, personat që humbasin jetën kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese, veçanërisht hipertensionin.

Zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, është thënë se për dy raste, viktimat kishin shfaqur përmirësime nga koronavirusi, por kishin humbur jetën si pasojë e infarktit në zemër.

Viktimat Mosha-gjeografia Sëmundje shoqëruese
1  73-vjeçe, Durrës Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass
2 66-vjeç, Lushnje Insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
3 71-vjeç, Kuçovë Kancer mushkërie, diabet apo hipertension
4 43-vjeç, Kavajë Obeziteti
5 49-vjeç, Pukë Diabeti
6 71-vjeçe, Tiranë Hipertensioni
7 85-vjeçe,  Tirana Vuante nga sëmundje kronike (nuk specifikohen)
8 66-vjeç nga Fieri Pësoi infrakt, vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale
9 72 vjeçe, Vlora Hipertensioni
10 67 vjeç, Tirana Hipertensioni
11 79 vjeç, Tirana Pësoi infarkt kardiak
12 82-vjeçe, Tirana Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale)
13 62-vjeç, Durrës Me sëmundje shoqëruese, nuk specifikohen

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 243 raste pozitive me koronavirus, 52 prej të cilëve janë konfirmuar të shëruar, dhe 13 kanë humbur jetën

MSH njofton se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Kosovë/ Dy raste të reja me COVID-19, 108 persona në total

Dy persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë duke e çuar numrin total në 108.

Është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike Kosovë që njoftoi mëngjesin e sotëm, ku prej 24 testimeve të kryera, 2 prej tyre rezultuan pozitiv.

Njëri prej pacientëve është nga Gjakova, ku është një kontakt i dy pacientëve të infektuar më parë.

Ndërsa pacienti i dytë i infektuar është nga Prizreni, ku dyshohet të jetë infektuar jashtë shtetit.

IKShPK deklaron se është në mbikëqyrje të të gjithë kontakteve të personave të infektuar.

Mjeku Erion Dasho: Virusi po na kujton disa masa të cilat gjyshë/stërgjyshërit i kanë ditur dhe na i kanë thënë prej shumë vitesh

Nga Erion Dasho, Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt

Në fakt, virusi i sotëm nuk po bën gjë tjetër veçse na kujton disa masa të cilat gjyshë/stërgjyshërit i kanë ditur dhe na i kanë thënë prej shumë vitesh:

1. Lani duart! Kujdes kur kolliteni dhe tështini! Mos pështyni përtokë!

2. Kur sëmureni, izolohuni dhe rrini në shtrat! Kështu i jepni organizmit mundësi të mbledhë forcat dhe të luftojë sëmundjen dhe mbroni të tjerët nga ekspozimi.

3. Kur vuani nga një sëmundje kronike apo për shkak të moshës, organizmi nuk është aq i fortë si dikur, kur keni qënë i ri dhe i shëndetshëm. Kujdesuni akoma më shumë për veten! Të moshuarit dhe personat e prekur nga sëmundje kronike, çdo sëmundje e kalojnë më rëndë se të tjerët, jo vetëm koronavirusin.

4. Mbani distancë nga të tjerët, si për arsye sociale ashtu edhe për arsye etike! Mos rri pas qafës së dikujt në radhë dhe mos shty për të dalë i pari në krye të një radhe. Mos u grumbulloni vend e pa vend! Në kohë epidemish shmangni grumbullimet e panevojshme (kinema, sport, koncert, etj.) Besimi fetar është një e drejtë e shenjtë e kujtdo, por në kohë epidemish, edhe frekuentimi i institucioneve fetare mund dhe duhet të rishikohet.

5. Gatuani dhe konsumoni ushqime të gatuara vetë! Shmangni ushqimet e shpejta! Gatimi në familje kërkon kohë por është më i shëndetshëm se gatimi në çdo restorant që ju premton “ushqim të shëndetshëm”, “ushqim me pak kalori” apo “ushqim bio”.

6. Mbi të gjitha! Shpenzoni më tepër kohë me familjen dhe fëmijët! Puna, shoqëria dhe jeta sociale është e rëndësishme, por familja duhet të vijë gjithmonë e para. Një miku im mjek i famshëm më tha njëherë: Kur pyes personat që jane duke vdekur se çfarë u ka mbetur pishman nga jeta, mbi 90% përgjigjen “Që nuk kam kaluar më tepër kohë me familjen”.

Sot ekziston një frikë se jeta pas epdemisë COVID-19 nuk do të jetë e njëjta. Nëse kjo do të thotë se do të nisim të respektojmë sa më lart, atëherë jeta pas koronovirusit pa diskutim do të jetë më e këndshme.

Ministria e Shëndetësisë: 20 raste të reja me COVID-19, shkon në 13 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se janë shënuar 20 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që ka shkuar në 13 numri i viktimave.

Vijon…

Pas Bratajt dhe Camit, infektohet personi i tretë nga Task-Forca për Koronavirusin

Një tjetër përfaqësues i Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi.

Mësohet se nga virusi është infektuar mjeku Andi Koraqi, i cili është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.

Kujtojmë se i pari zyrtar i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Më pas një tjetër përfaqesuese e Task Forcës së MSH, Mirela Cami, rezultoi e prekur nga koronavurisi dhe me këtë rast të sotëm, numri i të prekurve shkon në 3.

 

Koronavirusi në Shqipëri, 8 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë në orët e vona të së hënës se, 8 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Deri tani, janë shëruar 52 persona në vendin tonë.

Në total, janë prekur 223 persona, nga të cilët 12 kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit ishte një 82-vjeçare nga Tirana. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

Genc Sulçebe: Si ndikon vaksina e turbekulozit ndaj koronaviruist?

Imunologu Genc Sulçebe ka folur në emisionin “Opinion” për situatën e krijuar nga koronavirusi. Sulçebe është shprehur se koronavirusi në Shqipëri do të arrijë maksimumin në fund të muajit të prill dhe në qershor do vijojë të ulen rastet e reja.

Imunologu foli dhe për vaksinën e turbekulozit, i cili tha se ka hipoteza se ka një ndikim indirekt ndaj koronavirusit, por kjo gjë duhet të konfirmohet nga organet kompetente.

Sa mendoni se do të zgjas izolimi?

Mendoj se duhet të shikojmë eksperiencën kineze, pra aty filloi epidemia në dhjetor u rrit në janar në shkurt arriti maksimumin dhe në mars filli të bjerë. Këtu filloi në mars po rritet gradualisht, do arrij maksimumin në fund të prillit dhe në qershur do filloi të ulet. Unë mendoj se masat që janë marr tek ne janë të ngjashme me ato kineze. Në rastin tonë me 3 milionë banorë është më e lehtë. Unë mendoj se ne kemi arritur të ulim kurbën, pra nga mal në kordër dhe e kemi sheshuar në mënyrë që mos kemi dyndje në spitale. Por, e kemi shtrirë në kohë. Në krahasim me Italinë dhe Spanjën sigurisht është më mirë dhe në rajon jemi më mirë se vendet e tjera. Pra, masat e kanë bërë efektin e tyre.

Ka disa persona që janë vaksinuar për rrubeolën dhe turbekulozin janë më imun ndaj koronavirusit?

Bëhet fjalë vetëm për turbekulozin. Është observim i vjetër në faktë, është vënë re se vaksina e tublekulozit bëjnë një farë stimulimi të sistemit imunitar, të disa qelizave specifike që stimulojnë veprimin e sitemit imunitar brenda në qelizë ku është dhe virusi. Kjo është vërtetuar dhe në praktikën klinike.

Cila është fasha të popullatës në Shqipëri janë vaksinuar për turbekulozin?

Aktualisht në Shqipëri është vaksinimi i detyruar i fëmijës, pra që kur lind fëmija vaksionohet.

Janë vaksinuar dhe në kohën e komunizmit?

Po! Që nga vitet ‘60 ka filluar vaksinimi në Shqipëri. Unë mendoj që ky imunitet që ka marrë populli shqiptar ka një farë vlere, por kjo është një hipotezë që duhet të konfirmohet. Duke pasur parasysh që bëhet në përsalindje ka një efekt 10 deri në 20 vjet. Nuk ka efekt për turbekulozin, por nuk dihet.. pikërisht nxitja që i bën sistemit imunitar mund të ketë një ndikim indirekt ndaj koronavirusit.

Epidemiologu Ulqinaku: Pikun e kurbës mund ta kemi arritur, të zbuten masat, të respektohet distancimi social

Epidemiologu i ISHP Dritan Ulqinaku në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit është shprehur se me ritmet e deri tanishme të kurbës së të infektuarve thekson se vendi ynë mund ta ketë kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit.

Në një bisedë me Enkel Demin, mjeku Ulqinaku është shprehur ndër të tjera se tashmë mendon se është momenti që të fillojë dhe ulja e masave në mënyrë graduale pasi kjo do të ndihmojë në mënyrë që sistemi mjekësor ta ketë më të menaxhueshme situatën e rasteve me koronavirus.

Ai ka theksuar ndër të tjera se fatmirësisht falë masave të marra dhe respektimit të tyre numri i rastev etë infektimit dhe jetëve të humbura është kufirit të menaxhueshëm

Intervista e plotë:

Duke dhënë mesazhe të kësaj natyre njerëzit mund të ulin vigjilencën, nuk po shihet ndonjë trend i madh i të infektuarve në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për një goditje të valës së madhe?

Shifrat janë të pranueshme tashmë na ka dalë frika se mund të kemi pikun kurben. Ka gati 10 ditë që tashmë kemi një rritje graduale të numrit të personave të infektuar që ka shkuar nga 10 deri në 20 raste në ditë me një % të vogël të rasteve që kanë kërkuar hospitalizim. Problemi për mua është se ne duhet të fillojmë ti çmontojmë masat, por patjetër duke respektuar distancimin social. Unë mendoj se është momenti se ka ardhur koha për ta menduar zbritjen e këtyre masave drastike. Pasi frika e rëndimit të sistemit shëndetsor mendoj se ka kaluar.

Ju po propozoni që në mënyrë graduale hapa pas hapi ti kthehemi rutinës?

Po mendoj se po. Pasi siç erdhën në fillim duke u forcuar duhet të vijnë dhe duhet të vijnë dhe duke u zbutur pasi frika e qeverisë , e shtetit dhe e të gjithë shtetasve ishte jo mos pasja e rasteve por mbingarkesa e sistemeve shëndetsore dhe paniku që mund të shkaktonte te bluzat e bardha. Kemi dëgjuar për raste të infektimit të bluzave të bardha ku në Itali kemi dhe vdekje të tyre. Tashmë e kemi kaluar këtë frikën dhe kemi filluar në luftën e vërtetetë ndaj COVID 19 dhe jemi duke e menaxhuar.

Ju po thoni se ne e kemi arritur kulmin apo jemi në një situatë ku grafiku është horizontal?

Unë mendoj se nëse vazhdojnë këto masa ne e  kemi arritur kulmin, por nëse vijojmë të zbresim ne duhet të jemi të kujdesshëm. Zbutja e masave duhet të na bëjë të kujdesshëm, çdo masë që ne do të heqim. Lirimi i një afati përshëmbull deri në orën 16:00 duhet të na bëjë që të shikojmë me kujdes shifrat epimidiologjike. Nëse fillojmë kështu mendoj se piku është arritur. E vetmja frikë është se lirimi i menjëhershëm mund të kemi një problem, duhet të jemi të kujdesshëm, por nëse vazhdojmë kështu për mua piku është arritur.

Nuk besoj se vendimi do të jetë i menjëhershëm, mnë mendoj se çdo gjë duhet të fillojë graduale që në mënyrë të paktën të shkojmë me këtë ritëm deri në fund të prillit.

Para gjithë botës dhe para shtetit shqiptar janë dy janë alternativat një alternativa e eliminimit dhe mbajtja nën kontroll dhe përgatitja për një luftë të gjatë. Ne nuk mund ta zhdukim, pasi ne jemi një vend  i vogël dhe duhet të hapemi, por ne mund të përgatitemi për një luftë të gjatë graduale duke e cilësuar dhe në kuadrin e një sëmundjeve graduale, Jeta duhet të vazhdojë.

Herën e fundit që kemi biseduar shumë gjëra nuk i kemi të qarta, mendonim për respiratorët etj? Tashmë që flasim që kemi 12 viktima dhe 223 raste të infektuar ne kemi 2 ose tre raste jemi në gjendje që ti përballojmë apo jo?

Ne akoma nuk kemi rezauruar kapacitetet e Infektivit, jem larg skenarit, kemi rreth 74 vetë të hospitalizuar ku 5 janë në terapi intensive dhe 3-4 me frymëmarrje të drejtuar, jemi larg skenarit të keq që ne kemi gati tashmë variantin e COVID 2, kemi thuajse gati 3 dhe po përgatitet dhe spitali 4 për të karantinuarit. Jemi larg këtyre gjërave që na bëjnë të mendojmë se mund të kthehemi në normalitet të paktën duhet ta provojmë.

A ka rëndësi infektimi masiv? Nëse 60-70 % e shqiptarëve preken dhe e kalojnë pa shenja klinike, mund të krijojmë imunitet?

Ky është imuniteti i grupit ose i tufës, me shifrat që i ka gjithë bota jo vetëm ne është se ne jemi shumë larg këtyre skenarëve, e vetmja në luftë është qëndrimi në këmbë dhe menaxhimi i situatës. Tashmë nuk mund të themi se kemi më një sëmundje të re, pasi po bëhen kërkime për terapi, për gjetjen e vaksinës. Tashmë thuajse e njohim se kush është ky armik i padukshëm.  Shumë shtete kanë filluar ta kenë në monitorim këtë sëmundje, me përjashtim të Evropës dhe SHBA-së vendet e tjera e kanë nën kontroll.

Sa ndihmon fakti që po bie kurba e infektimeve në Itali?

Na ndihmon shumë pasi kjo nuk është një luftë vetëm e Shqipërisë pasi të gjithë shtetet e Evropës ishin në luftë për të mbrojtur popullatën e vet. Ligjet e dala në shumë shteteve të Evropës që nuk lejojnë shitjen e asnjë maske jashtë vendit besoj se do të bien dhe këto masa, kjo është një luftë globale dhe ne jemi një ushtar në këtë luftë.

Si ushtar në frontin e kësaj lufte, a ke sot për masat që u morën ndoshta shumë drastike?

Fakti është se falë këtyre masave ne nuk kemi probleme me menaxhimin e COVID 19, kemi 223 raste dhe personat që kanë ndërruar jetë, por ne kemi pasur mundësinë që të bëjmë shërbimin e duhur për të gjithë rasteve. Ne jemi në shifrat 5% mortalitet por mos harrojmë se çdo sëmundje ka rriskun e vet dhe në ditë të zakonshme mund të kemi më shumë vdekje.

Kjo është një situatë e jashtëzakonshme që shumë nga ne nuk do të kenë mundësinë që ta shikojnë. Por a na bën kjo ne që të jetojmë pak më ndryshe në raport me higjenën, me gripin e sëmundjet e tjera?

Një nga të mirat dhe të këqijat e racës njerëzore është harresa, nëse ne do të arrijmë 60-70% e personave ne do të bëhemi imun dhe shumë shpejt do të harrojmë dhe do të kthehemi rutinës së kafeneve, ceremonive, dasmave dhe përqafimeve. Unë kam bindjen se ne do të harrojmë shumë shpejt, dhe sa kohë që qarkullimi është shumë i ergër i virusit vetëm një budalla mund të mos jetë i i kujdesshëm.

A ekziston mundësia që në janar dhe në shkurt në fillim të vitit një pjesë e jon atë ketë kaluar COVID, pasi ka pasur një numër të madh të sëmurëve me grip që kaluan në pneumoni?

Nuk besoj sepse për vetë faktin se ne kishim një numër të lartë të rasteve me grip, por mos të harrojmë se ky lloj virusi e nxjerr kokën do të kishim dhe vdekshmëri. Numri i personave me grip ka qenë shumë i lartë, dhe besoj se do të kishim më shumë rasteve të hospitalizuar. Vetëm 1% e rasteve e kalojnë pa klinik, 99 % e kalojnë me klinik, nga këto raste 80-85 % e kalojnë me klinik të lehtë 15 % mund të jenë nga rastet me rëndë.

Mjeku Kalo: Antibiotikët nuk janë karamele dhe kanë efekte anësore

Mjeku i njohur dhe infeksionisti Tritan kalo këto kohë ka qenë shumë aktiv me këshillat e tij mjekësore por edhe me thirrjet e vazhdueshme për qytetarët të cilët duhet të zbatojnë rregullat e higjienës dhe të marrin masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Në një postim të fundit mjeku infeksionit ka dhënë disa këshilla për mënyrën se si mund të mbrohemi dhe të mbajmë larg këtë virus që sipas tij janë më së të efektshme.

Po ashtu mjeku thekson se trajtimi mjekësor i Covid-19 nuk është standard dhe se në Shqipëri po merret parasysh eksperienca e mjekëve kinezë, koreanë, italianë, gjermanë, amerikanë etj.

Mjeku Kalo gjithashtu thotë se përdorimi i antibiotikëve në rastet e Covid-19 janë të rrezikshme, të kombinuara jo si duhet dhe për më tepër jo të domosdoshme, të paktën këtë bindje ka krijuar Kalo në këto ditë të fundit.

Postimi i Plotë:

“KOHË COVIDIANE-19…..MË SHUMË hapsirë Profesionistëve dhe më pak POLITIKBËRËSVE…..

Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shënja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojëshme një konsultë mjeksore…..

VETËIZOLIMI, DISTANCIMI SOCIAL, HIGJENA vetjake dhe kolektive, AJRIMI i mjedisit ku jetojmë, USHQIMI sa më i variueshëm e REHIDRIMI i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmtimit po ashtu edhe në VETSHËRIMIN e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale….

VETËM një pjesë e tyre MUNDET të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore….SKEMA e këtij mjekimi NUKU është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….

Në ndihmë NE na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, POR edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….

ANTIBIOTIKËT/ANTIBAKTERIALËT nuku janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet…..

Janë antibakterialë dhe jo anti viralë…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….

Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….

NËSE nuku janë të domozdsohmë përse PO përshkruhen ato???….ME DURIM dhe BESIM RECIPROK ne së bashku do tia dalim mbanë!!!!”

Shtohen frikshëm shifrat, rreth 38 mijë të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën, mbi 786 mijë të infektuar

Ka shkuar në 37 820 persona, numri i të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën.

Numri total i të prekurve me virusin vdekje-prurës është 785 807 persona.

Ndërsa, deri tani janë shëruar nga virusi 165 659 vetë. Për nga numri i personave të infektuar kryeson SHBA me 164 253 persona.

Pas SHBA-ve vjen Italia me 101 739 persona të infektuar me koronavirus, Spanja me 87 956 vetë të infektuar, Kina 81 518 vetë të infektuar, ndërsa pasojnë Franca, Gjermania, Irani , Mbretëria e Bashkuar etj.

Numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi e ka Italia me 11 591 vetë. Spanja është shteti i dytë me më shumë të vdekur si pasojë e koronavirusit.



Në Kinë, kanë ndërruar jetë deri tani nga koronavirusi 3305 vetë. Në SHBA kanë ndërruar jetë deri në këto momente 3167 persona nga virusi.



Irani ka gjithsej 2757 persona të vdekur me koronavirus, kurse Mbretëria e Bashkuar ka 1408 viktima deri tashmë.

Monday, March 30, 2020

COVID-19/ Ndërron jetë 82-vjeçarja, viktima e 12 në Shqipëri

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

 

Historia e saj bëri xhiron e rrjetit, rrëfehet infermiere Valbona: Asnjëherë nuk dorëzohem

Pak ditë më parë, bëri xhiron e rrjetit një postim për të ashtuquajturin “Betimin e Valbonës”, ku krahas fjalëve gjendej edhe fotografia e infermieres me fytyrë të mavijosur, si pasojë e shtrëngimit të maskës mbrojtëse, e shkaktuar nga orët e stërzgjatura në vijën e parë të luftën ndaj kronavirusit.

Në një lidhje me “Skype” në studion e emisionit “Shqipëria Live”, Valbona, e cila veç sfidës ndaj koronavirusit, e pret një tjetër sfidë e madhe kur kthehet në shtëpi, ajo për t’u kujdesur për vajzën e saj të sëmurë tha:

“Kur jemi turni i dytë punojmë tetë orë, ndërsa në turnin e tretë 12 orë. Kur vijnë të sëmurët paraqesin temperaturë të lartë, nuk mbajnë ekuilibrin. Tani ndryshon situata, tani na duhet të përballemi me një rrezik që na shpaloset. Ne jemi të veshur me veshjen e posaçme; maska, doreza veshim nga tre palë për të qenë sa më të sigurtë.

Asnjëherë nuk dorëzohem pasi kam kaluar shumë beteja me vajzën dhe kjo është beteja më e vogël që unë kam pasur në jetën time. Në punën që ne kemi nuk ka frikë, ka vetëm kujdes.

Vajza ka një histori të dhimbshme. Ka lindur me një ezofag të mbyllur, nga gjoksi i djathtë deri në shpatull, nuk jam poshtur. Në momentin që ka lindur me ezofagun e mbyllur dhe në momentin që dëshironte të pinte gji nuk e bënte dot. Menjëherë pas kësaj, vetëm disa orë pas lindjes i është nënshtruar operacionit. Kur unë jam në punë i shërben bashkëshorti, rri bashkëshorti aty teksa ajo ha pasi edhe mund të mbytet. Në luftë nuk ka frikë duhet të kesh vetëm kujdes”, u shpreh infermiere Valbona.

Rama flet për përshkallëzimin e masave: Dy javët e para të prillit do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive ka deklaruar se janë kemi më pak raste të shtuara nga sa ishin parashikuar në skenarin më të mirë të qeverisë, që sipas tij do të thotë së masat kanë dhënë efekt, por nuk duhet të gëzohemi para kohe.

I pyetur për përshkallëzimin e masave ditën e sotme, Rama tha se është e domosdoshme ndërkohë që shtoi se prilli do të jetë prova e zjarrit, veçanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse dhe si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale.

Po shkojmë drejt përmirësimit apo presim përkeqësim të situatës epidemike?

Rama: Këto janë pyetje shumë legjitime që i bën gjithkush, i bëj dhe unë gjatë gjithë kohës por askush se ka përgjigjen, jo këtu por në asnjë vend.

Ne duam të besojme se duke u nisur nga të dhënat e terrenit të luftës e krahasuar me shumë vende të tjera, mbi bazën e të njëjtave parametra, jemi duke bërë gjënë e duhur dhe mund të them se po ecim në drejtimin e duhur.

Ne kemi pritur që rastet të shtohen, e kemi thënë dhe përsëri për të mos marrë mësysh kemi më pak raste te shtuara se sa ato që kemi parashikuar në skenarin tonë të mirë, që do të thotë se masat po japin efekt dhe nga ana tjetër s’duhet të gëzohemi përpara kohe e as të lëshojmë asnjë cm nga vija mbrojtëse se sic e tregon historia e pandemive, por edhe eksperienca konkrete cdo lëshim i vijës së mbrojtjes mund të pasohet me goditje.

Sot ne u futëm në regjim të përshkallëzuar të karantinës përse u ndërmor ky veprim?

Rama: Se është e domosdoshme të mbrohemi shumë fort e të forcojmë vijën mbrojtëse ndërkohë që prilli do jetë prova e zjarrit, vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse e si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale, por në këtë fazë është momenti për të forcuar vijën mbrojtëse e për të jetuar ditën, cdo ditë është ditë e re e luftë duhet bërë sikur të ishte dita e parë, se nuk jemi në një luftë që historia na ka treguar si ndodh.

Spanjë, 812 të vdekur dhe 7 600 të prekur nga koronavirusi brenda 24 orëve

Spanja vijon të jetë nën kthetrat e koronavirusit ku shifrat e viktimave vijojnë të jenë të frikshme.

Vetëm në 24 orët e fundit në Spanjë raportohet se kanë humbur jetën 812 persona të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën është 7615.

Spanja është vendi i dytë pas Italisë e cila deri më tani ka humbur 10 779 viktima dhe raporton mbi  97 689 të infektuar nga koronavirusi.

Mbajtja e frymës për 10 sekonda, OBSH hedh poshtë mitin për koronavirusin

Që me konfirmimin e rasteve të para, rreth koronavirusit kanë qarkulluar shumë mite. Për këtë arsye, ekspertët e shëndetit kanë sugjeruar gjithmonë që këshillat të merren nga burime zyrtare.

Vetëm disa ditë më parë mediat në Iran raportuan qindra viktima si pasojë e një metode “toksike” për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Në rrjetet sociale kishin qarkulluar fjalë që metanoli mund t’i mbroje njerëzit ose t’i kurojë nga virusi dhe për këtë arsye njerëzit kishin nisur ta pinin. Këto informacione të pavërteta kanë shkaktuar shumë viktima.

Një tjetër mit rreth koronavirusit: Nëse arrin që ta mbash frymën për 10 sekonda (ose më shumë) pa u kollitur apo pa ndjerë diskomfort do të thotë që nuk je i sëmurë me koronavirus.

Këtë mit e ka hedhur poshtë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më një postim në Twitter, OBSH sqaron:

“Mbajtja e frymës për 10 ose më shumë sekonda pa u kollitur apo pa ndjerë shqetësim, NUK DO TË THOTË se nuk ke #coronavirus apo ndonjë sëmundje tjetër mushkrishë.”

Më tëj OBSH thekson se mënyra më e mirë për ta marrë vesh nëse je apo jo i infektuar me koronavirus është bërja e testit.

View image on Twitter

Përballja me stresin gjatë COVID-19

Përgatiti dhe përshtati në shqip:
Dr. Erisela Dino, Specialiste e Shëndetit Publik

Burimi: WHO 2020 (Organizata Botërore e Shëndetësisë)

Është normale të ndjeheni të trishtuar, të stresuar, të hutuar, të frikësuar ose të zemëruar gjatë një krize. Biseda me njerëzit që ju besoni mund të ndihmojë. Kontaktoni miqtë dhe familjen tuaj.

Nëse duhet të qëndroni në shtëpi, mbani një mënyrë jetese të shëndetshme – përfshirë dietën e duhur, gjumin, stërvitjen dhe kontakte sociale me të dashurit në shtëpi dhe me email dhe telefon me familjen dhe miqtë e tjerë.

Mos përdorni pirjen e duhanit, alkoolin ose ilaçet e tjera për te menaxhuar emocionet tuaja. Nëse ndiheni të mbingarkuar, bisedoni me një punonjës shëndetësor. Pergatisni një plan, ku të shkoni dhe si të kërkoni ndihmë për nevoja të shëndetit fizik dhe mendor nëse kërkohet.

Mblidhni faktet. Mblidhni informacione që do t’ju ndihmojnë të përcaktoni me saktësi rrezikun tuaj, në mënyrë që të merrni masa paraprake të arsyeshme. Gjeni një burim të besueshëm, të cilit mund t’i besoni, siç është faqja e internetit e OBSH-së ose një agjensi publike shëndetësore lokale ose shtetërore.

Kufizoni shqetësimin dhe nervozizmin duke zvogëluar kohën që ju dhe familja juaj kaloni duke shikuar ose dëgjuar televizor apo lajme, që ju i konsideroni si shqetësuese.

Sillni në mendje aftësi që ke përdorur në të kaluarën që të kanë ndihmuar të menaxhosh problemet e mëparshme të jetës dhe të përdorësh ato aftësi për t’ju ndihmuar të menaxhoni emocionet tuaja gjatë kohës sfiduese të ketij shpërthimi.

Urdhri Farmacistëve Të Shqipërisë: Farmacitë të hapura gjatë fashës orare të lejuar

Urdhri Farmacistëve Të Shqipërisë ka njoftuar në një postim në rrjetin social Facebook se nuk do ketë ndryshime në orarin e shërbimit të farmacive. Ato do të jenë të hapura në fashën orare 05:00-13:00.

Njoftimi i plotë:

MBI ORARIN E SHERBIMIT TE FARMACIVE

Të nderuar kolegë,

Nisur nga pyetjet e shumta që na janë adresuar këto dy ditë, ju bëjmë me dije se UFSH nuk është në dijeni për ndryshimin e vendimit për orarin e shërbimit të farmacive.

Më poshtë gjeni vendimin në fuqi, ku përfshihet dhe orari i shërbimit të farmacive.

Punë të mbarë!

Kurba e COVID-19 në Shqipëri/ Rama: Sa më fort të rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një grafik që tregon ritmin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit dhe botës. Rama kërkoi nga qytetarët të bëjnë rezistencë në këtë situatë. “Rezistencë, rezistencë rezistencë”, tha Kryeministri, ndërkohë që autoritetet shtetërore kanë vendosur masa drastike për kufizimin e lëvizjes.

“Sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja e shigjetës së kuqe, aq më pak viktima e plagë të rënda do te kemi dhe aq më shpejt mund të fillojmë të dalim, pak nga pak, nga ky rrethim i hekurt në mbrojtje”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama Fb

Në grafikun e paraqitur nga Kryeministri duket qartë se deri tani kurba e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri po rritet me ritme më të ngadalta se në vendet e tjera.

Pëllumb Pipero paralajmëron skenar të frikshëm nëse qytetarët dalin nga shtëpitë

Ka tri javë që Shqipëria është prekur nga virusi COVID-19 duke pasur një shtim progresiv të numrit të rasteve të reja dhe i viktimave. Sipas prof. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist, situata është kritike: “Rastet e konfirmuara, të prekura nga virusi kanë arritur në 212, me 15 raste të reja në 24 orët e fundit. 75 përqind e tyre janë të shtruar në Spitalin Infektiv në Tranë,  15 përqind e të shtruarve janë në gjendje të rëndë, në luftë për jetën.

Numri i atyre që kanë humbur jetën për shkak të infeksionit është rritur në 10. Nëse rastet nuk gjurmohen sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe qytetarët nuk zbatojnë rreptësisht masat kufizuese të qeverisë, këshillat e mjekëve, atëhere qetësia është e rreme, situata është shumë serioze” tha për DW, dr. Pipero, i cili bashkë me ekipin e tij është angazhuar në një punë heroike për të shpëtuar jetë.

Situatën që sa vjen dhe rëndohet e tregon zgjerimi i shtrirjes gjeografike të infektimit: e tetëfishuar deri tani, nga vetëm dy qytete të prekura në fillim të muajit në 17 aktualisht.

Në krye vijon të mbetet Tirana me 121 të prekur, e ndjekur nga Fieri me 22 raste, Korça dhe Durrësi me 12, Vlora, Elbasani, Shkodra, Lezha me 5, Lushnja, Kavaja me4, Tropoja, Hasi, Puka, Kruja  me 3, Rrogozhina 2 , Berati dhe Mirdita me 1 rast.

“Pas cdo rasti ka 10-15 kontakte, që duhen identifikuar, gjurmuar në terren dhe testuar. Kur rezultojnë të prekur duhen izoluar ose shtruar në spital për të ndërprerë zinxhirin e infektimit”, thotë për DW, infeksionisti Pipero.

Siqoqoftë krahas parashikimet për kohë edhe më të vështira nuk mungojnë të dhëna inkurajuese. ” Numri i pacientëve të shëruar ka një rritje të qëndrushme, deri tani janë gjithsej 40 të  tillë”, thotë mjeku infeksionit.

Pas shpalljes se ” Katastrofës Natyrore” masa të reja kufizuese

Rritja progresive e rasteve të reja dhe parashikimet për kohë edhe më të vështira, bënë që disa ditë më parë, më ( 25.03) qeveria të shpallë gjendjen e “Katastrofës natyrore”. Ky vendim i detyron të gjithë qytetarët të mbyllen në shtëpitë e tyre, me një ndalim-qarkullimi prej 16 orësh në ditë.

Por masat e  “Katastrofës Natyrore” nuk kanë mjaftuar. Duke filluar nga e hëna, (30.03) daljet nga izolimi në shtëpi do të lejohen vetëm një orë në ditë, vetëm për një anëtar të familjes për të marrë ushqime dhe ilaꞔe, me leje nga policia e shtetit, përmes një aplikacioni on-line. Kushdo që kapet në rrugë, nga policia apo ushtria, pa lejen on-line, gjobitet.

Kjo masë vjen pas karantinës 40 orëshe që fillon të shtunën në mesditë dhe mbaron të hënën në orën pesë të mengjesit. Për dy të diela rrjesht në rrugët e Tiranës nuk ka pasur lëvizje kalimtarësh.Të gjitha aktivitetet tregtare janë të mbyllura, përveç farmacive. Të shtunën deri në mesditë qytetarët vërshuan në tregje për t’u furnizuar me ushqime në prag të leje-daljes një orëshe.

Shqipëria dhe vlera euroiane e solidaritetit

Prekja nga pandemia COVID-19 e gjen Shqipërinë me kapacitete të munguara mjekësh dhe infermierësh si pasojë e emigrimit të tyre kryesisht në Gjermnai, por edhe në vende të tjera të BE-së. Sipas një studimi të Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert në Tiranë, deri nëvitin 2018, në Gjermania ka 521 mjekë të punësuar nga Shqipëria.

Për të përballuar situatën e pandemisë dhe mungesën serioze të mjekëve, autoritetet  e shëndetësisë u bënë thirrje mjekëve dhe infermierëve në pension, studentëve të mjekësisë të japin kontributin e tyre në përballimin e pandemisë COVID -19. Mbi 2000 vetë iu pëgjigjën thirrjes dhe janë duke shërbyer në spitalin infektiv, në urgjenca dhe duke u ardhur në ndihmë me telefonata të izoluarve që janë pozitivë.

Ndërkohë këtë fundjavë një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëra nisën punën në spitalet e Bergamos, qytetit më të prekur nga virusi Corona në nivel global, me rreth 9 mijë të vdekur.

Qeveria e Tiranës mori vendimin për t’i nisur dhe paguar nga buxheti i shtetit për një muaj qëndrim atje, me një shumë prej 11 milionë lekë (€  90.164 ) për gjithë ekipin.

Ata u pritën në  Romë nga Ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Maio, i cili e vlerësoi gjestin e qeverisë së Tiranës  si një “solidaritet të dëshmuar nga Shqipëria, një vlerë e përbashkët mbi të cilën ka lindur BE dhe që po ua kujton shumë vendeve të BE-së në këto momente”.

Shqipëria e varfër, me pasuri mirënjohjen

Që solidariteti është i nevojshëm në këtë kohë të vështirë për të gjithë vendet e prekura e solli në vëmendje edhe kryeministri shqiptar Edi Rama kur tha të shtunën (28.03), se ” vende shumë të pasura u kanë kthyer kurrizin të tjerëve, por mbase pikërisht ngaqë nuk jemi shumë të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, ne nuk mund t’ia  lejojmë vetes të mos i tregojmë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi.

Vendi fqinj i është ndodhur pranë Shqipërisë në situata tejet të vështira: pas rrëzimit të regjimit komunist, kur qindra mijra shqiptarë, jeta e të cilëve ishte në rrezik nga uria, emigruan në Itali, ajo u dha strehë, punë dhe mundësi për të ndërtuar atje jetën e tyre. Sot në Itali jetojnë 400 mijë shqiptarë, që janë integruar plotësisht në jetën e vendit  fqinj.

Në trazirat e vitit 1997, kur vendi shkoi në prag të luftës civile, Italia drejtoi operacionin shumëkombësh “Alba”, që bëri të mundur kapërcimin e krizës.

Italia iu ndodh pranë Shqipërisë pas tërmetit katastrofik të 26 nëtorit 2019 duke dhuruar 65 milionë euro për rindërtimin. Sado modest kontributi i Shqipërisë është një gjest për të treguar mirënjohjen: e vogël, e varfër por me pasuri mirënjohjen.

Lajm i mirë/ 4 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 44 numri total

Ka shkuar në 44 numri i personave që tashmë janë shëruar nga koronavirusi.

Lajmi i mirë është konfirmuar në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë rreth situatës së koronavirusit në vend.

“Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë”, thuhet në njoftim.

Deri tani në vendin tonë janë shënuar 223 persona të prekur nga koronavirusi, 11 viktima dhe 44 të shëruar.

Udhëzuesi i OBSH: Si të ushqeheni gjatë karantinës, nga cilat ushqime duhet hequr dorë?

Duke e vlerësuar stilin e jetesës si një mjet të fortë të luftës anti Covid, Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) nxori një udhëzues se si njerëzit duhet të ushqehen në ditët e karantinës.

Njerëzit po nxitohen të bëjnë blerje të te tepërta në të gjithë Rajonin Evropian të OBSH-së. Blerjet e nisura nga paniku mund të ketë pasoja negative, të tilla si rritje të çmimeve, superfurnizime të panevojshme dhe shpërndarje e pabarabartë e produkteve. OBSH këshillon përdorimin e ulët të kripës dhe sheqerit në këtë periudhe dhe gjithashtu konsumin e rezervave që tashmë janë në shtëpi dhe që mund të prishen.

Jepuni përparësi produkteve të freskëta

Përdorni përbërës të freskët dhe ato që kanë një jetë më të shkurtër. Nëse produktet e freskëta, veçanërisht frutat, perimet dhe produktet e qumështit me pak yndyrë vazhdojnë të jenë të disponueshme, jepni përparësi. Frutat dhe perimet e ngrira gjithashtu mund të përdoren me lehtësi për periudha më të gjata kohore dhe shpesh kanë një profil ushqyes të ngjashëm me ushqimet e freskëta. Ushqimin që tepron mund ta fusni në ngritje për një vakt tjetër.

Konsumoni vakte të gatuara në shtëpi

Gjatë jetës normale shumë individë shpesh nuk kanë kohë për të përgatitur ushqim të gatuar në shtëpi. Kalimi i periudhave më të gjata në shtëpi tani mund të ofrojë mundësinë për të bërë tani ato receta që më parë nuk keni pasur kohë për ti bërë. Shumë receta të shëndetshme dhe të shijshme mund të gjenden në internet. Përfitoni nga shumëllojshmëria e informacionit të eksperimentoni me përbërësit që mund të përdorni, por mos harroni të mbani në mend parimet për ushqim të shëndetshëm.

Udhëzimi për ushqim të gatshëm

Megjithëse ushqimi i gatuar në shtëpi duhet të jetë përparësi, disa qytete dhe vende kanë sisteme mjaft të avancuara të shpërndarjes së ushqimit të gatshëm dhe shumë biznese tani kanë filluar të ofrojnë këtë shërbim. Kjo duhet të bëhet me sa më pak kontakte, ku nuk kërkohet ndërveprim njerëzor, duke mbështetur kështu vetë-karantinën dhe masa izolimi. Transporti i ushqimit duhet të mbahet nën temperatura 5 ° C ose më shumë se 60 ° C.

Kujdes me masën

Mund të jetë e vështirë të marrësh madhësitë e vakteve siç duhet, veçanërisht kur gatuani vetë. Të qenit në shtëpi për periudha të zgjatura, mund të çojë në mbi ngrënie. Qëndroni strikt me kaloritë dhe mos kaloni masën ushqimore tek të vegjlit.

Ushqim i sigurt

Siguria e ushqimit është një parakusht për një dietë të shëndetshme. Vetëm ushqimi i sigurt është ushqim i shëndetshëm. Kur përgatisni ushqim për veten dhe të tjerët, është e rëndësishme të ndiqni praktika të mira të higjienës së ushqimit për të shmangur ndotjen e ushqimit dhe sëmundjet e lindura nga ushqimi. Parimet kryesore të higjienës së mirë të ushqimit përfshijnë:

-mbajini duart, kuzhinën dhe veglat tuaja të pastra

-veçoni ushqimin e papërpunuar dhe të gatuar, veçanërisht mishin e papjekur dhe produktet e freskëta

-gatuani ushqimin tuaj tërësisht

-mbajeni ushqimin tuaj në temperatura të sigurta, nën 5 ° C ose mbi 60 ° C; dhe

-përdorni ujë të sigurt

Duke ndjekur këto pesë rekomandime kryesore për ushqim më të sigurt, mund të parandaloni shumë sëmundje të zakonshme ushqimore.

Kufizoni konsumimin e kripës

Furnizimet me ushqime të freskëta mund të ulen, prandaj mund të bëhet e domosdoshme të mbështeteni më shumë tek ushqimet e konservuara, të ngrira ose të përpunuara. Shumë nga këto ushqime përmbajnë nivele të larta kripe. OBSH rekomandon të konsumoni më pak se 5 g kripë në ditë. Për ta arritur këtë, vendosni përparësi ushqimeve me nivel të ulet kripe. Ju gjithashtu shpëlani ushqimet e konservuara siç janë perimet dhe fasulet, për të hequr kripën. Kini kujdes që ushqimet turshi shpesh përmbajnë nivele të larta të kripës. Në shumë vende, 50-75% e marrjes së kripës vjen nga ushqimet që hamë, sesa nga ato që shtojmë ne vetë. Duke pasur parasysh që ju mund të konsumoni mjaft kripë tashmë, shmangni shtimin e kripës shtesë kur gatuani dhe ushqimit tuaj në tryezë. Në vend të kësaj eksperimentoni me barishte të freskëta ose të thata dhe erëza për aromë të shtuar.

Kufizoni konsumimin e sheqerit

OBSH rekomandon kufizimin e sheqerit. Nëse dëshironi diçka të ëmbël, frutat e freskëta duhet të jenë gjithmonë përparësi. Frutat e ngrira, frutat e konservuara në lëng dhe jo shurupin dhe frutat e thata pa sheqer të shtuar janë përparësi. Kur zgjidhni opsionet e ëmbëlsirave sigurohuni që ato të jenë me shumë pak sheqer dhe konsumoni shumë pak.

Kufizoni konsumimin e yndyrës

OBSH rekomandon kufizimin e konsumit total të yndyrës në më pak se 30% të konsumit total të energjisë, nga të cilat jo më shumë se 10% duhet të vijnë nga yndyra e ngopur. Për ta arritur këtë, vendosni për metodat e gatimit që kërkojnë më pak ose aspak yndyrë, të tilla si avullimi, tiganisje ose salcat në vend të tiganisjes së ushqimeve. Nëse është e nevojshme, përdorni sasi të vogla të vajrave të pangopura si, vaj ulliri ose luledielli për të gatuar ushqime. Preferoni ushqime që përmbajnë burime të shëndetshme të yndyrave të pangopura, siç janë peshqit dhe arrat. Për të kufizuar yndyrat e ngopura, shkurtoni yndyrën e tepërt nga mishi dhe shpendët dhe zgjidhni opsione pa lëkurë. Ulni ushqime të tilla si mish të kuq dhe të yndyrshëm, gjalpë dhe produkte qumështi me yndyrë të plotë, vaj palme, vaj kokosi.

Nëse etiketat e ushqimit nuk janë të disponueshme, shmangni ushqimet që zakonisht përmbajnë yndyrna të tilla si ushqime të përpunuara dhe të skuqura, si produktet e pjekura, përfshirë biskota, kore të byrekut, pica të ngrira, biskota, etj.

Konsumoni fibra

Fibra kontribuon në një sistem të shëndetshëm të tretjes dhe ofron një ndjenjë të zgjatur të ngopjes, e cila ndihmon në parandalimin e mbingrënies. Për të siguruar një konsum adekuat të fibrave, synoni të përfshini perime, fruta, plus dhe ushqime integrale në të gjitha ushqimet. Ushqimet që kanë fibra me shumicë janë tërshëra, makarona kafe dhe orizi, quinoa dhe bukë me grurë të papërpunuar.

Hidratimi i mirë është thelbësor për shëndet optimal. Kurdoherë që është në dispozicion dhe i sigurt për konsum, uji me çezmë është pija më e shëndetshme dhe më e lirë. Gjithashtu më i qëndrueshmi, pasi nuk prodhon mbeturina, krahasuar me ujin në shishe. Pirja e ujit në vend të pijeve të ëmbëlsuara me sheqer është një mënyrë e thjeshtë për të kufizuar konsumimin e sheqerit dhe kalorive të tepërta. Për të përmirësuar shijen e saj, mund të shtohen fruta të freskëta ose të ngrira si manaferrat ose feta agrumesh, si dhe kastravec ose barishte të tilla si nenexhiku, livanda ose rozmarina.

Shmangni pirjen e sasive të mëdha të kafesë së fortë, çajit të fortë dhe sidomos pijeve joalkoolike të kafeinuara dhe pijeve energjetike. Këto mund të çojnë në dehidrim dhe mund të ndikojnë negativisht në modelet tuaja të gjumit.

Shmangni alkoolin ose të paktën zvogëloni konsumin e tij

Alkooli nuk është vetëm një substancë që ndryshon mendjen dhe prodhon varësi, por gjithashtu dobëson sistemin imunitar. Kështu, përdorimi i alkoolit dhe veçanërisht përdorimi i madh dëmton aftësinë e trupit tuaj për t’u përballur me sëmundje infektive, përfshirë COVID-19. Rekomandohet që alkooli në përgjithësi të shmanget, por veçanërisht në vetë-karantinë. Si një substancë psikoaktive, alkooli gjithashtu ndikon në gjendjen tuaj mendore dhe në vendimmarrjen dhe ju bën më të prekshëm ndaj rreziqeve, siç janë rënia, dëmtimet ose dhuna kur jeni në karantinë me dikë tjetër.

Konsumimi i alkoolit dihet gjithashtu që rrit simptomat e depresionit, ankthit, frikës dhe panikut – simptoma që mund të intensifikohen gjatë izolimit dhe vetë-karantinës. Konsumimi i alkoolit nuk është një mekanizëm i mirë përballimi, as në një afat të shkurtër ose afatgjatë, edhe pse mund të mendoni se kjo do t’ju ndihmojë të përballeni me stresin. Në asnjë rrethanë nuk duhet të konsumoni asnjë lloj produkti alkoolik si masë parandaluese ose trajtuese kundër COVID-19.

Alkooli nuk është një pjesë e nevojshme e dietës suaj dhe nuk është pjesë e një stili jetese të shëndetshme, prandaj nuk duhet të jetë në listën tuaj të blerjeve.

Ushqime të mira dhe të përballueshme

Më poshtë është një përmbledhje e ushqimeve me vlera të larta ushqyese, të cilat janë përgjithësisht të përballueshme, të arritshme dhe kanë një jetë më të gjatë. Ju mund ta përdorni këtë listë në shtëpi gjatë vetë-karantinës ose qëndrimeve më të gjata në shtëpi.

Fruta dhe perime të freskëta

OBSH rekomandon të konsumoni minimumi 400 g (d.m.th. 5 porcione) frutash dhe perimesh në ditë. Agrumet si portokalli, mandarinat dhe limonët janë zgjedhje të mira, si dhe banane e mollë, të cilat gjithashtu mund të priten në copa më të vogla dhe të ngrira për konsum të mëvonshëm ose të shtohen në lëngje. Perimet me rrënjë si karotat, rrepat dhe panxhari, si dhe perimet si lakra, brokoli dhe lulelakra janë të ushqyeshme dhe nuk prishen shpejt. Hudhra, xhenxhefili dhe qepët janë gjithashtu mundësi e mirë për ti mbajtur në shtëpi, pasi ato mund të përdoren për të shtuar aromë në një shumëllojshmëri vaktesh.

Fruta dhe perime të ngrira

Të gjitha frutat e ngrira si manaferrat, ananasi dhe mango janë opsione të shkëlqyera, pasi ato ende përmbajnë nivele të larta të fibrave dhe vitaminave dhe shpesh janë më pak të shtrenjta se versionet e freskëta. Këto fruta të ngrira mund të shtohen në lëngje ose të hahen me kos të thjeshtë.

Perimet e ngrira janë ushqyese, të përgatitura shpejt dhe konsumimi i tyre mund të ndihmojë në arritjen e rekomandimeve, edhe kur ushqimet e freskëta janë të pakta.

Fasule të thata dhe të konservuara

Fasulet, qiqrat, thjerrëzat dhe bishtajoret e tjera janë burime të shkëlqyera ose proteina bimore, fibra, vitamina dhe minerale. Këto kanë një shumëllojshmëri përdorimi që nga gjellërat deri tek sallatat.

Drithëra dhe të tjera me bazë niseshte

Orizi dhe makaronat integrale, tërshëra, kuinoa dhe drithëra të tjera të parafinuara janë ushqime të shkëlqyera pasi kanë jetëgjatësi dhe mund kontribuojnë në marrjen e fibrave.

Rrënjët e niseshtesë siç janë patatet, patatet e ëmbla janë gjithashtu burime afatgjata dhe të mira të karbohidrateve. Këto duhet të pjekën në mënyrë ideale ose të ziejnë në avull.

Fruta të thata, arra dhe fara

Yndyrnat e pangopura janë një mundësi e mirë. Yndyra e tyre gjithashtu mund të shtohet në ushqime të tjera, pasi nuk kanë sheqer. Këto gjenden tek arrat, bajamet, lajthitë etj. Këto artikuj kanë jetëgjatësi.

Vezët

Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, ushqyese dhe janë jashtëzakonisht të gjithanshme. Zgjidhni të ziera më shumë se sa të skuqura.

Perime të konservuara

Edhe pse perimet e freskëta ose të ngrira janë zakonisht opsioni i preferuar, perimet e konservuara si kërpudhat, spinaqi, bizelet, domatet dhe fasulet e gjelbra janë alternativa të mira për të siguruar një marrje të mjaftueshme e tyre. Mos harroni të zgjidhni, nëse është e mundur opsione me pak kripë.

Peshk i konservuar

Ton i konservuar, sardelet dhe peshqit e tjerë janë burim i mirë i proteinave dhe yndyrave të shëndetshme. Këto mund bëhen shtesë e sallatave, pastave ose bukës me drithëra. Nëse është e mundur, zgjidhni peshk të konservuar në ujë sesa vaj.

Qumështi

Produktet e qumështit ofrojnë një burim të lirë të proteinave dhe lëndëve ushqyese të tjera. Zgjedhja e qumështit me pak yndyrë është një mënyrë për të zvogëluar konsumin e yndyrave të ngopura, duke marrë gjithashtu të gjitha përfitimet e qumështit. Qumështi UHT në një mundësi e mirë pasi qëndron gjatë në raft Qumështi pluhur është një tjetër mundësi.

Burimi: Monitor

Thirrja e shefes së Infektivit: Njerëzit nuk e kuptojnë luftën që po bëhet, duhet të qëndrojnë në shtëpi

Thirrja që dëgjojmë pothuajse çdo ditë në këtë periudhë të krizës së shkaktuar nga koronavirusi është: qëndroni në shtëpi! Me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, ministrja e Shëndetësisë në vend Ogerta Manastirliu përcjell të njejtën thirrje.

Në videon e publikuar duket shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo e cila u bën thirrje qytetarëve që ta kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Ndër të tjera, Çomo thotë se aktualisht tek Infektivi ka forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara si dhe në numër të shtuar pacientësh në shërbim. Ajo thekson se i gjithë shërbimi të Infektivi është duke punuar 24/24, por përpjekjet e tyre nuk do të kenë vlerë nëse qytetarët nuk e kuptojnë se çfarë “lufte” po bëhet dhe nuk qëndrojnë në shtëpi.

Mesazhi i plotë i mjekes:

“Ju përshëndes në këtë orë të vonë nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga Covid-i. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, natyrisht që kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi. Lajm optimist është edhe numri i personave të shëruar nga shërbimi ynë. I gjithë shërbimi ynë….jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës. Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shikoj njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’bëhet luftë në Shërbimin Infektiv. Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. Dhe ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëni vetes tuaj dhe familjarëve tuaj. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar për t’u infektuar nga Covidi.. Ne jemi gjithmonë për ju, por ju bëni atë që e mendoni sakrificë, qëndroni në kushte shtëpie. Faleminderit!”

🔴⚪“Ndoshta nuk po e kuptoni me çfarë lufte po përballemi këtu në spitalin Infektiv! Ju lutem qëndoni në shtëpi! "#THIRRJA e prof. Najada Çomo nga shërbimi infektiv në QSUT🙏🏼

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, March 29, 2020

Kosovë/ 3 raste të reja me koronavirus, shkon në 94 numrin total

Në Kosovë tashmë kanë shkuar numri në 94 i personave që janë infektuar me Covid-19. Instituti Kombëtar ka njoftuar se dy raste vijnë nga Prishtina dhe një nga Malisheva.

Edhe tri raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi për media.

“Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë.

IKSHPK njofton se nga data 8 shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.082 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.080 kontakte të rasteve”, thuhet tutje në njoftim.

1 i vdekur, 11 të prekur të rinj në 24 orë: Dalin shifrat e reja të koronavirusit në Shqipëri

Është rritur numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ndërsa është shënuar edhe një tjetër i vdekur.

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 223.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi,ndërsa ditën e djeshme hartës së vendeve më të prekura iu shtua edhe Mirdita.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 124 raste
  • Durrës 14 raste
  • Lushnje 4 raste
  • Elbasan 5 raste
  • Fier 23 raste
  • Kavajë 4 raste
  • Rrogozhinë 2 raste
  • Korçë 14 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 7 raste
  • Lezhë 5 raste
  • Berat 1 rast
  • Has 2 raste
  • Krujë 5 raste
    -Tropojë 4 raste
  • Pukë 3 raste
  • Mirditë 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.

Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

LAJM I MIRË/ 80-vjeçarja nga Durrësi mposht koronavirusin

Nënë Haxhireja nga Durrësi është pacientja më e vjetër që është shëruar nga koronavirusi në vendin tonë, lajm të cilin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“LAJM I MIRË🙏🏼

Shërohet Nënë Haxhireja😍, 80 vjeç, nga Durrësi.

Faleminderit ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv #QSUT në luftë me 🤜Covid19🤛”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Numri i të shëruarve në vendin tonë ka shkuar më shumë se 40, ndërkohë që nga dje është vënë në funksion si spital Covid 2 dhe Sanatoriumi, pasi kapacitetet e infektivit po mbushen, ku gjenden të shtrur tani rreth 80 persona.

Në total në vendin tonë janë zbuluar 212 raste pozitive me Covid 19, 10 prej të cilave kanë rezultuar fatale me humbje jete.

Pse marrja e masave bllokuese mund të ndalojë përhapjen e COVID-19

Mbretëria e Bashkuar, SH.B.A-ja, BE-ja dhe shumë shtete të tjera kanë marrë aktualisht masa “bllokimi”, me restorante, bare, dyqane, shkolla dhe palestra të mbyllura. Ndërkohë që qytetarëve u kërkohet herë pas herë që të mos dalin nga shtëpia pa një arsye të fortë, duke i inkurajuar se kjo është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19, sëmundjes respiratore të shkaktuar nga koronavirusi i ri, shkruan Forumi Ekonomik Global.

Studiuesit ndërkohë kanë filluar kërkimet e tyre për të krijuar vaksinën kundër këtij virusi, por edhe në skenarin më të mirë të mundshëm, kjo vaksinë nuk mund të realizohet brenda një periudhe më të shpejtë se 12-18 muajt e ardhshëm. Deri atëherë, mbajtja e distancës ekstreme sociale është ndërhyrja e vetme në dispozicion për të ndihmuar individët të qëndrojnë të shëndetshëm, dhe të thyejnë zinxhirin e transmetimit, duke u dhënë popullsisë më të prekshme mundësi më të larta për të luftuar dhe për t’i mbijetuar kësaj pandemie.

Por si funksionojnë ekzaktësisht këto masa “bllokimi”?

Dhe pse është e rëndësishme që edhe të rinjtë dhe ata që janë të shëndetshëm, të cilët përballen me një risk më të ulët infektimi, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sa më shumë që të jetë e mundur?

Qëllimi i masave “bllokuese”, shpjegon një studim i ri i kryer nga grupi kërkimor në Imperial College London, është të zvogëlojë transmetimin – me fjalë të tjera, të zvogëlojë numrin e njerëzve që çdo rast i konfirmuar mund të infektojë. Qëllimi është që të arrihet të reduktohet në maksimum transmetimi dhe të arrihet të mbahen në një nivel të tillë ku secili rast i konfirmuar të prekë mesatarisht vetëm një person tjetër.

Autorët e studimit thonë se ekzistojnë dy mundësi për të arritur një gjë të tillë:

  • Masat lehtësuese, “duke ngadalësuar, por jo domosdoshmërisht ndalimin e përhapjes së epidemisë – zvogëlimin e pikut të kërkesës së kujdesit shëndetësor, ndërkohë duke mbrojtur ata që janë më të rrezikuar nga sëmundje të tjera të rënda”. Kjo mund të arrihet duke izoluar rastet e dyshuara dhe familjet e tyre, dhe distancimin shoqëror të të moshuarve dhe njerëzve të tjerë që rrezikohen më shumë nga ky virus.
  • Masat shtypëse, ose në thelb, bllokuese, që “synojnë të ndryshojnë rritjen e mëtejshme të përhapjes së kësaj epidemie, duke zvogëluar numrin e rasteve dhe duke e çuar atë në nivele sa më të ulëta”, nëpërmjet distancimit social të të gjithë popullatës, konkretisht duke mbyllur shkollat dhe universitetet.

Sipas këtij studimi, sado të vështira të jenë këto masa “bllokuese” ato kanë rezultuar të jenë efikase dhe që kanë funksionuar.

Nëse nuk ndërmerret asnjë masa bllokuese apo distancim social, ne mund të presim pa frikë që vdekshmëria të arrijë kulmin brenda tre muajve. Sipas këtij skenari, 81% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A do të infektohej, me rreth 510,000 persona që do të vdisnin në Mbretërinë e Bashkuar dhe 2.2 milionë në SH.B.A.

Në të kundërt, izolimi i rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara dhe distancimi social i të moshuarve dhe njerëzve më të prekshëm “do të reduktonte pikun e kujdesit shëndetësor me dy të tretat dhe do të përgjysmonte numrin e vdekjeve”.

Për t’iu afruar sa më shumë qëllimit që të arrihet të mbahet në një nivel të tillë ku secili rast i konfirmuar të prekë mesatarisht vetëm një person tjetër (R<1), studiuesit e këtij kërkimi thonë se ideale do të ishte kombinimi i izolimit të rasteve të konfirmuara, distancimit social të të gjithë populatës, karantinës në shtëpi dhe mbylljes së shkollave dhe universiteteve.

Studimi zbulon se kjo politikë intensive parashikohet të rezultojë në një ulje të pikut të kërkesave për kujdesin shëndetësor, afërsisht tre javë pas prezantimit të këtyre masave.

Ndërsa fjala “në një periudhe kohore të papërcaktuar” nuk është ajo që duam të dëgjojmë këto ditë të vështira, masat bllokuese afatgjata janë aktualisht mënyra më e mirë për të zvogëluar infeksionet dhe vdekjet – të paktën derisa të prodhohet dhe të vihet në dispozicion për të gjithë popullsinë e botës vaksina.

Por, a kanë funksionuar masat bllokuese që janë marrë ndërkohë?

Duke filluar nga 23 janari 2020, qeveria kineze mbylli Provincën Hubei, duke përfshirë Wuhan, qytetin prej 11 milionë banorësh, ku edhe shpërtheu fillimisht virusi korona.

Ata ndaluan transportin brenda dhe jashtë qytetit dhe ndaluan dhjetëra miliona njerëz që të punojnë ose të shkojnë në shkollë dhe mbyllën të gjitha dyqanet, përveç atyre që shisnin produkte ushqimore dhe farmaceutike. Madje në disa zona, banorëve iu kufizua edhe dalja në dyqane për të blerë produkte ushqimore dhe t’i porosinin ato produkte që u nevojiteshin online.

Ky bllokim i dhjetëra miliona njerëzve u konsiderua një “eksperiment drastik”, por që rezultoi shumë efikas. Pas marrjes së masave bllokuese, numri i rasteve të infektuara filloi të shënonte rënie. Më 19 mars, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, nuk raportoi më raste të reja të infektuara në Hubei.

Italia dhe Spanja kanë marrë masa të ngjashme bllokuese në shkallë vendi, përkatësisht nga 9 marsi dhe 15 marsi, ku qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, përveç atyre që duhet të shkojnë në punë, të blejnë ushqime apo produkte farmaceutike.

Në disa zona të Italisë ku masat bllokuese janë marrë me herët se datat e mësipërme, po shikojnë një ulje të kurbës së rasteve të prekura. Për shembull, Lodi u mbyll në 23 shkurt, por Bergamo nuk u mbyll deri në 8 Mars. Tani, rastet duket se po reduktohen gjithnjë e më shumë në Lodi.

Burimi: Monitor

Rekomandime mbi terapinë intensive të pacientëve me COVID-19

Nga Ermal Xhaho

Mjek ORL dhe Kirurgji plastike të fytyrës Schön Klinik Düsseldorf

Referuar dhe përkthyer nga Springer Medizin Verlag GmbH nga Autoret Stefan Kluge· Uwe Janssens· Tobias Welte· Steffen Weber Carstens· Gernot Marx· Christian Karagiannidis

Ky rekomandim ndihmon Mjekët e Reanimacionit për tu kujdesur dhe ndihmuar pacientët me COVID 19. Duhet të theksohet se situata aktuale e shpërthimit të COVID-19 ka marrë zhvillim dinamik. Njohuritë e tanishme te mjekësisë intensive bazohen kryesisht në vëzhgimet e Kinës dhe Italisë. Informacione të gjera mbi patogjenin dhe dinamikën e tij mund të gjenden më tej tek faqja fillestare e Institutit Robert Koch (RKI, ëëë.rki.de). Ne përgjithësisht rekomandojmë që të merreni me këtë problem në një ekip multidisiplinar në spital. Këtu përfshihen mjekë të kujdesit intensiv, infermierë, infeksiologë dhe higjenistë spitalorë. Transmetimi i infeksionit kryhet përmes personave të infektuar zakonisht përmes aerozolit  dhe kontaktit të afërt. Prandaj thelbësore është higjena bazë (përfshirë higjenën e duarve) dhe masat mbrojtëse të personelit.

Diagnoza SARS-CoV-2 është verifikuar nga marrja e tamponit thellë në fyt ose duke përdorur PCR (Poymerase chain reaction) nga uji i shpëlarjes së fytit. Nëse testi rezulton negativ dhe ka Dyshim klinik urgjent duhet testuar një mostër e dytë. Për pacientët me sëmundje të avancuar (pneumoni, ARDS=Acute respiratory disstress syndrom) testi  i tamponit të fytit mund të jetë përsëri negativ, ndërsa ngarkesa virale në rrugët e poshtme të frymëmarrjes është pozitive kësht që sugjerohet testi nga sekreti trakeobronkial.

Simptomat/ gjendja Klinike Sëmundja manifestohet si infeksion i traktit respirator me simptomat kryesore ethe dhe kollë. Për 81% të pacientëve manifestimi i sëmundjes është i butë, për 14% i rëndë dhe 5% te pacientëve janë të sëmurë kritikë. Kriteri për pranimin nën kujdesin intensiv është dispno, Frekuenca e lartë e frymëmarrjes (> 30 / min), këtu theksojmë se primare është hipoksemia. Shpesh shfaqen infiltrate pulmonare në imazheri. Ecuri të mundshme të sëmundjes janë ARDS dhe gjithashtu, deri tani te rralla, një koinfeksion bakterial deri në shok septik. Komplikacione të tjera të përshkruara janë gjithashtu çrregullime të ritmit të zemrës, dëmtimi i miokardit si dhe insuficencë renale akute. Koha nga fillimi i simptomave deri në hyrjen e kujdesit intensiv është rreth 10 ditë.

Analizat e gjakut Në Analizat e gjakut shfaqet shpesh (rreth 80%) limfopeni, në një të tretën e Pacientëve leukopeni. Shumica e pacientëve kanë një nivel normal prokalcitonine, nëse nivelet e saj janë dukshëm të larta, duhet të merret parasysh një superinfeksion bakterial. PCR ( proteina c reaktive)  shpesh është e lartë, duket se vlera shumë të larta të saj përputhen me një prognozë të keqe. Trombocitopeni, rritje e LDH ( enzima laktat dehydrogenaze) ose rritja e vlerës së D-dimereve mund të gjendet tek rreth 40% e pacientëve. Sipas përvojave të deritanishme, rritja jospecifike e Vlerave (veçanërisht> 400 IU / ml) të LDH nënkupton  një manifestim të rëndë të sëmundjes në vazhdim. Një pjesë e vogël e pacientëve kanë një rritje te Troponinës, rëndësia e të cilës në këtë rast është akoma e paqarte.

Imazheri

Radiografia e pacientëve me kujdes intensiv tregon infiltrate bilaterale. Në skaner duken madje në fazat e hershme të sëmundjes imponim xham akulli bilateral, subpleural dhe një konsolidim i segmenteve të mushkërise. Për shkak të rrezikut ndaj punonjësve dhe pavioneve të reanimacionit dhe emergjencës rekomandohet skaneri për pacientët në kujdesin intensiv vetëm nëse është në funksion të terapisë. Preferohen ekzaminimet me Ekografi në krevat.

Akomodimi

Masat e higjenës Akomodimi preferohet të bëhet individualisht në një dhomë izolimi, në mënyrë ideale me një paradhomë. Në rastin e një epidemie / pandemie të theksuar duhet të bëhet izolimini në grup. Qasja tek këta pacientë është e mundur vetëm nga një staf i trajnuar për kujdesin e pacientëve me COVID19, të cilët brenda mundësisë përjashtohen nga kujdesi për pacientët e tjerë. Numri i njerëzve që hyjnë në dhomë duhet të zvogëlohet në minimum (ndalimi i vizitave).Vendosja e personelit duhet përshtatur sipas nevojave. Kur kujdeseni për pacientin, thelbësor është zbatimi i vazhdueshëm i higjienës bazë (përfshirë higjenën e duarve) gjithashtu përdorimi i saktë i pajisjeve mbrojtëse të personelit. Sipas rekomandimeve të RKI, pajisjet mbrojtëse të personelit janë përparëset mbrojtëse, doreza të ngushta, maskat e mirëputhitura për mbrojtjen e frymëmarrjes (FFP2 ose FFP3 ose respirator në rastin e ekspozimit të theksuar në aerozole, p.sh. gjatë bronkoskopisë ose aktiviteteve të tjera me aerozole te larta) dhe syzet mbrojtëse. E rëndësishme është të përdorni pajisjet mbrojtëse në mënyrë korrekte. Këtu përfshihet përdorimi i kontrolluar (sidomos puthitja e maskës) dhe heqja e saktë (desinfektimi disa herë i duarve), punonjësit duhet të trajnohen për këtë. Rekomandime specifike për masat e nevojshme të higjienës (akomodimi, masat e mbrojtjes së personelit, desinfektimi, pastrimi, largimi i mbeturinave dhe transporti i pacientëve) gjenden në faqen kryesore të RKI. Përcaktimi i masave për secilin institucion mjekësor duhet të përshtatet sipas situatës nga një komitet ekspertësh.

Terapia Terapitë specifike antivirale nuk kanë ende të dhëna të mjaftueshme. Ka tentativa terapish  me një numër substancash (hydroxychloroquin, lopinavir / ritonavir, camostat, remdesivir etj). Mund të konsiderohet përdorimi i tyre pas një vlerësimi përfitim-rrezik. Provat e terapisë duhet, nëse është e mundur, brenda kornizës të programeve “Përdorimi i dhembshur” ose të mbahen protokolle studimi. Universiteti i Liverpoolit ka një informacion per bashkëveprimet e mundshme studimit me terapitë eksperimentale të publikuara nga COVID-19. Steroidët nuk duhet të përdoren si rutinë në asnjë ARDS, marrja duket se vonon pastrimin viral dhe favorizon rritjen e kërpudhave. Studime mbi SARS dhe gripin e Influencës tregojnë disavantazhe. Përjashtim është terapia me dozë të ulët hidrokortizone në raste te shokut septik ne mungesë të eficencës  të terapisë të volumit dhe vazopresorë për një periudhë më shumë sesa 1 orë.

Antibiotikët

Parimisht që në fillim të trajtimit në njësinë e kujdesit intensiv dhe me përkeqësimin e gjendjes së pacientit duhen kryer të paktën 2 hemokultura (aerobe dhe anaerobe). Në rast se dyshohet një koinfeksion duhet filluar terapia e llogaritur me antibiotikë sipas antibiogramit. Një terapi profilaktike me antibiotikë nuk rekomandohet.

Masat për insuficiencë respiratore hipoksemike akute Terapia e hidratimit me volum intravenoz duhet të jetë e rezervuar, veçanërisht në mungesë të shokut hipovolemik ose pa dobësim të perfuzionit. Në rast mbingarkim të volumit ka një përkeqësim të oksigjenimit në gjak. Qëllimi është të sigurohet oksigjenimi adekuat, rekomandohet SpO2 ≥90%. Duhet të konsiderohet që aplikimi i fluksit të lartë të oksigjenit si dhe ventilimi jo invaziv ndikon në formimin e aerozolit. Kushtet absolutisht të nevojshme për këto forma terapie tek ky grup pacientësh është përshtatja adekuate e maskës jo-invazive ose kanuloksigjeni nazal me rrjedhë të lartë si dhe përdorimi i saktë i pajisjeve mbrojtëse të personelit (veçanërisht puthitja korrekte e Maskës FFP2). Sipas përvojës preferohet ventilimi joinvaziv me helmetën e ventilimit. Në përgjithësi, indikacioni për ventilimin jo-invaziv në insuficencën respiratore akute në  kuadrin e COVID-19 duhet te jete i rezervuar. Tek pacientët me hipoksemi te rëndë (PaO2 / FIO2 ≤200 mm Hg) preferohet mundësisht ventilimi invaziv. Në secilin rast duhet siguruar monitorimi i vazhdueshëm dhe gatishmëria për ti intubuar. Prognoza përkeqësohet në rastin e vonesës të intubacionit në mungese të eficences te ventilimit jo-invaziv, një intubacion urgjent duhet shmangur absolutisht për shkak të rrezikut të transmetimit.

Intubacioni

Procedurat në traktin respirator (intubacion, bronkoskopi, thithja e hapur e sekretit bronkial, ventilimi manual, trakeotomia), për shkak të formimit të aerozolit, duhet kryer vetëm nëse është absolutisht e nevojshme dhe sigurisht me masat mbrojtëse perkatese (përfshirë maskat FFP2 / FFP3 dhe syzet e sigurisë). Në rastin e frymëmarrjes invazive duhet kryer një thithje e mbyllur. Intubacioni duhet të bëhet vetëm nga një doktor me eksperiencë te madhe intubimi. Nëse është e mundur duhet kryer një induksion me sekuencë te shpejtë pa ventilim të ndërmjetëm për të minimizuar formimin e aerozolit. Përdorimi i një video-laringoskopi mundëson zmadhimin e distancës midis mjekut dhe pacientit gjatë procedurës. Përdorimi i stetoskopit për kontrollin e pozicionimit të tubit duhet rezervuar. Nëse nevojitet reanimimi, duhen pasur parasysh masat mbrojtëse të personelit, sigurimi i rrugëve të frymëmarrjes duhet bërë shpejt dhe me një numër personeli sa më të vogël.

Ventilimi invaziv dhe masat ndihmëse

Për pacientët me ARDS rekomandohet një ventilim me volum  ≤6ml / kg, EKG standarte dhe trysni end-inspiratore të rrugëve të frymëmarrjes  ≤30 cm H2O. Vendosja e PEEP (positive endexpiratory pressure) orientohet në tabelën e rrjetit të ARDS (tabela FIO2-PEEP). Në rastin e ARDS moderate dhe të rëndë  PEEP duhet të jetë mjaftueshëm e lartë, e cila orientohet tek e ashtuquajtura tabela e PEEP të lartë. Me ARDS dhe një PaO2 / FIO2 <150 mm Hg pacienti duhet pozicionuar me shtrirje në bark për të paktën 16 orë. Në raste individuale, për të kaluar një hipoksi të rëndë, merret në konsideratë dhe aplikimi i NO (Oksidnitrogjeni), miorelaksansë dhe manovra rekrutimi pulmonal. Për pacientët me ARDS të rënda dhe refrakteritet të terapisë të hipoksemisë  (PaO2/FIO2 <80 ose 60 mm Hg) një opsion terapie për stabilizimin e shkëmbimit të gazeve është përdorimi i ECMO veno-venoze. Gjithsesi përpara vendosjes të sistemit ECMO duhet të jenë sosur opsionet e tjera. Gjithashtu duhen përjashtuar kontraindikacionet dhe duhet vlerësuar vullneti i pacienti.

Literatura

Literatura 1. Xie J, Tong Z, Guan X, Du B, Qiu H, Slutsky AS(2020) Critical care crisis and some recommendations during the COVID-19 epidemic in China. Intensive Care Med. https://ift.tt/2xukX0t 2. Wu Z, McGoogan JM (2020) Characteristics of and important lessons from the coronavirus disease 2019 (COVID-19) outbreak in China: summary of a report of 72314 casesfrom the Chinese centerfor disease control and prevention. JAMA. https://ift.tt/3dHsidB 3. Chung M, Bernheim A, Mei X, Zhang N, Huang M, Zeng X et al (2020) CT imaging features of 2019 novel coronavirus(2019-ncoV). Radiology.https:// doi.org/10.1148/radiol.2020200230 4. Yang X, Yu Y, Xu J, Shu H, Xia J, Liu H et al (2020 Clinicalcourseandoutcomesof criticallyill patientswith SARS-CoV-2 pneumonia in Wuhan, China:a single-centered, retrospective, observationalstudy. Lancet RespirMed.https://ift.tt/2Uq9V5n 5. Guan WJ, Ni ZY, Hu Y, Liang WH, Ou CQ, He JX et al (2020) Clinical characteristics of coronavirus disease 2019 in China. N Engl J Med. https://ift.tt/2UAXcvG 6. Wu J, Wu X, Zeng W, Guo D, Fang Z, Chen L et al (2020) Chest CT findings in patients with coronavirus disease 2019 and its relationshipwith clinicalfeatures. Invest Radiol. https://ift.tt/2xxRnr2. 0000000000000670 7. Huang C, Wang Y, Li X, Ren L, Zhao J, Hu Y et al (2020) Clinical features of patients infected with 2019 novel coronavirus in Wuhan, China. Lancet.https://ift.tt/3dEgtF0 8. Liao X, Wang B, Kang Y (2020) Novel coronavirus infection during the 2019–2020 epidemic:preparing intensive care units-the experience in Sichuan Province, China. Intensive Care Med46(2):357–360

  1. RKI (2020) Empfehlungen des Robert KochInstitutes zu Hygienemaßnahmen im Rahmender Behandlung von Patienten mit einer Infektion durchSARS-CoV 2.https://ift.tt/3bEpI6C tiges_Coronavirus/Hygiene.html.Zugegriffen:9. März2020 10. Arabi YM, Murthy S, Webb S (2020) COVID19:a novel coronavirus and a novel challenge for critical care. Intensive Care Med. https://ift.tt/2JqW4p2 11.University of Liverpool(2020) Covid-19 drug inter-actions. http://www.covid19druginteractions.org/.Zugegriffen:9.März2020  12. Bouadma L, Lescure FX, Lucet JC, YazdanpanahY, Timsit JF (2020) Severe SARSCoV-2 infections:practical considerations and management strategy for intensivists. Intensive Care Med. https://ift.tt/3bwuq60 13.AWMF (2020) S3-Leitlinie Sepsis – Prävention, Diagnose, Therapie und Nachsorge. https://www.awmf.org.Zugegriffen:31.Dez.2018 14. WHO (2020) Clinical management of severe acute respiratory infection when novel coronavirus(2019-nCoV) infection is suspected Interimguidance.https://ift.tt/2JlIQtV lt-source/coronaviruse/clinical-management-ofnovel-cov.pdf.Zugegriffen:9.März2020 15. Hui DS, Chow BK, Lo T, Tsang OTY, Ko FW, NgSS et al (2019) Exhaled air dispersion during high-flow nasal cannula therapy versus CPAP viadifferent masks. Eur Respir J. https://ift.tt/3bAC0fZ 16. Cheung JC, Ho LT, Cheng JV, Cham EYK, LamKN (2020) Staff safety during emergency airway management for COVID-19 in Hong Kong. Lancet Respir Med. https://ift.tt/2wMtDiO 17. AWMF (2017) S3-Leitlinie Invasive Beatmungund Einsatz extrakorporaler Verfahren bei ak 18.wp.sbcounty.gov

uterrespiratorischer Insuffizienz. https://www.awmf.

Sunday, March 29, 2020

MSH: 15 raste te reja me koronavirus, duke e çuar numrin total në 212

15 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë duke e çuar në 212 numrin e përgjithshëm.

Njoftimi i plote:

Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Kemi 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste
– Durrës 12 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 22 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 5 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.
Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!