Kryeministri britanik Boris Johnson është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Mediat britanike njoftojnë se rezultatet e testit sapo kanë dalë dhe kryeministri është njoftuar nga stafi i tij i afërt.
Ndërkohë Jonson njoftoi në rrjetin e tij social Twitter se është vetë-izoluar dhe se gjatë 24 orëve të fundit ka zhviluar simptoma të lehta të sëmundjes.
Ai shtoi se do të drejtonte qeverinë përmes video-konferencave.
No comments:
Post a Comment