Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se një ditë më parë ka regjistruar personin e parë të infektuar nga stafi shëndetësor me koronavirus.
“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, është thënë në njoftimin e Klinikës Infektive.
Aktualisht në këtë Klinikë është thënë se janë duke u trajtuar 34 pacientë.
Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, aktualisht në Kosovë është raportuar për 86 persona të infektuar me Covid-19.
Deri më tani në Kosovë është shënuar 1 viktimë nga Covid-19.
No comments:
Post a Comment