Ka shkuar në 174, numri i personave të prekur në Shqipëri nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë informoi sot se mes tyre janë 4 fëmijë që kanë qenë në kontakt me persona të prekur, gjendja e të cilëve është e mirë.
“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi Eugena Tomini nga Task Forca.
Prej kohësh tashmë, ekspertët e shëndetit kanë theksuar se fëmijët e vegjël kryesisht e kalojnë kalojnë koronavirusin me simptoma të lehta ose pa simptoma fare. Por, edhe pse mund të mos jetë të rrezikuar, fëmijët mund ta transmetojnë virusin tek persona të tjerë.
No comments:
Post a Comment