Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ku vetëm në orët e fundit kanë ndërruar jetë dy persona.
Derimë tani në vendin tonë kanë vdekur si pasojë e Covid 19, dhe sëmundjeve të tjera shoqëruese 5 gra, dhe 8 burra, me mosha dhe gjeografi të ndryshme.
Mosha mesatare e viktimave në vendin tonë është 68.1 vjeç, dhe në pothuajse të gjitha rastet, personat që humbasin jetën kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese, veçanërisht hipertensionin.
Zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, është thënë se për dy raste, viktimat kishin shfaqur përmirësime nga koronavirusi, por kishin humbur jetën si pasojë e infarktit në zemër.
Viktimat | Mosha-gjeografia | Sëmundje shoqëruese |
1 | 73-vjeçe, Durrës | Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass |
2 | 66-vjeç, Lushnje | Insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. |
3 | 71-vjeç, Kuçovë | Kancer mushkërie, diabet apo hipertension |
4 | 43-vjeç, Kavajë | Obeziteti |
5 | 49-vjeç, Pukë | Diabeti |
6 | 71-vjeçe, Tiranë | Hipertensioni |
7 | 85-vjeçe, Tirana | Vuante nga sëmundje kronike (nuk specifikohen) |
8 | 66-vjeç nga Fieri | Pësoi infrakt, vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale |
9 | 72 vjeçe, Vlora | Hipertensioni |
10 | 67 vjeç, Tirana | Hipertensioni |
11 | 79 vjeç, Tirana | Pësoi infarkt kardiak |
12 | 82-vjeçe, Tirana | Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) |
13 | 62-vjeç, Durrës | Me sëmundje shoqëruese, nuk specifikohen |
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 243 raste pozitive me koronavirus, 52 prej të cilëve janë konfirmuar të shëruar, dhe 13 kanë humbur jetën
MSH njofton se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
No comments:
Post a Comment