Princi Charles ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.
“Clarence House” konfirmoi se princi 71-vjeçar ishte diagnostikuar me sëmundjen COVID-19 në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes.
Trashëgimtari i fronit thuhet se ka shfaqur “simptoma të buta”, por “përndryshe mbetet në shëndet të mirë”, dhe është vetë-izoluar në Skoci me Dukeshën e Cornwall – e cila ka rezultuar negative në testet e bëra.
“Princi i Uellsit ka testuar pozitiv për koronavirusin”, thuhet në deklaratë.
“Ai ka shfaqur simptoma të buta por përndryshe mbetet në shëndet të mirë dhe ka punuar nga shtëpia gjatë ditëve të fundit si zakonisht.”
No comments:
Post a Comment