Ka shkuar në 146 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri.
Nga të dhënat më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, raportohet se janë shtruar tek Infektivi 72 pacientë të infektuar.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli, njoftoi se tre prej pacientëve të shtruar ndodhen në terapi intensive, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, pjesa tjetër e pacientëve janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
No comments:
Post a Comment