Thursday, March 26, 2020

Flet 30-vjeçari shqiptar i shëruar nga Covid-19: ‘Si nisën simptomat’

Erind Cara, 30 vjeç me profesion fizioterapist, ishte një nga të infektuarit me Covid-19 në Shqipëri, i cili prej pak ditës la spitalin e Infektivit. Në një intervistë për News24, 30-vjeçari tregoi si nisën simptomat dhe të tjera detaje nga përballja e tij me koronavirusin.

“Erdhi si diçka e papritur. Bëj një jetë aktive, sportive. Kalova një ftohje në shtëpi, një javë me temperaturë dhe djersë shumë. Shkova tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’ pasi u shqetësova për frymëmarrjen. Atje bëra analiza dhe tamponin e dola pozitiv.”

Përsa i përket kontakteve me njerëz, ai shpjegoi:

“Kontakte s’di ta përkufizoj tamam; kam pasur kontakte shumë. Por mendoj se kam pasur një takim me një shokun tim që ka ardhur nga Italia më 28 shkurt. Ai nuk ka pasur simptoma. S’e saktësoj dot se ku e kam marrë.”

Ndër të tjera, Cara shtoi:

“Më datën 5 mars, pata temperaturë që shkonte 37 e gjysmë deri në 38 gradë Celcius dhe djersë që shoqërojnë një grip normal. Nuk kisha kollë, asnjë shqetësim tjetër. Që në momentin që nisi temperatura kam qenë në shtëpi. Gjëja e vetme që kam bërë ka qenë një vizitë në datën 6 në Infektiv, duke menduar se ka qenë një virozë. Mora recetën e antibiotikëve që i mora në shtëpi pastaj.

Për 5 ditë kisha antibiotikë kokërr. Temperatura zgjati deri në 6 ditë dhe shkonte 39 gradë Celsius. Më pas bëra një vizitë tjetër, fillova disa antibiotikë të tjerë, intra-antimuskular për të luftuar këtë ftohje që kisha marrë. Pastaj mbarova dhe këtë [kurë] dhe nuk kisha temperaturë. Por s’më dukej normale kjo pjesa e frymëmarrjes, se po lodhesha me pak gjëra që po bëja. Shkova në Sanatorium dhe bëra skanerin dhe aty rrodhi e gjitha.”

Në vijim, ai u shpreh se në pavionin ku ishte “gjendja e e personave të tjerë nuk ishte problematike”.

 

No comments:

Post a Comment