Deri më tani, Spanja numëron 3434 vdekje nga koronavirusi, duke e bërë kështu vendin e dytë në botë me numrin më të lartë të viktimave prej kësaj pandemie, pas Italisë.
Lajmin, e konfirmoi vetë Ministri i Shëndetësisë spanjoll, duke thënë se në total janë 47.610 raste të infektuarish në total.
Në Kinë, aty ku fillimisht u përhap koronavirusi, humbën jetën 3281 njerëz, kurse vendin më të lartë të humbjeve në njerëz vijon ta mbajë Italia me 6820 njerëz të vdekur.
Ekspertët në Spanjë janë shprehur gjatë kësaj jave se rritja e të infektuarëve do të rritet në ditët në vazhdim.
No comments:
Post a Comment