Edhe pse për 4 ditë numri i të infektuarve në Itali pati një ulje dje, numri i të prekurve nga koronavirusi u kthyer sërish në rritje.
Por sidoqoftë, shpejtësia e përhapjes së virusit është në rënie. Aktualisht, janë raportuar 62 013 të infektuar në Itali, me një rritje prej 4492 rastesh të reja duke e çuar totalin e të prekurve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, në mbi 80 mijë.
Numri i viktimave sipas të dhënave të fundit ka shkuar në 8215, 712 më shumë në krahasim me të mërkurën. Sipas ekspertëve, tashmë është i afërt kulmi i epidemisë së koronavirusit në Itali. Por rritja e 24 orëve të shkuara, vjen sipas tyre për shkak të shtimit të numrit të testeve të bëra.
Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, Silvio Brusaferro, në një konferëncë për shtypin ka thënë se piku i pandeminisë nuk është arritur akoma por pritet këto ditë.
“Nuk e kemi arritur ende kulmin e të infektuarve. Kemi shenja të ngadalësimit të cilat na bëjnë të supozojmë se jemi afër. Këto shenja janë positive cka na bën të mendojmë se masat e marra po japin efektet e tyre. Të prekurit janë në rënië dhe presim që këto ditë të arrijmë dhe pikun e të infektuarve”- ka thënë Brusaferro.
No comments:
Post a Comment