Një infermiere shqiptare, Ornela, dhe tre kolege të saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia, ishin sot në faqen e parë të gazetës italiane, “La Republica”.
“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: të ndihmojnë pacientet e COVID-19 në spitalin e Cremonës. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela, Iolanda dhe Chiara”,- shkruan “La Repubblica”. Edhe pse jemi në mesin e pandemisë, e nevojat për personel mjekësor janë të mëdha edhe këtu, Shqipëria dërgoi në shenjë solidariteti këtë fundjavë 30 infermierë dhe mjekë në Brescia, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi.
Gjesti u vlerësua shumë në Itali, si nga figura të politikës, ashtu dhe nga njerëz të medias. Gjatë një interviste live që zhvilloi në kanalin Italian Rai 3, kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatorja Serena Bortone nëse ishte e vërtetë se shumë prej mjekëve dhe infermierëve që ishin nisur drejt Italisë, nuk e kanë marrë lejen e prindërve. Rama e konfirmoi një gjë të tillë, dhe mori prej saj përvec falenderimeve e mirënjohjes, edhe garancinë se do të kujdesen shumë për ta dhe se do t`ia shpërblejnë Shqipërisë këtë ndihmë.
No comments:
Post a Comment