Përgatiti dhe përshtati në shqip:
Dr. Erisela Dino, Specialiste e Shëndetit Publik
Burimi: WHO 2020 (Organizata Botërore e Shëndetësisë)
Është normale të ndjeheni të trishtuar, të stresuar, të hutuar, të frikësuar ose të zemëruar gjatë një krize. Biseda me njerëzit që ju besoni mund të ndihmojë. Kontaktoni miqtë dhe familjen tuaj.
Nëse duhet të qëndroni në shtëpi, mbani një mënyrë jetese të shëndetshme – përfshirë dietën e duhur, gjumin, stërvitjen dhe kontakte sociale me të dashurit në shtëpi dhe me email dhe telefon me familjen dhe miqtë e tjerë.
Mos përdorni pirjen e duhanit, alkoolin ose ilaçet e tjera për te menaxhuar emocionet tuaja. Nëse ndiheni të mbingarkuar, bisedoni me një punonjës shëndetësor. Pergatisni një plan, ku të shkoni dhe si të kërkoni ndihmë për nevoja të shëndetit fizik dhe mendor nëse kërkohet.
Mblidhni faktet. Mblidhni informacione që do t’ju ndihmojnë të përcaktoni me saktësi rrezikun tuaj, në mënyrë që të merrni masa paraprake të arsyeshme. Gjeni një burim të besueshëm, të cilit mund t’i besoni, siç është faqja e internetit e OBSH-së ose një agjensi publike shëndetësore lokale ose shtetërore.
Kufizoni shqetësimin dhe nervozizmin duke zvogëluar kohën që ju dhe familja juaj kaloni duke shikuar ose dëgjuar televizor apo lajme, që ju i konsideroni si shqetësuese.
Sillni në mendje aftësi që ke përdorur në të kaluarën që të kanë ndihmuar të menaxhosh problemet e mëparshme të jetës dhe të përdorësh ato aftësi për t’ju ndihmuar të menaxhoni emocionet tuaja gjatë kohës sfiduese të ketij shpërthimi.
No comments:
Post a Comment