Pak ditë më parë, bëri xhiron e rrjetit një postim për të ashtuquajturin “Betimin e Valbonës”, ku krahas fjalëve gjendej edhe fotografia e infermieres me fytyrë të mavijosur, si pasojë e shtrëngimit të maskës mbrojtëse, e shkaktuar nga orët e stërzgjatura në vijën e parë të luftën ndaj kronavirusit.
Në një lidhje me “Skype” në studion e emisionit “Shqipëria Live”, Valbona, e cila veç sfidës ndaj koronavirusit, e pret një tjetër sfidë e madhe kur kthehet në shtëpi, ajo për t’u kujdesur për vajzën e saj të sëmurë tha:
“Kur jemi turni i dytë punojmë tetë orë, ndërsa në turnin e tretë 12 orë. Kur vijnë të sëmurët paraqesin temperaturë të lartë, nuk mbajnë ekuilibrin. Tani ndryshon situata, tani na duhet të përballemi me një rrezik që na shpaloset. Ne jemi të veshur me veshjen e posaçme; maska, doreza veshim nga tre palë për të qenë sa më të sigurtë.
Asnjëherë nuk dorëzohem pasi kam kaluar shumë beteja me vajzën dhe kjo është beteja më e vogël që unë kam pasur në jetën time. Në punën që ne kemi nuk ka frikë, ka vetëm kujdes.
Vajza ka një histori të dhimbshme. Ka lindur me një ezofag të mbyllur, nga gjoksi i djathtë deri në shpatull, nuk jam poshtur. Në momentin që ka lindur me ezofagun e mbyllur dhe në momentin që dëshironte të pinte gji nuk e bënte dot. Menjëherë pas kësaj, vetëm disa orë pas lindjes i është nënshtruar operacionit. Kur unë jam në punë i shërben bashkëshorti, rri bashkëshorti aty teksa ajo ha pasi edhe mund të mbytet. Në luftë nuk ka frikë duhet të kesh vetëm kujdes”, u shpreh infermiere Valbona.
No comments:
Post a Comment