Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore pasi rezultoi se ishte pozitiv me COVID-19. Në një lidhje Skype për emisionin “Opinion”, Brataj, teksa ndodhet në shtëpi tha se kishte dhimbje në çdo pjesë të trupit.
“Ndjeja lodhja por që të shtunën nuk kisha rezistencë dhe ja hidhja fajin lodhjes se që nga 23 shkurti kemi fjetur 2 apo 3 orë. Të dielën filloi temperatura, dhimbja në çdo pjesë të trupit. Nuk rri do të këmbë, nuk rri dot shtrirë. Temperaturë kur kalon 39.5 nuk je i sigurt nëse e kontrollon dot, për fat të mirë e kontrollova. Duke qenë vetë mjek i mendon të gjitha si mund të shkojë. Shumë herë, shumë prej nesh e shohin veten nga ana e kurusesit.”, tha ai.
PJESË NGA INTERVISTA
Fevziu: Çfarë ndodhi ekzaktësisht me ju?
Skënder Brataj: Dua të falenderoj në radhë të parë të gjithë shqiptarët për një solidaritet shumë inkurajues. Janë gjëra që ne i kemi sqaruar që në fillim të këtyre ditëve, që do të ketë forma të ndryshme. Forma të personave të prekur pa shenja, me shenja të lehta dhe me shenja të rënda. Mua më qëlloi kjo e mesit.
Në fillim të shtunën, pastaj të dielën pata një temperaturë të lartë, me kollë, dhimbje trupi sikur të ka rrahur njeri, dhimbje koke. Për fat të mirë e dominova me takipirinë dhe asprinën. Sot jam më mirë.
Fevziu: Filluan menjëherë dhimbjet apo janë graduale?
Skënder Brataj: Janë graduale. Po më shihnin të gjithë miqtë e mi në intervistën ne News 24 para disa ditësh dhe më thanë që dukesha i lodhur. Ndjeja lodhja por që të shtunën nuk kisha rezistencë dhe ja hidhja fajin lodhjes se që nga 23 shkurti kemi fjetur 2 apo 3 orë. Të dielën filloi temperatura, dhimbja në çdo pjesë të trupit. Nuk rri do të këmbë, nuk rri dot shtrirë. Temperaturë kur kalon 39.5 nuk je i sigurt nëse e kontrollon dot, për fat të mirë e kontrollova. Duke qenë vetë mjek i mendon të gjitha si mund të shkojë. Shumë herë, shumë prej nesh e shohin veten nga ana e kurusesit.
Fevziu: Ju zgjati 48 orë?
Skënder Brataj: 48 orë me shenja të theksuara.
Fevziu: Si jeni tani?
Skënder Brataj: Tani kam kollë, temperaturë 37.5. Sot kam qenë në shtëpi duke bërë xhiro, më shumë me njerëzit duke ju kthyer përgjigje. Kjo është një betejë dhe ka edhe të papritura. Ne jemi linja e parë. Sado masa të marrim, sado të kujdesemi dhe kur je në linjën mund të ndodhi siç më ndodhi mua ose siç mund t’i ketë ndodhur edhe ndonjë kolegu tjetër. Unë jam mjek dhe detyrimisht kur je në linjën e parë mund të ndodhi të infektohesh.
Fevziu: Sa ditë do qëndroni në shtëpi?
Skënder Brataj: Dy javë, në radhë të parë për shëndetin dhe të mos rrezikoj të tjerët. Plus që teknologjia na lejon që të punojmë. Ne kemi bërë një sistem teknologjik të përsosur. Dua të falenderoj pa masë të gjithë stafin tim për atë që po kalon, me një profesionalizëm dhe përkushtim që rrallë e gjen në grupe prej 50 apo 100 vetësh.
Ne do të vazhdojmë punën, kjo është një betejë që nuk e dimë sa do të zgjasë, por për fat të mirë ajo shërueshmëria me 95 përqind qëndron akoma, format e lehta qëndrojnë akoma.
Fevziu: Ka një ankth të madh, një lloj stigme tek njerëzit, çfarë do ti thonit shikuesve?
Skënder Brataj: Qytetarët e dinë që kjo betejë e padukshme na kërkon të bëhemi ne të padukshëm. Distancimi social i shërben edhe faktit që mund të jemi pozitiv, nuk e dimë, por duke u izoluar të mos infektojmë të tjerë. T’i lënë vizitat. Mos të shkojnë tek prindërit dhe gjyshërit, sepse janë fasha më e rrezikuar. Shoh që grumbullohen para pallatit nëpër tarraca. Ndoshta edhe për ne, entuziasmi që t’i mësonim punonjësve sit ë veprojnë, sit ë punojnë, si të vishen dhe si të zhvishen gjatë procesit të punës, na mori në qafë. Por këto janë rreziqet e zanatit dhe jemi koshientë për këtë.
No comments:
Post a Comment