Thursday, March 26, 2020

LAJM I FUNDIT/ Shënohet viktima e 7 nga COVID 19, ndërron jetë në spitalin infektiv 85-vjeçarja

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.
85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

 

No comments:

Post a Comment