Kufizimet në lëvizje, për shkak të Covid 19, kanë frenuar përhapjen e virozave normale duke ndikuar në rënien e flukseve spitalore për shkaqe të tjera.
Burimet nga spitali ”Nënë Tereza” pohuan se fluksi i trajtimeve spitalore në pediatri ka rënë ndjeshëm që kur shkollat u mbyllën. Stafet e pediatrisë pohuan se fluksi ka rënë me gati 60 për qind. Gripi sezonal, i cili këtë vit ishte me agresiv në Shqipëri, ka prekur kryesisht moshat pediatrike. Ka pasur raste nga kjo moshë që kanë kërkuar trajtim intensiv spitalor.
Mirëpo mbyllja e çerdheve, kopshteve dhe shkollave e ka ulur ekspozimin e fëmijëve ndaj virozave ndër fëmijë por edhe ndër të rritur, pasi fëmijët janë përhapës potencial të tyre.
Rënia e fluksit nga gripi i zakonshëm e ka qetësuar gjendjen në spitale në një drejtim për t’i përqendruar kështu burimet dhe hapësirat për pandeminë Covid.
Që nga fillimi i janarit, vazhdon qarkullimi i viruseve të tipit A dhe B të gripit. Që nga fillimi i sezonit që përkon me nëntorin 2019 në total mbizotëron virusi i tipit A, nëntipi A/H3. Virusi i tipit A ka mbizotëruar çdo javë deri në javën 05 ndërsa që nga java 06 vërehet mbizotërim i virusit të tipit B.
Në javën e parë të marsit, kurba e gripit shënoi ulje të ndjeshme, por mjekët në shërbim parësor, dytësor dhe atë spitalor pohuan se ka rënie te ndjeshme të flukseve që vijnë nga gripi stinor.
Virozat sezonale ndonëse me një intensitet më të ulët agravojnë problemat në personat më sëmundje kronike dhe moshat e vjetra.
Prej gripit sezonal këtë vit kanë kërkuar shërbim intensiv në spitale gati 200 persona, dhe kanë humbur jetën pesë prej tyre deri në javën e parë të marsit.
Mirëpo tani të gjitha stafet mjekësore po mbajnë frymën nga pandemia COVID 19, e cila ka në vënë në vështirësi dhe ka çuar në kolaps edhe vendet anëtare të BE që kanë sisteme të avancuara të shërbimeve shëndetësore.
No comments:
Post a Comment