Koronavirusi është kthyer në një rrezik serioz për shumë vende në botë, ndërsa studiuesit gjithnjë edhe më shumë mundohen të hedhin dritë mbi këtë virus të ri.
Nga studimet e para pas shfaqjes së virusit në Kinë u tha se temperatura e lartë, kollitja dhe vështirësia në frymëmarrje janë disa nga simptomat më të shpeshta tek personat e infektuar.
Ndërkohë, dy deklarata të ndryshme vijnë së fundmi, njëra në Britaninë e Madhe dhe tjetra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një tjetër simptomë duket se i shtohet Covid-19. Kjo simptomë, mund të jetë tejet e rëndësishme në identifikimin e të infektuarve, edhe ata të quajtur deri më tani si asimptomatikë.
Bëhet fjalë për anosminë dhe dysgeusinë, ose më thjesht humbjen e përshkallëzuar të nuhatjes dhe shijes.
Humbja e nuhatjes duket një e përbashkët e konstatuar në shumë raste në vendet më të prekura nga koronavirusi, si Kina dhe Koreja e Jugut.
Kjo e dhënë është konfirmuar nga Shoqata amerikane e Otorinolaringoiatrisë, dhe nga shoqata simotër britanike. Me këtë deklaratë kanë dalë disa mjekë dhe rëndësia e këtij zbulimi mund të jetë domethënëse, nga momenti që sipas vëzhgimeve në Korenë e Jugut, pothuajse 30% e pacientëve pozitivë ndaj COVID -19 kishin anosminë, pra kishin mungesën e nuhatjes, si simptomën e tyre të vetme. Po ashtu në Gjermani, 2 në 3 pacientë kishin mungesën e nuhatjes si simptomë.
Sipas mjekëve në SHBA, qytetarët nëse kanë këtë simptomë duhet ta marrin seriozisht.
No comments:
Post a Comment