Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, u ka dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve, lidhur me personat e kontaktit që ka pasur kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me Covid 19.
Rakacolli u shpreh se po bëhet një hetim epidemiologjik i rastit, dhe se do të shihet dhe mundësia e testimeve për gazetarët që kanë intervistuar Bratajn, në bazë të protokolleve që përdoren nga ISHP.
“Është duke u zhvilluar një hetim epidemiologjik i rasrtit në rast se gazetarët janë persona të afërt të kontaktit do tiu bëhet dhe atyre, dhe çdo personi tjetër që mund të ketë pasur kontakt me zotin Brataj”, tha zv.ministrja.
Ndërkohë që lidhur me një informacion që qarkulloi dje se një mjeke e Infektivit ka rezultuar pozitive me COVID, Rakacolli tha se kjo nuk ishte e vërtetë, por testet do të bëhen për çdo person të dyshuar.
“Mjekët që punojnë në vijën e parë përdorin mjete mbrojtëse që janë të cerifikuara, por në rast se ata kanë dyshime apo shenja, patjetër që do tiu bëhet testimi, pasi edhe ata janë pjesë e shoqërisë”, u shpreh Rakacolli që shtoi se në vendin tonë ka medikamente të mjaftueshme për trajtimin e rasteve.
No comments:
Post a Comment