Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se numri i personave të infektuar me koronavirus mendohet të ulet nga java e tretë e prillit.
Gjatë një interviste për “Opinion”, Pipero bëri thirrje për t’u respektuar masat e marra nga qeveria duke theksuar se vendimtare do të jetë kjo javë dhe java e ardhshme.
“Nëse zbatojnë urdhrat, nga fundi i javës së dytë dhe fillimi i javës së tretë do fillojnë të zbuten shumë.
Unë kam thënë që kjo javë dhe java tjetër janë vendimtare. Javën e tretë të prillit do të fillojnë të bien”, tha Pipero.
No comments:
Post a Comment