Thursday, April 1, 2021

4 sëmundjet që “lulëzojnë” në pranverë

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Pranvera, përveç motit më të ngrohtë sjell edhe disa sëmundje apo probleme shëndetësore.

Disa nga sëmundje që “lulëzojnë” në stinën e pranverës janë:

Alergjitë sezonale: pemët, lulet, bimët e ndryshme që lulëzojnë lëshojnë polen. Poleni është një nga shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë. Alergjia mund të luftohet vetëm me medikamente, pasi simptomat e saj janë të rënda dhe bezdisëse.

Astma: ashtu si alergjitë sezonale edhe astma është një nga sëmundjet që përkeqësohet me ardhjen e pranverës. Shkak i kësaj janë ndryshimi i temperaturës, poleni, pluhuri, medikamentet që mund të përdorni kundër alergjisë etj.

Virozat e stinës: shumë njerëz mund të preken nga infeksionet e rinovirusit, infeksione të cilat shpesh kalojnë në ftohje.

Sëmundja Lyme: temperaturat e ngrohta dhe ndryshimet e motit janë disa nga shkaktarët që ndikojnë në përkeqësimin e sëmundjes Lyme./ shëndeti.com.al / HealthGrades

No comments:

Post a Comment