Procesi i vaksinimit anti-Covid ka përfshirë një pjesë të mirë të shteteve, ku prej vitesh punojnë e jetojnë shqiptarë.
Por është shumë e rëndësishme që në këtë moment, për komunitetin shqipfolës që jetojnë përtej kufijve të ketë një vëmendje të shtuar të autoriteteve për t’i ndihmuar në procesin e vaksinimit e pse jo për tu dhënë e këshillat e nevojshme se si ata të bëhen pjesë e tij, e për më tepër pse duhet të vaksinohesh.
Tashmë edhe nga shifrat që raportohen çdo vit, në Britaninë e Madhe, janë me mijëra shqiptarë që kanë ndërtuar jetën e aty. Kujtojmë se Britania e Madhe ka regjistruar në total më shumë se 127,000 vdekje nga COVID-19, numri më i lartë në Evropë.
Ndaj duke qenë në këtë situatë, për shqiptarët që jetojnë në Britani, stafi i radios “Voice of Albania” në Britani ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese, duke i drejtuar disa thirrje komunitetit shqipfolës që të vaksinohet.
Në një lidhje Skype për “Wake Up”, drejtuesja e radios “Voice of Albania” në Britani, Eda Berisha rrëfeu si u ndërmor kjo nismë.
“Disa javë përpara, sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock bëri një thirrje në radio për të gjithë komunitetet, sidomos për ato të Ballkanit e Europës Lindore dhe organizatat që drejtonin këto komunitete, të arrinin në formonin një lloj fushate për të sensibilizuar komunitetet e tyre mbi marrjen e vaksinimit.
Ai kishte parë një hezitim të madh nga këto komunitete në lidhje me vaksinimin dhe jo vetëm ai, por i gjithë stafi. Këto komunitete nuk shkonin pas thirrjes, pas mesazheve të marra nga mjekët për t’u vaksinuar.
Prandaj erdhi kjo ide, sapo e dëgjuan në radio dhe ne menduam si staf ta bënim si fushatë. Ne kemi zgjedhur individë dhe personazhe që janë të njohur për komunitetin shqiptar. Janë avokatë, mjekë, aktorë, infermierë, këngëtarë që kanë një impakt të drejtpërdrejt në komunitetin shqipfolës në Britani”, tha Eda Berisha.
No comments:
Post a Comment