Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë është “e ngadaltë” dhe kjo gjë është e “papranueshme” tha kreu për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke ngritur shqetësime se vonesat në dhënien e vaksinave mund të prolongojnë dhënien fund të pandemisë.
“Shpërndarja e këtyre vaksinave është shumë e ngadaltë”, tha ai në një deklaratë.
“Ne duhet ta përshpejtojmë procesin duke përshpejtuar prodhimin, duke zvogëluar pengesat për administrimin e vaksinave dhe duke përdorur çdo dozë të vetme që tani kemi nëpër depo”, tha ai.
Në Evropë, procesi i vaksinimit kundër koronavirusit po shkon më ngadalë krahasuar me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Evropa po ashtu ka mbetur prapa sa i përket furnizimit me vaksina dhe miratimit për përdorim të disa prej tyre.
Kluge tha po ashtu se rastet e reja në Evropë po rriten në çdo grupmoshë, përveç atyre mbi 80 vjeç dhe kjo sipas tij është shenjë që vaksinimi i të moshuarve po jep efekt.
“Teksa variantet e reja janë shqetësim dhe ato po vazhdojnë të përhapen, rastet që kërkojnë hospitalizim po rriten”, tha ai.
“Përshpejtimi i procesit të vaksinimit është krucial”, theksoi Kluge.
Përveç furnizimeve të pakta me vaksina, për shkak të vonesave të dërgesave nga disa prodhues të vaksinave, shqetësimet janë rritur sërish sa i përket sigurisë së vaksinës së AstraZeneca/Oxford, pas raportimeve për mpiksje gjaku te disa pacientë që e morën këtë vaksinë.
Disa shtete, përfshirë edhe Gjermaninë, po refuzojnë që këtë vaksinë t’ua administrojnë personave mbi 60 vjeç.
Rregullatori evropian i Barnave, por edhe OBSH-ja kanë thënë se përfitimet nga vaksina e AstraZeneca/Oxford, tejkalojnë rreziqet që mund të paraqesë kjo vaksinë, por kanë shtuar se ata do të vazhdojnë të studiojnë incidentet e raportuara me mpiksje të gjakut.
Top Channel
No comments:
Post a Comment