Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Vezët janë një nga zgjedhjet më të lehta kur duam një mëngjes të shpejtë dhe të shëndetshëm.
Megjithatë, konsumi i tepërt i vezëve lidhet me rritjen e nivelit të kolesterolit të lartë në gjak.
Kolesteroli si fjalë mund të ketë një konotacion negativ, pasi sjell ndërmend sulmet në zemër, por është mjaft i rëndësishëm për trupin tonë, pasi përdoret për të prodhuar hormone, për të siguruar energji dhe për të funksionuar sistemi nervor.
Nivelet e larta të kolesterolit në gjak janë problem, pasi ato mund të shkaktojnë shumë sëmundje.
Sipas mjekëve, vetëm 1/3 e kolesterolit që qarkullon në gjak vjen nga ushqimi.
Me fjalë të tjera, ajo që rrit nivelet e kolesterolit në gjak është konsumimi i yndyrës së ngopur dhe jo marrja e tij nga ushqimi.
Sa vezë mund të hamë në javë?
Dietologia, Carrie Gans, rekomandon të hani 1-2 vezë në ditë, për sa kohë që dieta jonë në tërësi është e ulët në yndyrna të ngopura.
Ata që kanë nivele të larta kolesteroli, është mirë të kufizojnë konsumin e vezëve në 3-4 në javë.
Sa për fëmijët, është mirë të konsumoni 4 deri në 5 vezë në javë.
E verdha në një foshnje shtohet pas muajit të 8-të, ndërsa e bardha e vezës pas vitit të parë, sepse veza mund të shkaktojë reaksion.
No comments:
Post a Comment