Dilema për përdorimin e brufen, indometacine dhe aspirinë në të sëmuret me veshka.
Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog
Dhimbja është e zakonshme në mesin e pacientëve me të gjitha fazat e sëmundjes kronike të veshkave (CKD), por opsionet e sigurta të trajtimit nuk janë përcaktuar mirë. Në literaturën mjekësore përshkruhen efektet e përdorimit te ilaçeve josteroidale anti-inflamatore (NSAIDs) në veshka.
Këto ilaçe janë brufen, ketoprofen, indometacin etj. Sipas Fondacioni Kombëtar i Veshkave në SHBA, miratohet përdorim i kufizuar i NSAID për menaxhimin e dhimbjeve të rastit në CKD, por këshillohet jo përdorim afatgjatë. Sidoqoftë, studimet e fundit demonstrojnë sigurinë e veshkave nga përdorimi i NSAID-ve në sëmundje kronike te veshkave. Deri vonë ka patur polemika në lidhje me përdorimin e tyre në CKD. Po rezultate e fundit kanë bërë që rekomandimet për shmangien e NSAID janë sfiduar, madje edhe në fazat 3 deri në 5 te CKD.
Mjekët kanë raportuar prej kohësh shoqërime midis analgjezikëve të ndryshëm dhe sëmundjeve të veshkave.
“Nefropatia analgjezike” karakterizohet nga nekroza papilare, nefriti kronik intersticial dhe ulje progresive në GFR. Phenacetin u implikua si agjenti kryesor shkaktar, i ndjekur nga aspirina dhe NSAIDs. Shtimi i kafeinës në formulimet analgjezike gjithashtu mund të përkeqësojë dëmtimin e veshkave. Raportimet e nefropatisë analgjezike çuan në ndalimin në mbarë botën të fenacetinës dhe disa analgjezikëve të kombinuar.
Por Studimi i Shëndetit të Mjekëve nuk tregoi asnjë rrezik për ulje të GFR ( filtracionit glomerular) në mesin e përdoruesve të moderuar të aspirinës, acetaminofenit ose NSAIDs. Disa studime te tjera zbuluan se konsumimi i konsiderueshëm i acetaminofenit, aspirinës dhe NSAID-ve shoqërohej me rritjen e rrezikut për dështimin e veshkave. Një studim i të rriturve me CKD dhe kontrolle të krahasueshme gjeti acetaminofen, por jo aspirinë, të shoqërohej me sëmundje përkeqësuese të veshkave. Sidoqoftë, një studim tjetër i pacientëve me artrit reumatoid duke përdorur frenues të COX-2 nuk tregoi efekte të dëmshme nga këta analgjesike përveç përdorimit ne stade te avancuara të CKD.
Si përfundim, mund të themi se nuk është e ndaluar në mënyrë absolute përdorimi i preparative analgjesike në sëmundjet e veshkave. Ato janë qetësues të mirë të dhimbjeve, si p.sh. brufen, aspirinë dhe indometacine, dhe mund te përdoren madje edhe ne stade më të përparuara të sëmundjeve të veshkave, por përdorimi i tyre nuk duhet të jetë pa kriter dhe jo shumë i zgjatur në kohë. Në këtë mënyrë ato nuk ndikojnë për keq në funksionet renale.
No comments:
Post a Comment