Monday, April 12, 2021

Keni probleme me tretjen dhe me ndjesinë e “fryrjes” së stomakut: Ja disa këshilla natyrale

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Tretja jo e mirë shkakton shpesh fryrje të barkut, shtim në peshë, por në se është kronike ajo shkakton edhe sëmundje të ndryshme.

  1. Konsumoni uthull organike molle:Uthulla e mollës ndikon për një tretje sa më të mirë. Konsumojeni atë në sallatat tuaja ose shtoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni. Por sigurohuni që uthulla e mollës të jetë organike dhe natyrale.
  2. Konsumoni ushqime pa gluten: Gluteni është shpesh shkaktar i ngadalësimit të procesit të tretjes dhe i krijimit të ndjesisë së fryrjes. Mundohuni të shmangni glutenin nga menyja juaj për të testuar nëse mund të jetë ai shkaktari kryesor i problemeve tuaja me tretjen
  3. Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin: Nëse ju hani shpejt dhe nuk e përtypni siç duhet ushqimin, atëherë puna e sistemit tuaj të tretjes vështirësohet pasi duhet të kryejë edhe copëtimin e mirë të ushqimit, që mund ta bënin dhëmbët tuaj. Prandaj këshillohet të hani ngadalë e të përtypni sa më mirë duke ndihmuar kështu organizmin tuaj për një tretje më të mirë.
  4. Konsumoni produkte të pasura me glutaminë: Glutamina është shumë e rëndësishme për një tretje sa më të mirë. Produkte të pasura me glutaminë janë psh: spinaqi, vezët, peshku, bulmeti, mishi etj. Edhe lëngjet e freskëta të frutave ju furnizojnë mjaftueshëm me glutaminë.
  5. Mos e teproni me dietat: Dietat e caktuara pak kalorike apo që kanë për qëllim humbjen sa më të shpejtë në peshë, shpesh kthehen në shkaktar kryesor të çrregullimeve tuaja me tretjen. Prandaj mos e teproni me to, por mundohuni të keni një sistem të shëndetshëm ushqyerje në mënyrë të vazhdueshme.
  6. Kontrolloni stresin dhe gjumin: Stresi shpesh është shkaktar i çrregullimeve të sistemit të tretjes. Mundohuni që ta vazhdoni të hani sa më shëndetshëm edhe në periudhat e stresuara dhe të bëni një gjumë sa më të mirë, e të flini të paktën 7 orë në ditë.
  7. Konsumoni ushqime natyrale dhe organike: E para gjë që duhet të bëni për të pasur një tretje të mirë, është të konsumoni ushqime natyrale, jo të paketuara apo të konservuara. Dhe nëse ushqimet që konsumoni janë organike, atëherë sigurisht që sistemi juaj tretës do t’ua dijë shumë për nder.
  8. Konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje: Dehidratimi është shkaktar për një tretje të keqe, prandaj duhet të konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta gjatë ditës, duke përmirësuar kështu jo vetëm sistemin tuaj dixhestiv, por edhe imunitetin tuaj.
  9. Shtoni në menynë tuaj ushqime të fermentuara: Ushqimet e fermentuara përmbajnë baktere që janë shumë të rëndësishme për sistemin tuaj të tretjes. Jogurti dhe ushqime të tjera të fermentuara duhet të jene pjesë e menysë suaj thuajse çdo ditë, por në mënyrë të moderuar.
  10. Konsumoni supa të lehta: Supa e gatuar me perime të freskëta në shtëpi është shumë e mirë për sistemin tuaj tretës. Mos e teproni me kripën, yndyrën dhe salcat dhe përgatisni supa sa më të lehta. Rekomandohet që një supë të tillë mund ta konsumoni çdo ditë./health shëndeti.com.al

No comments:

Post a Comment